| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Nusret Sulejmani
Parimi i vetevendosjes se popujve ka hasur ne perkrahje te arsyeshme ne qarqet shkencore, por edhe ne shtetet demokratike dhe ne popuj nen sundim te huaj.
Kjo vlen edhe per shqiptaret, te cilet me se shumti kane qene te goditur me ndarjen territoriale ne kontinentin evropian, gje qe e pohojne shum autore, nder te cilat ka edhe autor serbe.''Me sa duket shkruante akademiku Vladimir Dedijer - me asnje vend, me ineresat e asnje populli nuk eshte tregtuar(bere pazar)aq paturpshem ne Konferenca te Paqes pas Luftes se Pare Boterore, sic eshte rasti me popullin shqiptar".
Shume territore kompakte te banuara me shqiptare,qe nga Kongresi i Berlinit, sidomos pas lufterave ballkanike i jane shkeputur trungut kombetar me kufij te cilet i kane vene shtetet imperialiste ne kundershtim te plote me parimin kombetar dhe te drejten per vetevendosje.Kete fakt nuk e fshehin madje as disa autore serbe, te cilet pranojne shprehimisht se aneksimi i Kosoves nga Serbia e Mali i Zi me 1913 eshte bere"ne kundershtim me aspiratat e shqiptareve qe kishin shprehur ne Levizjen Nacionalclirimtare 1878-1912" Po kjo eshte perseritur edhe me rastin e okupimit te serishem te Kosoves me 1918, kur shqiptaret ishin"kunder inkorporimit ne shtetin serb,respektivisht jugosllav"
Kjo ka pasur si pasoje ndarjen e popullit shqiptar dhe te territoreve te tij ne dy pjeset gati plotesishet te barabarta, qe konfirmonte me shume sinqeritet Dimitrije Tucoviqi, kur shkruante per fqinjin(Shqiperine)"gjysma e popullsise se te cilit ka mbetur mbrenda kufijve tane te ri"
Ketu i ka rrenjet problemi shqiptar jasht atdheut ,i cili qe nga ateher ka zene vend te rendesishem ne politiken ballkanike dhe evropiane si nje nder ceshtjet me te renda dhe me te nderlikuara.
Shqiptaret ne Jugosllavi pas Luftes se Pare Botrore trajtoheshin si pakica kombetare, por ishin te privuar nga te gjitha te drejtat te parapara me sistemin e Lidhjes se Kombeve.Ata i ishin ekspozuar shtypjes me brutale dhe presionit me te vrazhde per t'u shperngulur, shkombetarizuar ose asimiluar(vrasjes, rrahjes, djegjes se fshatrave, debimit nga toka, marrjes se shtepive, te pasuruse, te kullotave dhe pyeve,te ndalimit te perdorimit te gjuhes amtare,te zhdukjes se zakoneve popullore etj)
Keshtu Kosova ishte shnderruar"ne nje vend mundimi te tmershem te popullit"qe kanosej me"zhdukjen e popullates shqiptare."
Kete fakt te hidhur e konfirmonte haptazi J.B. TITO ne nje artikull te botuar me 16 dhjetor 1942,ku Jugosllavia e Versajes cilsohej si "vendi me tipik i shtypjes kombetare ne Evrope"ndersa shqiptaret si populli i "roberuar dhe i nenshtruar zhdukjes."
Per kete arsye shqiptaret e Kosoves dhe te viseve tjera te ish Jugosllavise(te Maqedonise perendimore dhe te Malit te Zi)i kishin perqafuar dhe mbeshtetur shpresat e veta per zgjidhjen e ceshtjes kombetare ne "parimin kombetar"pse ne Karten e Atlantikut.Nga ana tjeter, burrat e shteteve atehere perserisnin shpesh se zgjidhja e drejt e ceshtjes kombetare mund te arrihet me sendertimin e se drejtes se kombeve per vetvendosje, prandaj Konferenca themeluse e Keshillit Nacionalclirimtar te krahines se Kosoves, e mbajtur ne Bujan, me 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, proklamonte besnikerine e respektimin te vullnetit te popullit , qe ishte plotesisht ne frymen e te gjitha qendrimeve te shpallura perpara dhe gjate Luftes se Dyte Botrore .Rezoluta theksonte se"Kosova dhe Rafshi i Dugagjinit..si gjithe popujt, pra edhe shqiptaret,do te mund te deklarohen per fatin e vet me te drejten per vetvendosje deri ne shkeputje."Sipas rezolutes,garanci per kete duhet te ishin UNCJ e UNCSH dhe shtetet kryesore te koalicionit antifashist:BRSS-ja,Britania e Madhe dhe SHBA-ja.
Ky qendrim i Konferences se Bujanit nuk eshte konstatuar drejtperdrejt asnjehere.Megjithekete, ne nje leter te Komitetit Qendror te PKJ-se te 28 marsit 1944, te derguar Komitetit Krahinor te PKJ-se per Kosoven dhe Dukagjinin, ky qendrim eshte objekt i verejtjeve, sepse cmohet si i parakohshem, si qendrim qe prejudikon zgjidhje e ceshtjes kombetare te shqiptareve dhe qe u ndihmon gjermaneve, por edhe vertetohet vendosmeria qe te sigurohet barazia ndermjet te gjithe popujve dhe te mundesohet e drejta e vedvendosjes.
Ne Rezoluten e Keshillit Popullor Krahinor, te miratuar me 10 korrik 1945, gjithashtu thuhej se statusi i Krahines percaktohet "sipas vullnetit te shprehur te te gjithe popullsis se Krahines." Ne kete menyre dy resulutat e permendura theksojne mbeshtetjen e "vullnetit te popullsis se Krahines", me cka shprehimisht pranohet se popullsia e ketushme dhe Kosova si njesi politiko-territoriale e vecante ka pasur te drejt per vetevendosje.
19 shtator 2008 |
|