DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» NĖ DHOMĖN NR. 6 TĖ NJĖ SHTĖPIE PUBLIKE
Postuar mė datėn: 2008-04-01 14:25:26 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Ajo ishte shtėpia publike mė me zė nė Athinė, ku vajzat vendase e tė huaja, shisnin trupin nėpėr epshe meshkujsh trup nxehtė e xhepa plotė. Zakonisht e preferonin turistėt e ardhur s’dihej nga, por edhe vendasit qė mbanin kollaro, ēanta e syze optike mode. Muret ngjyrė rozė e perdet ngjyrė trupi i pėrkėdhelnin shikimet e kalimtarėve e i bėnin mė enigmatikė bukuritė qė fshiheshin brenda atyre mureve e atyre perdeve.


Albert Zholi, shkrimtar

Vetėm po tė pėrballeshe me sportelet e regjistrimit, mund tė shfletoje albumin e ditės e tė shihje lloj-lloj femrash me tė hyrat e tė dalat trupore, tė lakuriqta a me veshja tė pangjyra, qė prisnin e pėrcillnin trup nxehtėt xhepaplotė.
Aty hyri edhe Sofakliu, i porsaardhuri nga Amerika, pas katėrmbėdhjetė vjetėsh.
- Te kjo! – i tha ia pronares, duke treguar fotografinė e njė vajze flokėverdhė.
- Paskeni shije zotni, - foli pronarja, njė grua rreth tė dyzetave, por e mbajtur, siē ia donte vendi i punės.
- Ai nuk u pėrgjigj.



- Ėshtė dyfishi i ēmimit tek ajo vajzė. Sa pėrfundoi analizat, ėshtė e paprekur nga mashkull, sorkadhe mali nga Shqipėria, – vazhdoi tė fliste ajo, duke i bėrė reklamė mallit tė saj.
- Ai ndjeu t’i goditej gjoksi nga brenda dhe fytyra i mori tjetėr ngjyrė. U befasua nga fjalėt e pronares, sidomos kur dėgjoi “sorkadhe mali nga Shqipėria”.
- E pranoi ēmimin pa e gjykuar dhe ashtu nė heshtje, u drejtua pėr nga dhoma me numrin 6-tė.
- Iu duk sikur dera iu ēel vetė dhe ai hyri. I vuri shpatullat derės dhe mbeti ashtu pa guxuar t’i ngrinte sytė deri tek krevati ku gjendej sorkadhja shqiptare. Ndjesi tė ēuditshme po ndjente, qė nuk e kishte ndjerė kurrė, donte tė mendonte diēka tė bukur e pastaj t’i ngrinte sytė, por truri nuk i tregonte asgjė. Vetėm gjoksi i goditej nga brenda si me tokmak metalik.
- Edhe “sorkadhja”, nuk pipėtinte, aty mbi krevat, nė pritje tė atij ēasti tė tmerrshėm, ajo kish qarė e kish qarė, deri sa i ishin mbaruar lotėt dhe fryma bashkė me lotėt e nuk ndjehej se ishte e gjallė.
- “Sillu mirė, i kish thėnė pronarja“, meshkujt duan t’i lėpish me lajka. Nuk ėshtė ndonjė punė e rėndė. Do tė mėsohesh .Do tė mėsohesh e do tė bėhesh e pasur ...”
- Ajo kish qarė gjithė natėn, e tashti priste nė heshtje ankthi tė vinte mashkulli i parė e tė niste punėn. ”Si tek ai filmi qė na shfaqėn mbrėmė ...Edhe unė ashtu do tė bėhem? Si ato? Unė shihja filmin e qaja, qaja mbytur se... Po edhe ato si mua kanė qarė?! Vajza fatkeqe me nėnė e baba? Po vėllezėr kanė? S’u dihet fati? Deri sa kanė ardhur kėtu, janė pa fat si unė. Edhe vėlla mbase nuk kanė?! Vėllai nuk do i linte. Vėllai ėshtė vėlla. O zot ku mė solle?! Ē’tu bėj prindėrve, i sėmuri, meraku i vėllait edhe fryma e tyre u rėndon. As para pėr bukė nuk kanė, pa le pėr ilaēe?! Eh, ku s’tė shpie halli. Edhe nė derėn e hasmit tė shpie”.
Kishte menduar e menduar duke qarė, deri tek ai mėngjes, sa u hap dera e hyri njeriu i parė...
- Oh, ku ėshtė ai? - dėgjoi ai njė zė. I vinte nga brenda gjoksit apo nga jashtė tij ai zė vajze?! Mos ishte rritur brenda tij ai zė e tashti kish dalė nga ku qe fshehur?! Nuk mundi mė tė priste nė atė ankth?! Pėrballė tij ishte shtrirė njė femėr. Ai ngriti sytė. Sorkadhja e fotografisė rrinte gjysmė shtrirė me flokėt e verdhė mbi sy e palėvizur, si njė pikturė klasike.
- Nga jeni? - e pyeti ai pa lėvizur nga vendi, ku qe mbėrthyer. Vajza u drodh kur dėgjoi t’i flisnin nė gjuhėn e saj dhe zėri i doli si pa ndjerė.
- Nga Shqipėria! Qenka e tmerrshme, dhe kjo mė duhej ! - mendoi pa i ngritur sytė.
- Nga cili vend i Shqipėrisė? – pyeti Sofokliu, pa i thėnė qė ai e dinte pa hyrė se ajo ishte nga Shqipėria, ndaj i foli nė gjuhėn e saj.
- Nga fshati...i qytetit...(dhe ajo i tha emrin e fshatit).
- E kujt je nga ai fshat? – pyeti ai rrėmbimthi.
- E Aristidhit, ee...
- Mos! Mos fol-bėrtiti ai. Ti je motra ime Antoneta.
U pėrkul nė shtratin e saj dhe e mbėshtolli nė gjoks, duke qarė me dhimbje, me klithma shpirti.
- Vėllaaii!!- lėshoi zėrin ajo dhe u lėshua pa ndjenja nė gjoksin e tij.

* * * * * * * * *
Kur u arratis nga Shqipėria ishte vetėm tetėmbėdhjetė vjeē. Kufirin e kaloi siē e kalonin zakonisht moshatarėt e tij “plangprishės”. E ajo udhė kishte vetėm ikje. Njė ikje e paharruar pa kthim. U arratis. Nė shtėpi la nėnėn, babanė dhe njė motėr tė vogėl, qė akoma nuk i kishte mbushur tė katėr-vjetėt. Puthi motrėn nė gjumė e iku. Antoneta buzėqeshi, e iu duk se i foli: “vėllai”, me njė “i” tė zgjatur pėrkėdheljeje.
Antoneta e donte shumė tė vėllain. “Do t’i them vėllait”, u mburrej ajo shoqeve, kur ndonjėra i shkulte gėrshetat e verdha. Edhe kur zemėrohej me tė atin e tė ėmėn u thoshte: “Kam vėllain unė”. Dhe qysh kur e kuptoi se ishte motra e vėllait, flinte pėr herė me tė. Nuk e zinte gjumi pa i ngatėrruar gishtat nėpėr flokėt e tij. Dhe sa herė ikte herėt pėr nė punė, ai i hiqte ngadalė dockat e vogla nga flokėt dhe e puthte lehtė. Ajo qeshte si nė ėndėrr, apo diē ndjente dhe fliste: “vėllai...”
Ajo buzėqeshje gjumi dhe ai zė ėndrre, nuk iu nda atij nė tė gjithė vitet e ikjes. Donte ta ėndėrronte motrėn tė rritur, por ajo i delte para syve ashtu e vogėl, me dy gėrshetat e verdha dhe mėngjeseve i bėhej sikur dėgjonte atė zė e prapė atė zė: “vėllai...”

* * * * * * * * *
Dhe pas katėrmbėdhjetė vjetėsh, malli i pėrplasi nė dhomėn me numėr 6-tė, nė atė shtėpi publike tė Athinės.
Dhe ajo mbeti ashtu siē ishte “Sorkadhe mali, motra e vėllait tė ikur. E vėllait tė ardhur nga zėri i saj i pashuar: “vėllai...!!”
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Ponosh: Nuk duhet lejuar qė situata tė eskalojė nė Ballkan (2008-08-29 10:27:38 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Kultura ] Si tė evitoni kancerin nė stomak (2008-08-28 15:36:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Situatė delikate nė Mitrovicė (2008-08-28 14:56:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia ndėrron qasjen: synon pjesėmarrje nė vendosjen e EULEX-it nė Kosovė (2008-08-28 14:44:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Publikohen emrat e 10 tė ngarkuarve me punė nė ambasadat e para tė Republikės sė Kosovės (2008-08-28 14:40:31 nga admin1)
[ Kultura ] PAKOJA E AHTISARIT DHE SĖMUNDJET KRONIKE TĖ SAJ NDAJ VENDIT TONĖ (2008-08-28 02:45:42 nga admin4)
[ Tech-Info ] Tė vegjėl, tė bukur dhe tė menēur – laptopėt pėr qejfin tonė (2008-08-27 02:56:48 nga admin2)
[ Opinione ] Pseudopolitika e Kosovės Lindore dhe dėshtimet e saj nė periudhėn e fundit! (2008-08-26 16:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] VARDISJA DHE BĖRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NĖ EMĖR TĖ HEROIT ADEM JASHARI (!?) (2008-08-26 13:32:31 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster