| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DI CARLO:"MBĖSHTESIM AHTISAARIN, NUK KA COPTIM TĖ KOSOVĖS" |
| Postuar mė datėn: 2007-05-23 09:40:03 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Rosemary Di Carlo, Zėvendės ndihmėse amerikane e shtetit pėr Evropėn Jugore
RADIO EVROPA E LIRĖ
Cilat janė gjasat qė projekt rezoluta e paraqitur nė Kėshillin e Sigurimit bazuar nė planin e Ahtisaarit tė miratohet brenda presidencės amerikane tė Kėshillit tė Sigurimit, pra brenda majit?
ROSEMARY DI CARLO
Sė pari mė lejoni t'ju them se synojmė qė ta miratojmė projekt rezolutėn nė fjalė gjatė majit dhe po punojmė pėr pėrmbushjen e kėtij qėllimi. Jemi shumė tė kėnaqur qė kemi siguruar mbėshtje pėr propozimin e zotit Ahtisari nė Kėshillin e Sigurimit. Vendet anėtare janė shumė tė kėnaqura me punėn e bėrė nga presidenti Ahtisaari, me pėrpjekjet e tij pėr tė afruar dallimet e mėdha qė ekzsitojnė mes palėve dhe ata e kanė kuptuar se ai ka sjellė njė tėrėsi masash mbrojtėse pėr pakicat.
Nga ana tjetėr vizita e pėrfaqėsuesve tė Kėshillit tė Sigurimit nė rajon ishte shumė e rėndėsishme, pasi u dha atyre mundėsinė tė shihnin drejtpėrdrejt gjendjen nė terren. U bėnė tė qarta pėr vendet anėtare deklaratat e presidentit Ahtisaari si dhe tė tė dėrguarit tė Kombeve tė Bashkuara Kai Aide, gati dy vjet mė parė, se statusquoja nuk mund tė vazhdojė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Por megjithė optimizmin Rusia vazhdon tė kundėrshtojė pavarėsinė e mbikqyrur pėr Kosovėn qė propozohet nė planin e Ahtisaairt. Nė kėtė kuptim ēfarė kompromisesh Shtetet e Bashkuara dhe bashkėsia ndėrkombėtare janė tė gatshme tė bėjnė qė tė mėnjanojnė veton e Moskės?
ROSEMARY DI CARLO
Ne po diskutojmė me pėrfaqėsuesit e Federatės Rusė, ashtu siē po diskutojmė dhe me pėrfaqėsuesit tjerė rreth planit tė Ahtisaarit dhe po shohim mundėsinė se si tė ecim pėrpara nė kėtė ēėshtje. Natyrisht ka dallime nė pozicionet tona me Rusinė, kjo ėshtė e qartė, por po vazhdojmė tė diskutojmė rreth kėsaj ēėshtje qė tė gjejmė njė marrėveshje.
Rusia ka qenė anėtare e Grupit tė Kontaktit pėr njė kohė tė gjatė dhe kemi punuar shumė mirė me tė. Rusia ka qenė e pėrfshirė nė njė numėr bisedash qė ka pasur presidenti Ahtisaari me zyrtarėt e Prishtinės dhe Beogradit.
Mendoj se Rusia ndan tė njėjtin qėndrim me ne dhe se dėshiron njė Ballkan stabil dhe tė sigurtė, qė ka nisur rrugėn drejt Bashkimit Evropian.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Por Rusia megjithatė kėmbėngul se projekt rezoluta ėshtė e papranueshme dhe kėrkon vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit. Ēfarė mendoni rreth kėsaj, a jeni dakord me vazhdimin e bisedimeve?
ROSEMARY DI CARLO
Qėndrimi ynė ėshtė se kemi pasur biseda tė shumta nė 15 muajt e fundit. Palėt i kanė vėnė pozicionet e tyre mbi tryezė dhe mendoj se kemi arritur maksimumin e kompromiseve tė mundshme nė kėto bisedime.
Nuk mendoj se shtyrjet apo vazhdimi i bisedimeve do t'i sjellė palėt mė pranė njėra-tjetrės.
Mendojmė se tani ėshtė koha qė bashkėsia ndėrkombėtare tė veprojė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nė raportin e fundit pėr Kosovėn rekomandon dhe njė moratorium 2 vjecar lidhur me anėtarėsimin e Kosovės nė Kombet e Bashkuara. A ka gjasa qė bashkėsia ndėrkombėtare ta marrė parasysh njė rekomandim tė tillė si rrugė pėr tė gjetur gjuhėn me Rusinė?
ROSEMARY DI CARLO
Mė lejoni t'ju kujtoj se plani i presidentit Ahtisaari kėrkon qė Kosovės t'i njihet e drejta pėr anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare, si Banka Botėrore, Kombet e Bashkuara, OSBE-ja e me rradhė. Ne e mbėshtesim planin e presidentit Ahtisaari.
Ēdo organizatė, ėshtė e qartė, se vendos vetė pėr anėtarėsimin nė varėsi tė kritereve. Kėshtu Banka Botėrore kėrkon pėrmbushjen e disa kėrkesave si kusht pėr anėtarėsim.
E pėrsėrisė ne mbėshtesim planin e presidentit Ahtisaari nė tėrėsi.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Cilat janė skenarėt e mundshėm nėse projekt rezoluta e hartuar mbi planin e Ahtisaarit nuk miratohet nė Kėshillin e Sigurimit? A ka gjasa qė Shtetet e Bashkuara ta njohin nė mėnyrė tė njėanshme pavarėsinė e mbikqyrur tė Kosovės?
ROSEMARY DI CARLO
Nuk do spekullojė me atė se ēfarė do bėhet nėse nuk ka rezolutė nga Kėshilli i Sigurimit. Ajo qė do them pėrsėri ėshtė se qėllimi dhe objektivi ynė ėshtė tė kemi njė rezolutė qė i hap rrugėn pavarėsisė sė mbikqyrur pėr Kosovėn. Ne besojmė, ashtu si dhe presidenti Ahtisaari se ky ėshtė opcioni i vetėm.
Ne duhet ta shohim situatėn nė Kosovė nė kuadėr tė shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė dhe kthimi i Kosovės nėn qeverisjen serbe nuk ėshtė opcion aktualisht.
Ne do vazhdojmė tė punojmė ngushtė me tė gjithė nė Kėshillin e Sigurimit qė ta ēojmė kėtė ēėshtje pėrpara.
Mendojmė se nuk ėshtė vetėm nė interes tė Kosovės, por ėshtė edhe nė interes tė Serbisė ta hedhė kėtė ēėshtje pas krahėve. Mendojmė se ėshtė nė interes tė gjithė rajonit tė Ballkanit.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Sa kohė jeni tė gatshėm t'i jepni Kėshillit tė Sigurimit pėr tė gjetur njė zgjidhje mbi kėtė ēėshtje, njė javė, njė muaj, deri nė vjeshtė...
ROSEMARY DI CARLO
Nuk do tė spekulojė me kohėn e zgjidhjes sė problemit. Qėllimi ynė ėshtė ta zgjidhim sa mė shpejt qė mundemi.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pa spekuluar me afatet kohore, por duke pasur parasysh faktin se gjendja nė terren mund tė pėrkeqėsohet nė rast vonesash, ēfarė planifikoni tė bėni?
ROSEMARY DI CARLO
Siē e thashė dhe mė sipėr do vazhdojmė tė diskutojmė nė Kėshillin e Sigurimit, tė bisedojmė me Rusinė, tė vazhdojmė bisedimet me palėt nė mėnyrė qė tė gjejmė zgjidhje.
Kemi bėrė njė rrugė tė gjatė ndaj dhe duhet tė sigurojmė qė nė Kėshillin e Sigurimit do tė kalojė rezoluta e duhur nė mėnyrė qė tė fillojmė tė mendojmė pėr tė ardhmen.
E ardhmja pėr Kosovėn parasheh praninė ndėrkombėtare civile dhe ushtarake nė mėnyrė qė t'i ndihmojė kosovarėt tė zbatojnė planin e presidentit Ahtisaari. Duhet tė sigurojmė tė ardhmen e Serbisė, njė e ardhme e ndritshme nė Evropė dhe ėshtė e nevojshme ta ndihmojmė Serbinė tė lėvizė nė kėtė drejtim.
Zgjidhja e statusit tė Kosovės do ndihmojė dhe do t'i lejojė qeveritarėt e Serbisė tė pėrqėndrohen nė tė ardhmen. Ne shpresojmė qė e ardhmja e Serbisė pėrfshin dhe anėtarėsimin e mundshėm nė NATO. Ekziston vullneti ynė qė tė punojmė me Serbinė nė pėrmbushjen e kėrkesave tė nevojshme pėr anėtarėsi nė NATO.
Mendojmė se ėshtė jshtėzakonisht e rėndėsishme, qė tė gjithė ne, ta lėmė pas tė kaluarėn dhe tė lėvizim pėrpara.
Kjo ėshtė kyēe veēanėrisht nė kėtė moment tė rėndėsishėm pėr rajonin, ndaj duhet tė sigurojmė se po e ruajmė momentin aktual pėr tė lėvizur drejt njė tė ardhme mė tė ndritshme pėr tė gjithė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Disa udhėheqės serbė kanė deklaruar se nė rast tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės do tė mund ta shpallin veriun e Kosovės njė lloj entiteti serb me tė drejtė qė t'i bashkohet Serbisė. A ėshtė i rrezikuar integriteti territorial i Kosovės?
ROSEMARY DI CARLO
E dini se Grupi i Kontaktit nė nėntor tė vitit 2005 e bėri shumė tė qartė se ka disa opcione lidhur me statusin e Kosovės qė janė tė pėrjashtuara. Kėtu hynte dhe copėtimi. Nuk ka coptim tė Kosovės.
Ne nuk mendojmė se coptimi ėshtė njė opcion i qėndrueshėm qė do ta ēojė Ballkanin drejt stabilitetit.
Ne vazhdojmė tė besojmė nė kėtė qėndrim.
RADIO EVROPA E LIRĖ
E nėse serbėt i marrin kėto hapa tė njėanshme pėr shkėputjen e veriut tė Kosovės a ėshtė e gatshme bashkėsia ndėrkombėtare tė veprojė dhe nėse po nė ē'mėnyrė?
ROSEMARY DI CARLO
Sėrish nuk do tė spekulojė se ēfarė do bėjmė nėse ndodh kjo, pėr mė tepėr qė nuk e kemi dėgjuar njė gjė tė tillė nga qeveritarėt nė Beograd. Mund tė ketė pasur zėra brenda Serbisė, por nuk ka pasur tė tillė brenda qeverisė sė re pėr copėtimin e Kosovės. Ne mbėshtesim planin e Ahtisarit qė ėshtė mbi tryezė dhe ky plan kėrkon qė Kosova tė mbetet brenda kufijve tė njohur administrativ, tė cilėt aktualisht janė nėn kontrollin e Kombeve tė Bashkuara.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Si e shihni rolin e vendeve fqinje tė Kosovės si Maqedonia e Shqipėria nė gjithė kėtė proces?
ROSEMARY DI CARLO
Padyshim qė ėshtė e rėndėsishme tė kemi marrėdhėnie tė mira fqinjėsie. Ēfarė ndodh nė rajon ėshtė e rėndėsishme para sė gjithash pėr vendet e rajonit. E di se tė gjitha vendet fqinje me Kosovėn, fqinje me Serbinė, duan qė ta shohin kėtė ēėshtje tė zgjidhet shpejt dhe nė mėnyrė tė tillė qė rrit dhe nuk zvogėlon stabilitetin. Padyshim e dimė se kjo ėshtė njė ēėshtje e vėshtirė pėr fqinjėt e Kosovės, pėr fqinjėt e Serbisė. Kemi parė mbėshtetje pėr planin e Ahtisaarit nė mesin e vendeve fqinje.
RADIO EVROPA E LIRĖ
E nėse do t'i drejtoheshit drejtpėrdrejt qytetarėve tė Kosovės, ēfarė do t'u thoshit?
ROSEMARY DI CARLO
Do t'u thosha qė tė mbeten tė angazhuar pėr ndėrtimin e njė shoqėrie shumėetnike nė Kosovė. Bashkėsia ndėrkombėtare dėshiron t'i ndihmojė nė kėtė proces. Ne i kuptojmė shqetėsimet e tyre, vėshtirėsitė nėpėr tė cilat kanė kaluar. Ne kuptojmė dhe ēmojmė dėshirėn e tyre pėr qartėsi pėr tė ardhmen. Ndajmė tė njėjtin mendim se qartėsia ėshtė e nevojshme qė Kosova tė jetė stabile, qartėsia i duhet qytetarėve tė Kosovės qė tė planifikojnė tė ardhmen e tyre. Qartėsia padyshim ėshtė e nevojshme pėr zhvillim dhe pėrmirėsimin e ekonomisė.
Bisedoi: Ilirjana A. BAJO
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|