| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » J. BUGAJSKI: PAS 120 DITĖSH PARLAMENTI I KOSOVĖS TĖ FILLOJ MARRJEN E VENDIMEVE PĖR REFERENDUM OSE DEKLARATĖN E PAVARĖSISĖ |
| Postuar mė datėn: 2007-07-31 13:42:14 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
"Ėshtė gjė e rėndėsishme, qė krahas asaj qė po bėjnė ndėrkombėtarėt, qė edhe qeveria dhe tė gjitha forcat politike nė Kuvendin e Kosovės tė arrijnė vendimin, se pas kėtyre 120 ditėve, fillon procesi i pavarėsisė dhe nuk do tė ketė mė shtyrje. Parlamenti do tė filloj tė marrė vendime pėr Referendum ose Deklaratėn e Pavarėsisė", thotė, pos tjerash, JANUSZ BUGAJSKI nga Qendra pėr Studime Ndėrkombėtare dhe Strategjike me seli nė Uashington.
|
|
RADIO EVROPAE LIRĖ
Tash kemi situatėn ku pėr ēėshtjėn e statusit tė Kosovės do tė ketė bisedime shtesė ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, nėn ndėrmjetėsimin e pėrfaqėsuesve tė Shteteve tė Bashkuara, tė Bashkimit Evropian dhe tė Rusisė, qė e pėrfaqėsojnė Grupin e Kontaktit. Si e komentoni kėtė zhvillim?
JANUSZ BUGAJSKI
Ėshtė njė zhvillim interesant nė aspektin qė tash kemi tri fuqi qė vendosin. Kjo i jep Rusisė pak mė tepėr mundėsi pėr t'u shprehur, pasi nė formatin e Grupit tė Kontaktit, Rusia ėshtė njėra nga pesė vendet, ndėrsa kėtu ėshtė njėra nga tri vendet. Pyetja qė shtrohet ėshtė se ēka do tė ndodhė pas 120 ditėsh dhe ēka do tė diskutohet gjatė kėtyre ditėve. Kėto janė dy tė panjohura tė mėdha.
RADIO EVROPA E LIRĖ
E pėrmendėt kėtė periudhė 120 ditėshe. Por, siē thatė edhe ju, nuk ėshtė e qartė se ēka do tė ndodhė pas kėsaj periudhe?
JANUSZ BUGAJSKI
Po saktėsisht. E dijė se Rusia dėshiron mė tepėr format pėr bisedime tė pakufizuara, me fjalė tė tjera, rusėt dėshirojnė ta shtyjnė dhe vonojnė vendimin sa mė gjatė qė tė jetė e mundur...pra nė pakufi. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dėshirojnė vendim sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur, pra jo pėrtej 120 ditėve. Prandaj, mendoj se ndoshta jemi nė situatė ku pas katėr muajsh, kur Uashingtoni dhe Brukseli do tė dėshironin qė tė vendoset nė bazė tė planit Ahtisaari ose nė bazė tė planit tė pėrshtatur tė Ahtisaarit, ndėrsa Rusia do ta shtyjė pėrsėri procesin. Atėherė, mund tė pritet lėvizja qė ēėshtja tė kaloj pėrsėri nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Pra, mund tė imagjinoj se Rusia do tė vazhdoj tė pėrpiqet qė ta shtyjė procesin sa mė gjatė qė tė jetė e mundur.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Prap do tė mbetemi nė kėtė periudhė 120 ditėshe. Pas saj, a do tė kaloj procesi pėrsėri nė Kėshillin e Sigurimit ose ekziston, siē thonė liderėt kosovarė, ndonjė rrguė tjetėr alternative pėr Kosovėn?
JANUSZ BUGAJSKI
Nėse Rusia pajtohet me planin qė mbėshtetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pra me planin e Ahtisaarit, atėherė mund tė shkohet nė Kėshillin e Sigurimit. Por, nėse Rusia e bllokon procesin nė treshen ndėrkombėtare, rjedhimisht ajo do ta bllokoj procesin edhe nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Prandaj, alternativė tjetėr do tė jetė qė tė merret njė vendim i shumicės, dy prej tre pėrfaqėsueve nė treshen ndėrkombėtare, dhe procesi tė lėvizė pėrpara, pavarėsisht nga Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara.
RADIO EVROPAE LIRĖ
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonė se fuqishėm e mbėshtesin planin e Martti Ahtisaarit pėr pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn. Sipas jush, nėse procesi lėvizė jashtė Kėshillit tė Sigurimit, cili do tė jetė fati i planit Ahtisaari?
JANUSZ BUGAJSKI
Plani i Ahtisaarit ėshtė bazė mbi tė cilėn Shtetet e Bashkuara, pėrfaqėsuesit e Kosovės dhe ata tė Bashkimit Evropian, do tė diskutojnė pėr ēdo lloj tė modifikimit eventual gjatė bisedimeve me treshen ndėrkombėtare. Pra, plani i Ahtisaarit nuk ėshtė jashtė tryezės, ai ėshtė shumė aktual, por shtrohet pyetja se si tė zbatohet ai. Nėse bėhet ndonjė modifikim, qė do ta kėnaqte Rusinė, ajo nuk do ta pėrdorte veton. Kjo do tė testohet gjatė tre apo katėr muajve tė ardhshėm.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Rusia fuqishėm e mbėshtet kundėrshtimin e Serbisė ndaj pavarėsisė sė mbikėqyrur pėr Kosovėn. Nga kėndėvėshtrimi juaj, ēfarė lloj interesi kanė rrusėt duke vepruar kėshtu?
JANUSZ BUGAJSKI
Rusia ka interes strategjik nė bllokimin e pavarėsisė sė Kosovės, pasi atėherė paraqitet si fuqi kryesore botėrore dhe vendim marrėse. Poashtu, do tė paraqitej si garantuese e legjitimitetit tė OKB-sė dhe integritetit tė shteteve. Kjo do t'i paraqiste Shtetete Bashkuara dhe Bashkimin Evropian si tė ashtuquajturit "unilateralistėt e dyshuar". Pra, Rusia fiton shumė tė mira nė mbarė botėn nga kjo. Njėherėsh, Serbia i mundėson Rusisė qė tė ketė mė tepėr prani nė Ballkan, ku Rusia ishte pėrjashtuar ose e kishte pėrjashtuar vetėveten gjatė 15 apo 20 viteve tė fundit. Energjia dhe Kosova janė dy ēėshtje qė do tė mundėsojnė qė Rusisė t'i dėgjohet mė tepėr zėri nė politikėn ballkanike dhe evropiane.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Bugajski, ēfarė lloj plani ose afati kohor do tė kemi gjatė muajve tė ardhshėm lidhur me statusin e Kosovės?
JANUSZ BUGAJSKI
Ėshtė gjė e rėndėsishme, qė krahas asaj qė po bėjnė ndėrkombėtarėt, qė edhe qeveria dhe tė gjitha forcat politike nė Kuvendin e Kosovės tė arrijnė vendimin, se pas kėtyre 120 ditėve, fillon procesi i pavarėsisė dhe nuk do tė ketė mė shtyrje. Parlamenti do tė filloj tė marrė vendime pėr Referendum ose Deklaratėn e Pavarėsisė. Me fjalė tė tjera, duhet tė ekzistoj njė afat kohor, nė tė cilin Kosova e fiton pavarėsinė e mbikėqyrur dhe starton ti zbatoj bazat e planit tė Martti Ahtisarit.
Intervistoi: Fatmir Bujupi
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|