| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DEBATI, MENDIMI DHE IDEJA "TJETĖR" |
| Postuar mė datėn: 2007-03-06 13:37:39 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Mediat dhe Politika
Mendimi dhe debati tjetėr, mė nė fund, ka filluar tė vlerėsohet e tė evaluohet. Kėtė mė sė miri e ndiejm nė disa shkrime e komente tė disa gazetarėve tė mirė e tė pa varuar. Vecanėrisht ky zhvillim i debatit dhe i mendimit tjetėr ėshtė i pashėm pas lindjes dhe daljes nė skenė tė mendimit, idesė e levizjeve tė ndryshme qytetare.
Vecanėrisht shumė u shkrua pėr levizjen "Vetėvendosje" dhe pėr kryeideologun e saj z. Kurti. Nė shumė media u ndėrtua dhe u lansua lajmi me qėllime te paracaktuara; lajm qė mund tė cilėsohet edhe si lajmi i ngjyrosur.
U tha e u ripėrsėrit qindra herė nga mediat se kjo levizje si qėllim parėsorė kishte futjen me dhunė nė institucione. Dhe, kjo ishte edhe arsyeja se pse u vranė (nga policia) dy shiqptar tė pafajshėm. Qėllimi arsyeton mjetin; kjo ishte porosia qė dėshironte ta arrinte sajuesi i lajmit tė ngjyrosur. Kėtė lajm decidivisht e kundėrshtoj edhe kreu i lėvizjes "Vetėvendosje"....
Lufta pėr mendimin dhe idetė tjera
Qėllimi kėtij artikulli nuk ėshtė qė tė akuzohet apo te mbrohet policia dhe "Vetevendosja"; nuk ėshtė qėllimi tė nėnvizohet se cili apo cila ka tė drejtė, e kush jo. Ėshtė krejt tjetra:
Ėshtė fakt se mendimi e ideja tjetėr, dabati i balansuar dhe i pastėr shumė pak u dėgjua dhe u lėvrua nė Kosovėn e pasluftės. Mungoj gatishmėria e shumė aktorėve politik dhe jo politik qė tė ndihmojnė nė kėtė sferė jetike tė sistemtit tonė tė brisht politik. Kritika dhe mendimi tjetėr u censurua; debati tjetėr ishte jo i kėndshėm. Nga kėto media nė hapsirėn tonė u prodhua dhe u akumulua njė tension i lartė dhe njė klimė gladiatorėsh. Redaktorėt politik e me deficit etik, sė bashku me gazetarucėt dhe gazetarucet e dėgjuara krijuan njė klimė tė paduruar; u prodhua njėmendimi e njėdebati: mekanizėm ky i kontrollit tė lajmit e idesė, ku vetėm dalja nė rrugė, mendohej se, mbeti si zgjedhje demokratike pėr tė shprehur e artikuluar mendimin dhe idenė tjetėr. Tė gjithė sė bashku, UNMIK, partitė politike (pozitė dhe opozitė) e intelektual prodhuan hapsirėn e keqe; hapsirėn doksike (Bourdieu 1977: 164).
Truri u shpėrla. U krijua njė gjeneratė e njė shtresė jo e vogėl nė shoqėri qė nuk shtronte pyetje. Kjo gjeneratė e kjo shtresė e lodhur filloj edhe tė mos kėrkonte llogari mbi mendimet dhe idetė e politikave nė pushtet. Madje debati, ideja dhe informacioni mbi proceset politike tė Kosovės, qė lansohej nga mediumet e dėgjuara e 100% tė pavaruara, trajtohej e vlerėsohej si mendim, debat, strategji e ide e pėrkryer. Kėshtu edhe ishte bėrė llogaria nga arkitektėt e madiave ideologjike; shqiptarėt kėto procese e ide duhej ti konsideronin si tė pėrkryera, ideale dhe tė pa diskutueshme.
Ėshtė kėtu nė funksion tandemi i fuqishėm politkė media. Eksiston kėtu njė forcė e celikt qė tenton ta pengoj e ta bėjė tė pamundur debatin e balansuar dhe mendimin e pandikuar nga politikat ditore.
Patjetėr, diksuh do tė belbėzonte se nė kėtė shoqėri tė dominuar nga hapėsira doksike ka edhe mendime dhe debate tjera. Mirėpo ky debat e mendim tjetėr para sė gjithash, ėshtė vetėm nje debat "ortodoks". Pra, mediat tona e 100% tė pavaruara lejojnė njė debat qė ėshtė i vetėcensuruar dhe i kufizuar brenda kornizave, tė cilat po ashtu, nga feudalėt bashkėkohor, konsiderohen si korniza tė pėrkryera.
|
|
Filozofit Bourdieu, shprehet se ka shoqėri qė zhvillojnė debate heterodokse. Pra mund tė shtrohen e debatohen ēėshtje dhe analiza thelbėsore pėr kombin e shoqėrinė, mirėpo, gjithsesi sipas Bourdieu, fuqitė e mėdha nė pushtet angazhohen qė ta kundėrshtojnė dhe ta zhdukin kėtė debat tjetėr. Gjithsesi politikat nė pushtet e me fuqi duan qė me secilin cmim tė mbajnė tė gjallė e tė pa cenuar hapėsirėn e tyre doksike.
Dhe mu kėtu, pra nė thyerjen e kėsaj hapsirė doksike nė Kosovė, qėndron edhe problemi i madh; problemi i debatit dhe i mendimit tjetėr, mendoj unė.
Sot lėvizja Vetėvendosje, dhe nesėr tė tjerat organizima qytetare e intelektual, vėshtirė se do tė pajtohen qė ta thithin e ta marrin si tė pėrkryer e tė gatshėm secilin mendim, ide, strategji qė vie si brum i gatshėm, e i gatuar nga tė tjerėt. Andaj edhe si rrjedhim i kėsaj, nuk ėshtė edhe aq bindėse, mendoj unė, retorika e disa mediave se, qėllimi i protestave tė Vetėvendosjes dhe i mendimit tjetėr ishte dhe ėshtė anarkiste e jo institucionale.
Pse e them kėtė dhe pse mendoj kėshtu:
Pikė sė pari mendoj se mu kjo shtresė dhe lėvizje qytetare e ngulfatur dhe e dominuar ėshtė ajo qė don ta pėrkufizojė, ta demaskoj, dhe ta zė me brekė ne dorė bartėsit dhe ushqyesit e hapėsires doksike, pra censuruesit e mendimit dhe debatit tjetėr.
Sė dyti, nė anėn tjetėr, klasa dominuese e udhėhequr nga UNMIK-u, gazetarucėt dhe gazetarucet, dhe partiakucėt shqiptarė dėshirojnė tė mbrojė me gjdo cmim integritetin e hapėsirės doksike. Integritetin e kėsaj hapsire doksike institucionet tona, u dėshmua se ishin nė gjendje ta mbronin edhe me gjak e viktima.
Sė treti kjo shtresė feudaliste ėshtė e interesuar qė tė paktėn tė nxisė dhe tė pėrkrahė mendimin, idenė dhe debatin ortodoks, i cili pėr feudalėt e Kosovės nuk do te ishte edhe aq i rrezikshėm.
Politikat partiake janė duke bėrė ēmos qė nė hapėsirėn tonė tė cimentojnė hapėsirėn doksike, pra mendimin e idenė e padiskutueshėm ose mendimin e idenė e pėrkryer dhe qka mė keq debatin e pėrfunduar.
Pra kemi tė bėjmė me gjenaratėn e re dhe tė pakompleksuar, gjeneratė e cila ėshtė e liruar nga kompleksi i vlerave tė vogla. Andaj tė gjitha ato tė cilat u shpejtuan tė mbjellin mendimin se protestuesit dėshironin e planifikonin anarkinė dhe futjen me dhunė nė ndėrtesat e qeverisė do duhej tė mendohen dhe tė rishiqojnė nė qetsi e pa nerva deklaratet e tyre.
Mendimi im ėshtė se e tėrė kjo dramė qė po zhvillohet nė skenėn e Kosovės ėshtė tentimi pėr tė shpėrthyer hapsirėn doksike. Ėshtė vullneti dhe nevoja e madhe pėr tė mundėsuar lindjen, zhvillimin dhe kultivimin e mendimint, idesė dhe dabatit tjetėr....tė pangjyrosur nga gazetarucėt dhe gazetarucet e UNMIK-ut.
Kontakto autorin: gezim@mekuli.com
*********************************
Gėzim MEKULI
www.mekulipress.com
Information Agency
www.mekuli.com
Oslo - Norway
********************************* |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|