| » Opcionet për artikullin |
|
Intervistoi: Arben Xhixho
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, i bėri thirrje Shqiperisė tė pėrshpejtojė programet e saj tė reformave ekonomike dhe politike pėr tė plotėsuar kriteret e anėtarėsimit nė NATO.
Sekretarja Rajs i tha sot ne Uashington Ministrit te Jashtem te Shqiperise, Lulzim Basha, se Tirana duhet te marre te gjitha masat e mundshme per te plotesuar kriteret e planit te pranimit ne NATO.
Zoti Basha, i cili po ben viziten e tij te pare ne Uashington si minister i jashtem, shprehu synimin e qeverise se tij per plotesimin e te gjitha elementeve te planit. Te henen, ne Qendren per Studime Strategjike dhe Nderkombetare ne Uashington, ministri Basha hodhi poshte idene se vendi i tij aspiron krijimin e nje Shqiperie te madhe.
Ai i tha sekretares Rajs se qeveria shqiptare i ka bere thirrje per durim dhe permbajtje Kosoves, nderkohe qe popullata e saj pret vendimin e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per te ardhmen e statusit.
Ne programin televiziv Ditari, Zeri i Amerikes i mori kete interviste Ministrit te Jashtem te Shqiperise, Lulzim Basha.
Zeri i Amerikes: Zoti Basha keni rreth dy ore qe jeni takuar me sekretaren e shtetit Rice dhe natyrshem qe pyetja e pare eshte ēfare u diskutua gjate takimit?
Lulzim Basha: Takimi me Sekretaren e Shtetit Condoleezza Rice ishte jashtezakonisht inkurajues. Eshte padyshim nje pike kulminante ne diplomacine shqiptare dhe marredheniet diplomatike midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Diskutuam mbi disa ēeshtje kryesore. U diskutua mbi anetaresimin e Shqiperise ne Nato, ku u vleresuan perpjekjet e Shqiperise ne veēanti reformat qofte ushtarake, por me theks te veēante reformat ne planin ekonomik, lufta kunder korrupsionit dhe informalitetit, perpjekjet e qeverise shqiptare per te ēmontuar organizatat e krimit te organizuar ne Shqiperi dhe sukseset e arritura ne kete fushe, ne bashkepunim edhe me institucionet nderkombetare ne pergjithesi dhe departamentin e drejtesise te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne veēanti me FBI-ne, misionet e tyre ne Tirane. U diskutua per reformat ne ekonomi, ne veēanti perpjekjet e qeverise shqiptare per te stimuluar ekonomine nepermjet nje pakete fiskale te favorshme ndaj biznesit, ne te njejten kohe duke siguruar transparence dhe nje formalitet me te madh te ekonomise, nje lufte ndaj informalitetit e cila ka sjelle gjate 20 muajve te kesaj mazhorance edhe nje performance te me shume...!
09 Maj 2007 |
|