DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» NĖ AKADEMI MUNGUAN BASHKĖVEPRIMTARĖT
Postuar mė datėn: 2008-05-19 09:03:28 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Pas nėntė vitesh tė humbjes sė gjurmėve tė profesor Ukshin Hotit, si duket pushtetarėt i preku pak ndėrgjegjja, qė edhe ata nė kėtė pėrvjetor tė bėjnė diēka. Vet rrjedha e akademisė mė tepėr kishte karakter promovues dhe profesori u pėrdor si paravan dhe rehabilitues, sepse kėtu nuk iu dha mundėsia tė thonė tė paktėn njė fjali atyre qė me tė vėrtetė ishin bashkėveprimtarė apo ia prezantuan opinionit kombėtar vlerat e tij, me tė cilat sot krenohet i gjithė kombi. Kjo tė shtinė pėr tė dyshuar se nuk ishte vetėm mendim i organizatorit, por edhe i ndonjė kėshilltari, gjė qė e bėri tė zbehtė sa do qė i dhanė hapėsirė nė mediat e informimit, sidomos nė ato difuzive. Njė fjalė e popullit thotė: “Mė mirė vonė se kurrė” pėr tė marrė ndonjė veprim konkret, pėr tė pėrfunduar rrugėtimi i tij nėpėr metropolet e botės dhe tė arrij nė Prishtinė, sikurse e parafrazon me makinėn e qepjes.


Shkruan: Afrim Morina

Ukshin Hoti nuk ishte vetėm i penės

Nga gjithė ajo qė ishte pėrgatit nė kėtė akademi doli se profesor Ukshin Hoti ishte vetėm njeri i penės, mendojė se nė kėtė plan u zbėrthye deri diku filozofia politike e tij, duke mos bėrė fjalė aspak pėr veprimtarinė e tij, i cili atė qė e hidhte nė letėr u mundua edhe ta jetėsojė me angazhimin e vet tė drejtpėrsėdrejti, qoftė duke u angazhuar nė politikė, qoftė duke u angazhuar nė revistat dhe gazetat e kohės nė Lubjanė si redaktor, kryeredaktor e botues. Nuk u bė fare fjalė pėr takimet e “Tetova I dhe II” ku Hoti luajti njė rol tė madh nė pėrpjekje pėr tė nxjerrė njė platformė politike kombėtare. U heshtė edhe rrahja qė i bėnė nė Drenas nga forcat policore serbe dhe arsyeja pse erdhi deri te kjo dhe mė tragjikja, u heshtė mbrojtja e tij nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren kur u dėnua pėr herė tė fundit, sepse botėrisht deklaroi se kush kishte gisht nė burgosjen e tij dhe pse. Nė “Dokumentar” u paraqiten edhe pamje nga ngjarjet e Njė Tetorit tė vitit 1997, por autorėt “harruan” tė prezantojnė edhe njė letėr tė profesorit dėrguar studentėve nga burgu nė tė cilėn i jepte kurajė pėr tė demonstruar, edhe pse dinte se nė ēfarė rrethanash gjendej, nė kohėn kur tė gjitha subjektet politike dhe intelektualėt e pavarur, duke pėrjashtuar partinė e tij, u munduan pėr ti bindur studentėt pėr tė hequr dorė nga demonstrimi.



U keqpėrdor fati tragjik i profesorit

Shumė herė po na ndodhė qė tė pėrdoren figura kombėtare pėr tė rehabilituar personalitete tė sė kaluarės, tė cilėt nė njė farė forme ose i kishin bėrė varrin popullit apo edhe atyre drejtpėrsėdrejti. Kjo ndodhi edhe nė kėtė akademi kushtuar Ukshinit. Disa figura, madje edhe qė kishin zėnė hapėsirė bukur tė mirė nė “Dokumentarin” kushtuar atij, folėn me “devotshmėri” pėr punėn e tij, e nė anėn tjetėr, sa ishte ai vet prezentė nė skenėn politike kishin ra ndesh me punėn dhe mendimet e tij dhe sa do qė dikush mundohet ti rehabilitojė, ata kanė mėkate pėr tė kaluarėn e fatit tragjik tė kombit, qė do tė thotė edhe pėr fatin tragjik tė profesorit. Ky “Dokumentar” qė nga prezantimi pėr herė tė parė pėsoi tri metamorfoza dhe tash sė fundi ia arritėn edhe qėllimit tė duhur, pėr ta shpėrfillur veprimtarinė e tij me vetė censurimin e njė pjese tė tij. Vepra dhe jeta e profesor Hotit nuk lejon qė tė pėrdorėn pėr rehabilitime tė protagonistėve famėkeq tė kombit tonė, por edhe mė keq, nėse dikush e pėrdor kėtė bagazh si paravanė, gjė qė nuk mungoi nė kėtė akademi. Kur them se nuk mungoi, kjo nėnkuptohet vet me pėrkufizimin e folėsve, kur dihet si ēka mund tė quhet akademi, pra pėr tė parė veprimtarinė nga tė gjitha kėndet e personalitetit pėr tė cilin bėhet fjalė, sepse secili do tė plotėsonte njė pjesė tė jetės e veprės sė tij dhe kėtu do tė pėrfshiheshin edhe bashkėveprimtarėt. Tė cilėt qėllimisht munguan nė foltore, ndėrsa nė rendet e fundit tė sallės ishin pothuaj tė gjithė.

