| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KOSOVA SI SUBJEKT JURIDIK NDĖRKOMBĖTAR NUK MUND TI KETĖ DY SHTETĖSI DHE DY FLAMUJ TĖ NDRYSHĖM SHTETĖRORĖ! |
| Postuar mė datėn: 2008-05-27 07:12:44 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
ESE POLITIKE
*** Kosovėn nuk e kanė ēliriuar dhe pavarėsuar koēo popoviqėt, koēi xoxėt dhe koēo danajt, por adem jasharėt, hashim thaēėt, ramush haradinjat dhe agim ēekėt
, etj. tė UĒK-sė, Amerika dhe NATO-ja, jo gjysmė Shqipėria e Koēo Danės, e cila mė 1999 ishte nė burgun e azilit nė Tibetin e largėt kinez tė Dalaj Lamės.
|
|
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Reagimet tona lidhur me mohimin e komponentit shtetėror tė FLAMURIT KOMBĖTAR SHQIPTAR nga ana e qeverisė dhe e parlamentit tė Kosovės, historikisht, kombėtarisht dhe moralisht janė tė qėlluara dhe tė justifikueshme, mirėpo, politikisht, de facto dhe de jure, janė shumė tė vonuara dhe tė diskutueshme. Kėshtu qė, faji dhe pėrgjegjėsia nuk duhet tė kėrkohen vetėm nė anėn e qeverisė sė Republikės sė Kosovės (nė kuptimin e ngushtė dhe tė njėanshėm, pavarėsisht se sa kemi tė drejtė), por edhe nė anėn e Republikės sė Shqipėrisė (nė kuptimin e gjerė tė gabimit, tė fajit dhe tė pėrgjegjėsisė sė pėrgjitshme nė sfondin kombėtar dhe shtetėror shqiptar), e cila nė tė gjitha pėrpjekjet e saj tė deritashme pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės ka pranuar, dhe ėshtė pajtuar me politikėn strategjike tė faktorėve relevantė tė bashkėsisė ndėrkombėtare(Amerika, BE, NATO, OKB, OSBE etj.), qė Kosovės ti njihet njė lloj pavarėsie e kushtėzuar nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare (pa pėrfshirjen e plotė tė sė drejtės sė vetėvendosjes, mohimi i sė cilės ka pėrjashtuar edhe flamurin shqiptar nga ligji i festave shtetėrore tė Kosovės),sikurse kjo e 17 shkurtit 2008, tė cilėn zyrtarisht e njohu edhe qeveria dhe parlamenti i Republikės sė Shqipėrisė sė Bamir Topit dhe Sali Berishės. Shembull ky, i cili dyfishtė ishte i gabueshėm si nė aspektin e historikes kombėtare dhe shtetėrore shqiptare, ashtu edhe nė atė tė politikės dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare, sepse bashkėsisė ndėrkombėtare ia la duart e zgjidhura, qė tė vendosė pėr fatin e Kosovės, kurse, nė anėn tjetėr, ndikoi negativisht nė ndjenjėn njerėzore dhe kombėtare tė mbarė kombit shqiptar, i cili kolektivisht (pa u thelluar historikisht, politikisht dhe juridikisht) i tha-PO pavarėsisė sė kushtėzuar ndėrkombėtare tė Kosovės nėn njė FLAMUR tė huaj, qė nuk shpreh komponentin e identitetit historik, kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
(1) Nuk guxojmė ta sakrfikojmė Hashim Thaēin as Qeverinė e as Parlamentin e Republikės sė Kosovės pėr hir tė thurjes sė intrigave tė rafinuara dhe shantazhiste politike tė teorisė kompllotit tė Koēo Danajt!
