| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosova mori shumicėn e vlerėsimeve pozitive nė KS tė OKB |
| Postuar mė datėn: 2006-12-14 03:26:29 nga Faik Smajli :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
New York, 14 dhjetor. Udhėheqėsi i UNMIK-ut nė Kosovė, Joakim Rucker, nė raportin e tij tė radhės para Kėshillit tė Sigurimit theksoi se ruajtja e qetėsisė ishte qenėsore nė procesin kur pritet tė vendoset pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Ai tha se shtyrja ėshtė edhe njė rritje e ankthit tek tė gjithė banorėt e Kosovės, do tė rrisė tensionet dhe do tė jetė nė favor tė ekstremistėve nga tė gjitha palėt. "Shtyrjet nuk do tė lehtėsojnė arritjen e njė zgjidhjeje, por do ta vėshtirėsojnė atė", tha Rucker dje pasdite nė seancėn e Kėshillin e Sigurimit.
Nė fjalimet e anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit fjala e kryeadministratorit Rucker pėrgjithėsisht u pėrshėndet si pėrmbajtjesore dhe gjithėpėrfshirėse e zhvillimeve nė tre muajt fundit, por jo nga tė gjithė. Pėrfaqėsuesi i Francės JEAN-MARC DE LA SABLIČRE , vlerėsoi uljen e tensioneve ndėretnike por theksoi shqetėsimin e vendit tė tij qė liderėt e serbėve tė Kosovės kanė bojkotuar institucionet e pėrkohshme tė Kosovės. Plotėsisht mbėshtesim Ahtisaarin nė negociata dhe na vjen keq qė palėt mbeten aq larg nė pozicionet e tyre. Ambasadori i Francės tha se nuk duhet tė vonohet zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės, sepse nga kjo varet edhe stabiliteti rajonal. Ai tha se zgjidhja duhet tė respektojė vullnetin e shumicės nė Kosovė. Pėrfaqėsuesi i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ambasadori Alehandro Wolff, nė fjalėn e tij pėrshėndeti edhe
|
|
praninė e kryeministrit Agim Ceku nė kėtė takim dhe njėkohėsisht lavdėroi punėn e Rucker-it. Jemi inkurajuar me avancimet dhe prioritetet qė i ka vėnė Grupi i Kontaktit nė pėrmbushjen e standardeve. Tė drejtat e pronės. Dėnojmė shpėrthimin e hekurudhės, dhe postblloqet qė janė rishfaqur nė perėndim tė Kosovės. Ai i bėri thirrje Beogradi tė rikthej dokumentet kadastrale. Ambasadori amerikan tha se vonesa e mėtejme mund tė krijojė jostabilitet, dhe pėrshėndeti vendimin e Ahtisasrin tė paraqesė raportin e tij menjėherė pas zgjedhjeve mė 21 janar nė Serbi. Kėrkojmė nga Beogradi dhe Prishtina ta marrin kėtė raport tė Ahtisaarit me mendje tė hapur.,
Tė dyja palėt duhet tė jenė tė vetėdijshme se cili mund tė jetė propozimi pėrfundimtar.Ai ėshtė se nuk do tė ketė kthim para 1999, jo ndarje tė Kosovės dhe as bashkim me ndonjė vendi tjetėr. Zgjidhja tė reflektojė shumetnicitetin, tė mbrojė tė gjitha pakicat tė jetė e pranueshme pėr popullin e Kosovės, tha ambasadori amerikan.Njė fjalė shumė mbėshtetėse pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj e mbajti pėrfaqėsuesja e Britanisė sė Madhe, KAREN PIERCE. Ajo pasi pėrshėndeti fjalėn e Rucker, praninė e kryeministrit Ceku dhe atė tė Sandra Rashkovicit, tha se vendi i saj dėnonte dhunėn nga tė gjitha palėt dhe pėrkatėsitė etnike. Nėse dhuna vazhdon pas zgjidhjes sė statusit do tė ketė pasoja pėr tė ardhmen e Kosovės nė integrimet euroatlantike. Ėshtė shqetėsuese qė edhe sot duhet tė bėjmė thirrje Beogradit pėr tė hequr bllokadėn ndaj serbėve tė Kosovės pėr hyrje nė institucionet e Kosovės.Ajo mori shembull pozitiv dhe citoi njė letėr tė kryeministrit Ceku ku ai thoshte "ne nuk i shmangemi Serbisė dhe duam tė bashkėpunojmė me te si fqinje". Edhe Beogradi duhet tė i pėrgjigjet kėsaj oferte tė udhėheqėsit kosovar tha pėrfaqėsuesja britanike. Ajo hodhi poshtė thirrjet nė kushtetutėn serbe dhe integritetin territorial qė pėrmendi Rashkoviqit qė i thėnė asaj dhe Kėshillit tė Sigurimit se i vetmi i autorizuar tė paraqes zgjidhjen nga bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė Martti Ahtisaari. Lidhur me statusin, pėrfaqėsuesja e Britanisė sė Madhe e tha njė porosi historike sot pėr Kosovėn, njė qė nuk e ka thėnė deri tash asnjė vend nė Kėshillin e Sigurimit: Zgjidhja duhet tė ketė parasysh njė formė tė pavarėsisė sė Kosovės me garancione pėr tė gjithė banorėt e saj. Ēdo opsion tjetėr nuk do tė garantonte tė ardhme demokratike dhe stabilitet rajonal, tha pėrfaqėsuesja e Britanisė sė Madhe.Nė emėr tė BE-sė e paraqiti qėndrimin ambasadorja e Finlandės, KIRSTI LINTONEN. Ajo tha se me kėtė qėndrim pajtoheshin ose identifikoheshin edhe shumė vende ballkanike dhe Turqia, aspironte pėr hyrje nė BE-sė. Statusi ishte njė sfidė pėr tė gjithė, Kosovėn, Serbinė dhe bashkėsinė ndėrkombėtare. Statusi nuk do tė zgjidh problemet ekonomike, por ai duhet tė mbrojė tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe tė krijojė njė shoqėri shumetnike. Bashkimi Evropian ka njė interes tė qartė pėr statusin dhe perspektivėn e popullit tė Kosovės dhe stabilitetin rajonal. Duhet t'i ofrojmė edhe perspektivė Serbisė. Lintonen tha se zgjidhja e statusit tė Kosovės nuk do tė jetė presedan, sepse statusi i Kosovės ėshtė i veēantė. Ajo vlerėsoi se tė gjitha komunitetet duhet tė kenė vend nė Kosovė pavarėsisht nga statusi. Pėr praninė e ardhshme nė Kosovė ajo tha se BE po pėrgatitet dhe se prania ndėrkombėtare duhet tė vazhdojė edhe pas statusit pėr tė ndihmuar institucionet e Kosovės. Ambasadori i Rusisė, Vitaly Churkin, nė fjalėn e tij vlerėsoi se nga udhėheqėsit e Kosovės sikur gjoja kishte kėrcėnim pėr trazira masive dhe se kjo pėrbėnte njė shantazh. Nė kėtė kontekst ai tha se ēdo nxitje e dhunės mund tė shkaktojė shtyrje tė mėtejshme dhe ndoshta pezullimin e procesit tė statusit. Ai pėrshėndeti siē tha fjalimin shumė pėrmbajtjesor tė Sanda Rashkovic-Iviq-it, ndėrkaq sipas tij fjala e Ryeckerit tejkaloi mandatin e tij. Ai nuk e vėrejti e as pėrshėndeti praninė e kryeministrit Ceku. Churkin foli pėr tė drejtėn e pronės sė serbėve e sidomos tė pronės sė Kishės Ortodokse serbe, pėr krimin e organizuar nė Kosovė, aktet dhunės kundėr serbėve tha se vazhdojnė tha se mungon edhe liria e lėvizjes. Dėnojmė dhunėn e shfaqur mė 28 nėntor, tha Churkin duke aluduar nė protestat