UNIKOMB- i nuk ishte i regjistruar

Aktakuza e tij e ngritur nė prokurorin e Gjykatės sė Qarkut nė Prizren, ndėr tė tjerash profesorin e akuzon edhe pėr “Platformėn politike tė Partisė sė Unitetit Kombėtar Shqiptar”, parti tė cilėn pranoi ta udhėheq. Kėtu dolėn dy gabime tė qėllimshme. Gabimi i parė ishte kur u bė fjalė pėr procesin gjyqėsor nė Prizren qė UNIKOMB-i u prezantua sikur ka qenė parti e regjistruar, por pėr hir tė sė vėrtetės opinioni duhet ta dijė se jo vetėm Ministria e Drejtėsisė nė Beograd qė nuk e regjistroi, por kėtė nuk e regjistroi as “Ministria e Drejtėsisė” e Qeverisė sė Bukoshit. Dhe gabimi i dytė po ashtu i qėllimshėm ėshtė, e, qė u anashkalua pa arsyeja, se pse profesori pranoi ta udhėheqė kėtė parti, sepse ai edhe me shkrim i ka bėrė tė ditur opinionit kombėtar e ndėrkombėtar qėllimet e tija. Nėpėrmjet kėsaj autorėt mundohen tė rehabilitojė personalitete dhe kohė, por “Minarja e xhamisė nuk hynė nė thes” thotė njė fjalė e popullit.

Obligimet duhet kryer

Kjo akademi kushtuar profesor Ukshin Hotit, pėr organizatorin prodhon edhe obligime, qė me seriozitet ti pėrkushtohet fatit tė tij, sepse pėr fatin e profesorit adresat dihen dhe kėto janė, Ministria e Drejtėsisė e Serbisė, Ministria e Punėve tė Brendshme e Serbisė, Drejtori i burgut tė Dubravės, Kryeshefi i kėtij burgu dhe pėrgjegjėsi i pavijonit nga i cili doli profesori. Edhe herėve tjera ėshtė thėnė se ky nuk ishte ndarė nga kolona, nuk ishte zėnė nė rrugė, por ka dal nga dyert e njė institucioni qė ka hierarki tė veten. Pėr fatin e tij mban pėrgjegjėsi edhe OSBE-ja dhe administratorėt e UNMIK-ut tė cilėt qėllimisht e kanė heshtur ēėshtjen Hoti, sepse e kanė ditur se po tė ishte ai aktivė nė politikė rrjedhat pėr dhe rreth Kosovės do tė kishin njė kahe tjetėr, qė nuk do tė pėrkonte me politikėn evropiane, qė mė tepėr ka orientim pansllavist se sa shqiptarė. Prandaj Kryeministri duhet tė bėjė presion nė faktorin ndėrkombėtar, me theks tė veēantė ndaj qendrave tė vendosjes pėr tė kėmbėngulur pėr zbardhjen e fatit tė kėtij pėrvijuesi tė politikės shkencore dhe parashikuesi tė rrjedhave politike nė hapėsirėn kombėtare, tė cilat pėr ēdo ditė e mė tepėr po materializohen nė jetė, qė liderėt shqiptar kurrė nuk i kanė marrė me seriozitet sugjerimet e tija pėr tė parandaluar shumė veprime tė pakėndshme qė ndodhėn, e qė u rrumbullakuan nė pakon e Ahtisarit.

Prishirnė, 19.05.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? (2008-09-06 07:42:11 nga admin4)
[ Kultura ] NERUDA NĖ GJUHĖN TIME (2008-09-06 03:25:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Njė tren aksidentohet me njė kombi bus nė Shtitaricė tė Vushtrrisė (2008-09-05 10:06:18 nga admin4)
[ Kultura ] FORMULA SERBO-UNMIKISTANEZE E PAGĖZIMIT (2008-09-04 14:59:02 nga admin4)
[ Opinione ] Pėr tė zhvendosurit e Luginės sė Preshevės duhet tė hapet njė zyrė ! (2008-09-04 14:14:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Paga e presidentit Sejdiu 3 mijė e 400 euro nė muaj (2008-09-04 09:02:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu: UNMIK s'mund tė ndėrmjetėsojė nė dialogun me Serbinė (2008-09-04 08:51:38 nga admin1)
[ Opinione ] Planet operative pėr ēmilitarizimin e veriut tė Mitrovicės!? (2008-09-04 04:37:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SAQIPI: “ KOSOVA LINDORE MUND TĖ KRAHASOHET ME OSETINĖ APO ABHAZINĖ, KURRĖSESI KOSOVA ” (2008-09-02 16:46:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mision i pamundur? UNMIK ndryshon qėndrim nė lidhje me bisedat Prishtinė-Beograd (2008-09-02 16:12:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Demarkacioni me Maqedoninė nuk cenon kufirin e Kosovės (2008-09-02 16:04:42 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster