| » Opcionet për artikullin |
|
Kryetarja e Komitetit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Serbi thote se Serbia ne kete fushate zgjedhore, ka deshmuar se nuk eshte e afte qe te distancohet nga ato tema te cilat e mbajne rob te se kaluares
Kryetarja e Komitetit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Serbi, Sonja Biserko, ka vleresuar se, ne raport me Kosoven dhe ēeshtjen e statusit, qe te gjithe kandidatet per president te Serbise kane pasur pozicionet e njejta, perveē perfaqesuesit te liberaleve, Ēedomir Jovanovic.
Biserko, ne nje interviste per Radion Evropa e Lire, duke folur per kahun qe do te marre Serbia pas zgjedhjeve presidenciale, nder te tjera ka vleresuar se ...opsioni evropian, per fat te keq nuk eshte edhe aq i qarte duke marre parasysh raportin e forcave, per shkak te perkrahjes se madhe qe ka fituar kandidati radikal per president te Serbise, Tomislav Nikolic.
Natyrisht, ka thene ajo, as kandidati tjeter, Boris Tadic, nuk eshte sjelle ne menyre adekuate, madje sipas Biserkos, ai vete personalisht dhe partia e tij, i kane kontribuuar thelbesisht kesaj gjendjeje ne Serbi, duke mos pasur guximin te dalin perpara dhe te perballen me te kaluaren.
Tomislav Nikoliqi si kandidat presidencial eshte shqetesues per mbare rajonin, jo vetem per Serbine, megjithese asnjeri nga te dy kandidatet nuk ka dhene pergjigje mbi ate se ēfare e pret Serbine, ka vleresuar Biserko.
Sipas saj, Serbia ne kete fushate zgjedhore, ka deshmuar se nuk eshte e afte qe te distancohet nga ato tema te cilat e mbajne rob te se kaluares. Pavaresisht nga rezultatet e zgjedhjeve te se dieles, para vetes Serbia ka nje rruge te gjate per te kaluar per te qene sinqerisht e angazhuar dhe e obliguar drejt nje orientimi evropian, ka thene Biserko, duke shtuar se, madje, edhe nese per president zgjidhet Boris Tadic, rruga perpara eshte shume e gjate deri tek ato standarde qe do ta kualifikonin Serbine si partner ne rajon.
Megjithate, ajo ka vleresuar se me fitoren e Nikolicit, zgjidhja e statusit te Kosoves, do te zgjidhet me shpejte dhe me thjeshte, ne krahasim me fitoren e Boris Tadicit. Edhe pse, sipas saj, nuk ka me asnje arsye per te pritur dhe kjo ēeshtje duhet te zgjidhet. Biserko po ashtu ka vleresuar se, as ne keto momente dramatike, ata qe jane ne pushtet ne Serbi nuk heqin dore nga strategjia e tyre, qe gjithmone ka qene, per ndarjen e Kosoves. (news24/balkanweb)
01.02.2008 |
|