DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ana Frank historia e ēifutes mė tė famshme nė botė
Postuar mė datėn: 2008-05-13 14:13:53 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Frank, Annelies Marie Sara. Lin dur mė 12 qershor 1929 nė Frankfurt, me banim nė Amsterdam, nė sheshin Mervede 37, kati II. Prindėrit: Oto Frank, 12.5.1889; Edith Sara Hollaender, 16.1.1900. Motra: Margot Frank lindur me 16.2.1926". Dy shenja tė vdekjes tė shkruara me penė nė krye tė fletės dhe nė fund tė saj, nė formėn e kryqeve tė thyera e bėjnė tė qartė shkrimin. Janė tė esesėve nazistė, qė i nėnshkruanin kėshtu skedat e tė burgosurve hebrenj, tė vdekur tashmė. Falė disiplinės aspak fleksibėl tė zyrtarėve tė Rajhut tė Tretė, po dalin nga arkivat e krimeve naziste shumė fragmente historish tė dhimbshme, histori tė mėdha qė tregojnė ashpėrsinė e atij regjimi tė tmerrshėm.


Dokumentet e reja janė "faqet e fundit" tė ditarit tė Ana Frankut, vajzės sė vogėl qė u bė simbol i viktimave hebreje tė antisemitizmit nazist. Letra e fundit nė ditarin e saj, qė mė pas u bė i famshėm nė gjithė botėn, ėshtė shkruar nė 1 gusht 1944. Por nė faqen e fundit tė tij fjala pėrmbyllėse ėshtė shkruar pikėrisht nga armiqtė e saj mė tė mėdhenj, shfarosėsit e saj, nazistėt. Kjo ėshtė fleta e skedės personale, qė nazistėt e kishin shkruar nė Holandė, sapo ajo "ra" nė duart e tyre, bashkė me familjen. Deri nė atė moment familja Frank kishte qėndruar e fshehur nė Amsterdam, bashkė me katėr hebrenj tė tjerė nė tė famshmin "Vend Sekret" nė pallatin nr.263 Prinsengracht, ku tetė refugjatė ēifutė arritėn t'u "vidhnin" dy vite jetė ushtarakėve gjermanė. Mė 4 gusht megjithatė, pas njė lajmėrimi anonim, kreu i repartit austriak tė esesėve, Karl Josef Silberbauer, i shoqėruar nga disa agjentė holandezė nisi kėrkimet nė zyrėn e Otto Frank, tė kthyer nė njė vend fshehjeje. Pas njė dere tė lėvizshme ndodhej njė portė e fshehtė, njė shkallė holandeze dhe sipėr njė apartament ku ishin strehuar dy familjet, qė nuk kishin dalė pėr dy vjet nga shtėpia. Skeda e shkruar nė gjuhėn holandeze sinjalizon internimin e menjėhershėm tė familjes nė Uesterbork, ku mė pas tė gjithė tė burgosurit prisnin dėrgimin nė kampet e shfarosjes nė Poloni. Dhe tė gjitha janė shkruar 33 ditė pasi pesėmbėdhjetėvjeēarja Ana kishte redaktuar atė kryevepėr nė thellėsinė dhe delikatesėn e saj, atė qė ėshtė faqja e fundit e ditarit: "Kam shumė frikė se tė gjithė ata qė mė njohin, zbulojnė se kam edhe njė anė mė tė dobėt, mė pak tė bukur dhe tė mirė. Druaj se do tė tallen me mua, do tė mė quajnė qesharake, sentimentaliste dhe nuk do tė marrin seriozisht. Ana qė ndodhet brenda meje ėshtė shumė e dobėt. Unė nuk duroj kur kujdesen kaq shumė pėr mua, atėherė nxjerr nė pah anėn time mė tė keqe dhe e ndrydh anėn mė tė mirė brenda meje". Janė fjalėt e saj tė fundit. Dy skedat me arrestimin dhe dėbimin e saj sinjalizojnė fillimin e fundit pėr Anėn. Nė fund tė tetorit 1944 vajza sėmuret.