Feniksi shpėtimtar i Kosovės dhe i Flamurit shqiptar nuk janė Koēo Danaj (drejtor+ drejtor i biznesit privat dhe kryetar i njė partie politike nė Tiranė) dhe Nexhemedin Saqipi (ish-myfti i Serbisė+ hoxhė dhe + kryetar i njė partie politike nė Preshevė), jo pėr diē tjetėr, por pėr faktin se,ata nė plan tė parė janė tė prirur pėr rujatjen me ēdo kusht tė biznesit tė tyre privat, kurse nė plan tė dytė, natyrisht e kanė edhe mbrojtjen e Flamurit kombėtar (por nė stilin e nasradinė hoxhėve antihumanistė, pseudokombėtarė dhe kuazidemokratikė-sipas motit, ktheje gėzofin), tė paktėn deklarativisht pėr tė thėnė, ose pėr tė shkruar ndonjė fjalė dhe, mendim tė mirė pėr tė, dhe pėr popullin shqiptar-nė sy tė popullit shqiptar, sepse nė kėtė mėnyrė ata njėkohėsisht e mbrojnė dhe e shumėzojnė mė sė miri, edhe biznesin dhe kapitalin e tyre privat, ashtu sikurse edhe shumė biznesmenė tė tjerė shqiptarė, tė cilėt si gjatė luftės, ashtu edhe nė kohė paqeje nė Kosovė, kanė thėnė ndonjė fjalė tė mirė, dhe kanė dhėnė ndonjė asht humanitar dhe ekonomik pėr Kosovėn.
Nė saje tė njė taktike tė tillė tė mosbėrjes asgjė tė vlefshme pėr interesin e pėrgjithshėm tė kombit dhe tė Kosovės, ata pas pėrfundimit tė luftės dijtėn pėr tu rreshtuar nė radhėt e para tė pushtetit shtetėror nė Kosovė (nė qeveri dhe nė parlament, si dhe nėpėr institucione dhe organe tė rėndėsishme tė Kosovės), si patriotė tė denjė dhe me merita tė jashtėzakonshme pėr luftėn e pėrbashkėt tė tyre me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK)(!?) Mirėpo, ata asnjėherė nuk prenė allishverishet dhe marrėdhėniet tregtare, ekonomike dhe biznisore me Serbinė pushtuese gjenocidale tė Slobodan Milosheviqit, tė Boris Tadiqit, tė Vojislav Koshtunicės dhe tė Artemije Radosavleviqit, ashtu sikurse edhe biznesmenėt e Koēo Danajt dhe tė Anastas Janullatosit nė Tiranė.
Prandaj, duhet tė jemi vigjilentė dhe largpamės (duke mos harruar kurrė tė keqen antinjerėzore, antikombėtare dhe antiatdhetare tė kuislingėve esadistė tė tė gjithė brezave tė derisotėm shqipfolės), qė kėtij soji sorollapėsh, tė ashtuqujatur biznesmenė tė kėsaj kohe tė ligė dekadente, tė mos iu besojmė blanko dhe, pėr asnjė grosh dukatėsh, sepse kėta janė ndjellakombėsit mė katranė, mė perfidė dhe mė tė rrezikshėm tė pėrēarjes dhe tė ndarjes sė kombit shqiptar, pavarėsisht nga krrokamat e tyre patriotike nėpėr kafene, restornate, bulevarde moderne, institucione fetare, kultuore, shkencore, politiko-shoqėrore dhe, nėpėr zyrat mė moderne tė firmave dhe tė kompanive tė tyre private, si dhe tė komenteve, tė analizave dhe tė librave tė tyre, kur ata deklarohen publikisht se janė nė anėn e mbrojtjes sė interesit tė pėrgjithshėm tė kombit, tė flamurit dhe tė Shqipėrisė Etnike, sepse ata nė plan tė parė kanė mbrojtjen me ēdo kusht tė interesit tė tyre privat (por kuptohet nė emėr tė rrejshėm tė demokracisė, tė zhvillimit, tė progresit dhe tė paqes sė Amerikės dhe tė Evropės Perėndimore, tė Kombit dhe tė Atdheut Shqiptar-Shqipėrisė Etnike) si nė aspektin monopolizues individaul, grupor, ashtu edhe nė atė ideologjik, partiak dhe shtetėror, sipas prognozave tė motit, kur ėshtė nė interesin e tyre tė xhepit, ata janė edhe me Flamurin Shqiptar, edhe me Kosovėn, edhe me Shqipėrinė Etnike, edhe me Amerikėn, por duke mos i sakrifikuar asnjėherė lidhjet e biznesit dhe tė tregtisė sė tyre lukrative me Serbinė, me Greqinė, me Malin e Zi dhe me Maqedoninė.
Politika nuk njeh kriterin postfestum-riprovues vjeshtor tė studentėve tė dobėt sikurse paradigma Koēo Danaj!
Edhe nė shoqėrinė e re demokratike shqiptare, ēdo individ ka tė drejtė tė kritikojė dhe tė jetė i kritikuar, por me argumente tė qėndrueshme, jo me shpifje, me intriga, me inati, me shantazhe dhe me komplote tė ndryshme sipas muskujve tė forcės, tė diktatit, tė ultimatumit dhe tė interesit personal egoist, grupor, partiak, ideologjik, mahallor, bajraktarist, karrierist kulltukofag, pėrfitues material-tregtar ekonomik dhe tė luftės pėr pushtet nė emėr tė demokracisė, tė shpėtimit dhe tė pėrparimit gjithėkombėtar shqiptar, tė patriotizmit dhe tė atdhetarizmit tė rrejshėm dhe tė improvizuar, si dhe tė mbrojtjes sė vlerave vitale kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike.
Pas miratimit tė ligjit tė qeverisė dhe tė parlamentit tė Republikės sė Kosovės pėr pėrcaktimin e festave shtetėrore, pa pėrfshirjen e flamurit kombėtar shqiptar, pata rastin tė lexoj njė varg kritikikash nga individėt e ndryshėm dhe nga disa subjekte politike opozitare shqiptare nė Kosovė, dhe mė gjerė.
Nisur nga aspekti i historik dhe kombėtar i mbrojtjes sė interesit tė pėrgjithshėm tė kėtyre dy vlerave parėsore tė kombit dhe tė shtetit shqiptar, qė pėrbėjnė bazamentin natyror, legjitim, tė ligjshėm, tė drejtė dhe demokratik tė qenies sė pėrgjithshme tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE, mesazhi i pėrbashkėt i tė gjitha kėtyre reagimeve tė theksuara tėrėsisht ėshtė i qėndrueshėm dhe i justifikueshėm mbi kėtė bazė. Mirėpo, nė aspektin politik, diplomatik dhe juridik ndėrkombėtar, ėshtė shumė i vonuar, sepse aktin formal tė shpalljes dhe tė njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsimit tė Kosovės mė 28 shkurt 2008, [me gjithė mungesėn e tij tė mospėrfshirjes sė drejtės sė jashtme tė vetėvendosjes, ne si komb dhe si gjysmė shtet anembanė hapėsirave tė Shqipėrisė Etnike dhe, nė diasporė, sė bashku me gjysmė Shqipėrinė e Koēo Danės, NJĖZĖRIT dhe, me DUARTROKTIJE FRENETIKE], e miratuam dhe e pėrqafuam si akt tė drejtė tė pavaraėsisė sė Kosovės.
Mendja e madhe, e zeza e kresė, thotė populli!
Tani, [[ POSTFESTUM]] = PASI MIU NA RA PĖR MUSTAQE tė tė gjithėve, me gabimin dhe me fajin e tė gjithėve, dhe me gabimin e fajin kardinal dhe tė pajustifikueshėm (historikisht dhe kombėtarisht) tė gjysmė Shqipėrisė pasive dhe tė defaktorizuar tė Koēo Danajt, tani ēpo kėrkon ky farė trimi me fletė kaktusi llogari prej qeverisė dhe prej parlamentit tė Republikės sė Kosovės, pėrkatėsisht drejtuesve tė tyre Hashim Thaēi (kryeministėr) dhe Jakup Krasniqi (kryetar i Kuvendit), qė ti linēojė politikisht dhe, ti diskualifikojė historikisht, kombėtarisht dhe shtetėrisht nė Prishtinė, kur topin e fajit dhe tė pėrgjegjėsisė historike 100-vjeēare e ka mu nė kėpucėt dhe, nėn vellon e zezė tė janullatosėve dhe tė koēi xoxėve nė Tiranė, tė cilėt edhe dikur, edhe sot e mbajnė pėrgjegjėsinė kryesore historike, politike, kombėtare dhe shtetėrore jo vetėm pėr statusin e sotėm tė Kosovės, por edhe tė mbarė gjysmės sė Shqipėrisė sė kolonizuar etnike (Anamorava, Ilirida, Malėsia e Madhe e Mbishkodrės dhe Ēamėria).
Me gjithė tė metat dhe gabimet e deritashme politike tė lidershipit zyrtar (nė ēasjen e strategjisė metodologjike dhe nė zvarritjen e mėvetėsimit tė Kosovės) tė Kosovės, unė, personalisht nuk pajtohem me asnjė VARIANT POSTFESTUM tė kritikave politike tė njėanshme, tendencioze subjektive, jo etnike dhe joprofesionale tė Koēo Danajt, drejtuar nė adresė tė Hashim Thaēit dhe tė Jakup Kransiqit etj., kinėse, ata sipas K. Danės -janė antishqiptarė, pėr shkak se, kanė miratuar njė kushtetutė antishqiptare, dhe e kanė pėrjashtuar nga kalendari i festave shtetėrore tė Republikės sė Kosovės Flamurin shqiptar, sepse e vėrteta ėshtė krejtėsisht ndryshe, dhe zanafillėn e ka shumė tė moēme, kėtu e 100 vjet mė parė, jo qė nga formimi katėr mujor i Republikės sė Kosovės (17 shkurt 2008), por ēfarė tė bėjmė, kur faji ėshtė jetim, kur sulmi ėshtė mbrojtja mė e mirė. Mirėpo, nė kėtė rast, sulmi dhe justifikimi i kritikave tė paqėndrueshme dhe diletante POSTFESTUM tė Koēo Danės, nuk kanė kurrfarė efekti korrigjues pozitiv preventiv politik, diplomatik dhe juridik ndėrkombėtar pėr kthyer nė rishqyrtim statusin ekzistues politik tė Republikės sė Kosovės (revidimi i sė cilit do tė nėnkuptonte, edhe rikthimin e flamurit shqiptar si simbol dhe atribut kombėtar dhe shtetėror tė Republikės sė Kosovės), por janė tė efektshme vetėm nė planin e konfrontimit dhe tė polazirimit tė faktorit politik shqiptar me faktorėt e jashtėm ndėrkombėtarė si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri, e cila jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Anamoravė, nė Iliridė,nė Ēamėri e Malėsi tė Madhe Mbishkodrės, si rrjedhim i heshtjes, i asnjanėsisė dhe i dezertimit tė saj (1912-2008), e ka lėnė tė pazgjidhur jo vetėm ēėshtjen e flamurit si simbol shtetėror, por nė tėrėsi edhe ēėshtjen kombėtare shqiptare nė Ballkan.
Duke mos qenė tė vetėdijshėm pėr sakrfikimin dhe pėr bastardimin e komponentit tė drejtave dhe tė vlerave tė shenjta historike, kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė Etnike, nė kėtė mėnyrė tė gabuar, ne si komb dhe si gjysmė shtet vetė jemi fajtor, qė pranuam para armiqve dhe para miqve tanė njė pavarėsi difekte si nė kuptimin historik, kombėtar, ashtu edhe nė atė tė sė drejtės ndėrkombėtare ngase kėsisoj, nė mėnyrė tė frustruar, tė pakontrolluar dhe tė pavetėdijshme historikisht, kombėtarisht, politikisht dhe demokratikisht, nė mėnyrė tė vullnetshme, bile me kėngė lujma, lujma..., se kaq e kam merituar, me zurla, me tupana e me dyfekė, me bakllava dhe me uski...etj., VETĖ, VETĖ, pa shtytjen e askujt e sakrifikuam tė drejtėn e vetėvendosjes sė plotė dhe tė ligjshme tė Kosovės, mohimi i sė cilės solli edhe pezullimin e FLAMURIT KOMBĖTAR SHQIPTAR SI ATRIBUT KRYESOR KOMBĖTAR DHE SHTETĖROR TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS.
Kjo ėshtė arsyeja kryesore pse qeveria dhe parlameti i Kosovės me nė krye me Hashim Thaēin (kryeministėr) dhe me Jakup Krasniqin (kryetar i parlamentit tė Kosovės) e kanė pėrjashtuar FLAMURIN KOMBĖTAR SHQIPTAR nga ligji i miratuar i tyre pėr festat shtetėrore tė Republikės sė Kosovės. Historikisht dhe kombėtarisht, as qeveria e as parlamenti i Kosovės nuk e gėzojnė atė tė drejtė ligjore, as morale, qė tė kenė eliminuar Flamurin shqiptar si simbol kombėtar dhe shtetėror.Kjo ėshtė e qartė dhe e padiskutueshme, sepse LETĖRNJOFTIMI I VETĖM HISTORIK KOMBĖTAR DHE SHTETĖROR I SHQIPTARĖVE DHE I SHQIPĖRISĖ ETNIKE NĖ BALLKAN, ĖSHTĖ FLAMURI I SKĖNDERBEUT-ISMAIL QEMALIT.
Kėtė vėrtetė tė pakundėrshtueshme historike dhe kombėtare, e dijnė edhe titullarėt e qeverisė dhe tė parlamentit tė Kosovės me nė krye Hashim Thaēi, Jakup Krasniqi dhe me Fatmir Sejdiu (kryetar i Republikės sė Kosovės), ashtu siē e dijnė qeveria dhe parlamenti i gjysmė Shqipėrisė sė Sali Berishės (kryeministėr) dhe i Bamir Topit (kryetar i Republikės sė Shqipėrisė), mirėpo, edhe kėta titullarė dhe institucione tė tyre (para dhe pas njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės) politikisht dhe kombėtarisht dėshtuan nė mbrojtjen e konstantės sė vazhdimėsisė historike, kombėtare dhe shtetėrore tė Kosovės.
Sipas normave dhe standardeve juridiko-ndėrkombėtare dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare: - Aprovimi dhe kėndimi i pavarėsisė sė kushtėzuar ndėrkombėtare nga ana e gjithė popullit shqiptar dhe nga Republika e Shqipėrisė, automatikisht nėnkupton edhe eliminim e Flamurit kombėtar shqiptar nga kalendari i festave shtetėrore tė Republikės sė Kosovės.
Prandaj, tė gjithė ne, duhet ta kemi tė qartė faktin dhe arsyen ligjore ndėrkombėtare se Kosova si subjekt juridik i sė drejtės ndėrkombėtare nuk mund ti ketė dy shtetėsi dhe dy flamuj tė ndryshėm. Juridikisht, ky ėshtė shkaku kryesor pse Flamuri kombėtar shqiptar, nuk ėshtė pėrfshirė nė kalendarin e festave shtetėrore tė Republikės sė Kosovės. Mirėpo, nė kuptimin historik dhe kombėtar nuk ėshtė eliminuar Flamuri kombėtar, ai do tė festohet derisa tė ketė shqiptarė nė Kosovė. Ndryshe, duke qenė se astrologu dhe prognozeri i vonuar Koēo Danaj (me reagimin e tij konkret, tė paqėlluar lidhur me pezullimin e flamurit shqiptar nga skema shtetėrore e qeverisė sė Kosovės), para ca kohėsh ka parashikuar se ribashkimi i shqiptarėve, dhe i Shqipėrisė Etnike, do bėhet nė vitin 2013, atėherė, (meqė e kemi pranuar vetė njėzėrit botėrisht sė bashku me Gjysmė Shqipėrinė e 1912 tė Koēo Danajt) tė presim edhe 5 vjet, nuk do bėhet heqja e flamurit tė huaj nga Kosova shqiptare. Kur kemi pritur 100 vjet, tė presim edhe 5 vjet, e ti ribashkojmė tė gjithė shqiptarėt dhe territoret shqiptare brenda kufijve natyrorė, historikė dhe gjeopolitikė tė Shqipėrisė Etnike nėn Flamurin e saj kombėtar dhe shtetėror. Mirėpo, nė anėn tjetėr, tė mos harrojmė edhe recidivin e rrezikshėm dhe, me pasoja fatale, pėr shkak se neve nuk na bėhet kurrė vonė nė histori dhe nė politikė, edhe kemi mbetur nėn thundrėn e pėrgjakshme tė kolonializmit dhe tė imperializmit njėshekullor serbosllav.
Nė kėtė vėshtrim, tė procesit tė ribėrjes dhe tė ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike(Kosovė, Anamoravė, Iliridė, Malėsi e Madhe dhe Ēamėri), tė mos e pėrsėrisim gabimin historik tė pėrbashkėt sė bashku me gjysmė Shqipėrinė e Koēo Danės sikurse nė rastin konkret tė mohimit tė vetėvendosjes sė plotė tė Kosovės, tė njohjes ndėrkombėtare tė Republikės sė Malit tė Zi, tė njohjes sė
Republikės sė Maqedonisė, tė Greqisė dhe tė Serbisė, pa zgjidhur asnjė problem jetik tė shqiptarėve tė kolonizuar nė tokat e tyre nė kėto vende grabitēare hegjemoniste dhe imperialiste sllave.
Ka ardhur ēasti vendimtar historik (edhe pse me vonesė 100-vjeēare), qė tė mos humbasim kohėn e ēmueshme, duke u marrė me dokėrra postfestum tė koēo danjave, por tė jemi vigjilentė, tė arsyeshėm, konsekuent dhe tė palėkundshėm nė ndėrtimin e strategjisė sė pėrbashkėt gjithėkombėtare shqiptare pėr zgjidhjen e drejtė dhe objektive tė ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan.
Pra, tė mos gabojmė sėrish,nė mėnyrė individuale dhe kolektive, sikurse kėtu e 100 vitet e shkuara, dhe nė rastin mė tė freskėt tė Kosovės, por tė vigjilojmė dhe tė veprojmė konkretisht sikurse Fronti pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar/FBKSH/, i cili GJASHTĖ VJET MĖ PARĖ PARALAJMĖROI RREZIKUN E NDRYSHIMEVE TĖ SIMBOLEVE KOMBĖTARE SHQIPTARE. Kėtė e provon edhe Deklarata politike zyrtare e FBKSH-sė Nr. 10 tė datės 4 Dhjetor tė vitit 2002, e cila publikua nė Organin e FBKSH-sė, ku ndėr tė tjera, thuhet: Kėrkesa e Rugovės pėr ndryshimin e simboleve kombėtare shqiptare shpie nė ndarjen e kombit nė dy popuj dhe nė dy shtete tė ndryshme nė Ballkan... (Ribashkimi i Shqipėrisė, Tiranė, 2002,f.14),
Pra, tė mos zihemi prapė nė gjumin dimėror tė ariut, e sėrish tė votojmė dhe tė pranojmė atė ēfarė nuk duhet votuar dhe pranuar sikurse nė rastin konkret tė pavarėsisė sė kushtėzuar tė Kosovės, duke ia hudhur gabimet, fajin dhe pėrgjegjėsinė historike, politike, juridike, kombėtare dhe atdhetare vetėm kryeministrit tė qeverisė sė Kosovės, Hashim Thaēit dhe kryetarit tė Parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, kur dihet se aktin e shpalljes dhe tė njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsimit tė Kosovės e kemi njohur, dhe e kemi pėrqafuar kolektivisht dhe publikisht tė gjithė para botės si komb dhe si shtet) nė gjumin dimėror tė ariut, e sėrish tė votojmė dhe tė pranojmė atė ēfarė nuk duhet votuar dhe pranuar sikurse nė rastin konkret tė pavarėsisė sė kushtėzuar tė Kosovės.
____________
(Vijon)
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|