e Vetėvendosjes. Pėr statusin ai tha se Moska angazhohet pėr njė zgjidhje qė do tė jetė e pranueshme si pėr Beogradin ashtu edhe pėr Prishtinėn dhe u bėri thirrje tė dyja palėve qė tė tregojnė mė shumė fleksibilitet dhe kompromis. Zgjidhja duhet tė jetė e bazuar nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe shtoi se njė zgjidhje e imponuar nuk do tė duhej tė vinte nga Kėshilli i Sigurimit. Edhe pėrfaqėsuesi ambasadori ADAMANTIOS VASSILAKIS i Greqisė foli pėr trashėgiminė kulturore, ligjet e pronės dhe lirinė e lėvizjes si shumė tė rėndėsishme pėr demokracinė nė Kosovė. Pėrmendi sulmet kundėr objekteve fetare, eksplozivin e shinave nė hekurudhėn dhe postblloqet ne Kosovėn perėndimore. Ai me keqardhje konstatoi numrin e vogėl tė tė kthyerve serbė nė Kosovė dhe theksoi nevojėn e serbėve tė inkuadrohen nė institucionet e Kosovės. Edhe pėrfaqėsuesi grek ju afrua qėndrimit tė Moskės duke thėnė se zgjidhja mė e mirė do tė ishte njė zgjidhje e pranueshme nga tė dyja palėt. Ambasadori i Kinės, LIU ZHENMIN nė fjalėn e tij tha se vendi i tij mbėshteste njė zgjidhje tė pranueshme nga tė dyja palėt dhe shfaqi shpresėn qė rekomandimet e Ahtisarrit do tė jenė konstruktive. Ai tėrhoqi vėrejtjen se modaliteti i zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės mund tė ketė pasoja pėr rajonin dhe do tė ishte mirė qė pėr tė ardhmen e Kosovės tė vlerėsohen edhe mendimet e vendeve nė rajon. Kėshillit tė Sigurimit ju drejtua edhe ambasadori i Shqipėrisė nė Kombet e bashkuara Adrian Neritani. Ai tha se pavarėsia e Kosovės do tė garantojė njė stabilitet social dhe ekonomike jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr gjithė rajonin dhe do tė ndihmojė nė krijimin e njė shoqėrie demokratike, shumetnike dhe tė qėndrueshme me perspektivė tė hapur drejt Evropės. Ėshtė e domosdoshme prania ushtarake dhe civile ndėrkombėtare nė Kosovė edhe pas definimit tė statusit, tha ambasadori shqiptar. Pėrfaqėsuesja e Serbisė, Sanda Rashkovic-Ivic nė fjalėn e saj pėr Kosovėn qė ajo vazhdimisht e quante Kosovė e Metohi, u pėrqendrua nė atė qė ka filluar si fushatė e diplomacisė serbe duke portretizuar shqiptarėt si sulmues tė vlerave tė krishtera ortodokse serbe ndėrkaq tha se Roli i UNMIK-ut ishte shqetėsues, sepse ai po bėnė pėrpjekje tė krijojė shtetin e Kosovės.Ajo zgjodhi tribunėn e Kėshillit tė Sigurimit tė kritikoi edhe njėherė Martti Ahtisaari pėr deklaratėn e tij se kompromisi rreth Kosovės ishte i pamundshėm dhe njė ide marroqe. Krimi i organizuar, mafia shqiptare, droga, terrorizmi dhe rishfaqja e AKSH-nė, pastaj minimi i shinave tė hekurudhės afėr Vushtrrisė, janė tha tė gjitha kėto akte tė drejtpėrdrejta terroriste kundėr serbėve, tha Rashkoviq. Pėr statusin ajo premtoi, siē tha, njė autonomi deri tash tė paparė nė ndonjė vend evropian.Nė mbledhje fjalėn e morėn edhe pėrfaqėsuesit e Japonisė, Ganės, Tanzanisė, Sllovakisė, Kongos, Perus, Danimarkės, Katarit dhe Ukrainės.
Sulejman Gashi |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|