Pak kohė mė pas sėmuret edhe motra e saj, Margot. Gjendja e tyre keqėsohet dhe ato transferohen nė Kratzeblock, blloku i rezervuar pėr njerėzit shumė tė sėmurė. Ato ndahen nga nėna, e cila vdes pak kohė mė vonė, e vetme. Mė 28 tetor 1944 ato hipin nė njė vagon qė do t'i ēojė nė Bergen-Belsen. Nė kėtė kamp tė tmerrshėm ato vendosen nė njė prej barakave mė tė kėqija, ato qė janė pėr tė pritur tė ardhurit e fundit. Nė mes tė dimrit, njė epidemi tifoje i prek tė burgosurit. Pa ushqim, pa ilaēe, tė dobėsuara dhe tė lodhura, tė dyja motrat preken nga sėmundja. Ana, e mbuluar me njė batanije tė vjetėr, nuk kishte mė lot. Thoshte se insektet nė rrobat e saj e bėnin tė dridhej nga sikleti dhe ndaj i kishte hedhur tė gjitha. Nė ditėt e para tė marsit tė vitit 1945 (data nuk dihet me siguri), punonjėsit e kampit kontrollojnė vajzat. Margot kishte rėnė nga shtrati nė dysheme pa jetė. Ana vdes njė ditė mė pas. Skeda e parė e hartuar nga esesėt ka njė shėnim tė fundit, shtuar me dorė. Lexohet: "Vdiq mė B. B., `45", pra Bergen Belsen. Njė dokument i vetėm qė pėrmban tė gjithė tragjedinė e Ana Frankut: momentin e arrestimit nė Holandė, skedimin bashkė me familjen, deportimin nė Aushvic tė Polonisė, vdekjen nė Gjermani, nė kampin e shfarosjes nė Bergen Belsen.



Shumė vjet mė pas vajza do tė bėhej, mes njė milion e gjysmė fėmijėve qė gjetėn vdekjen gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, mė e famshmja, simboli i tė gjithė viktimave hebreje tė racizmit antisemit nazist. I ati, Otto Frank, ishte i vetmi nga refugjatėt e "vendit tė fshehjes" qė arriti tė mbijetojė. Ai ia kushtoi vitet e fundit tė jetės sė tij botimit tė ditarit dhe tragjedisė sė Anės, letrat e fundit tė sė cilės vazhdojnė tė na kujtojnė historinė e dhimbshme tė tė gjithė njerėzimit.

gazeta shqiptare
13,05,2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] ANATOMIJA E NJĖ KOMPLOTI (2) (2008-07-12 16:29:33 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ki Moon e Solana: UNMIK 1/5 e pergjegjesive ne institucionet kosovare (2008-05-30 18:57:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Solana: Po punohet pėr mėnjanimin e pengesave rreth vendosjes sė EULEX-it nė Kosovė (2008-05-26 12:15:55 nga admin4)
[ Kultura ] DHJETĖ PANAIRET E TURPIT “SHQIPTAR” (2008-05-26 07:03:39 nga admin1)
[ Opinione ] NAIVITETI I LIDERSHIPIT KOSOVAR DHE ANA TJETĖR E POLITIKĖS SERBE (2008-05-20 11:49:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koēo Danaj: Atakimi i 28 nentorit fyen shtetin shqiptar te Kosoves dhe i hap rruge percarjes nacionale (2008-05-19 18:08:44 nga admin1)
[ Histori ] A E DI TI MĖSUESI GREK PANAJOTIS KOKKALIS? (2008-05-19 05:12:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Analisti Bugajski: Maqedonia duhet te njohe pavaresine e Kosoves (2008-05-18 11:53:53 nga admin4)
[ Kultura ] Romani i Ben Blushit dhe vlerėsimet e "analistėve" qė nuk e kanė lexuar (2008-05-13 13:43:13 nga admin4)
[ Opinione ] Koēo Danaj : Kryengritje e Pambaruar (2008-05-10 00:06:23 nga admin2)
[ Histori ] Analiza politike - historike (2008-05-09 12:07:24 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster