| » Opcionet për artikullin |
|
New York - Kosova mė kurrė nuk do tė jetė pjesė e Serbisė. Kjo ishte pėrgjigja e Washingtonit ndaj deklaratave tė zyrtarėve rusė qė dje ishin pėr vizitė nė Beograd, ku theksuan mbėshtetjen e Rusisė pėr sovranitetin serb. Kosova do tė jetė e lirė dhe e pavarur nė kufijtė e tanishėm kėshtu siē e njohėm ne, ka thėnė nėnsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns.
"Ne do tė bėjmė pėrpjekje tė punojmė me tė dyja palėt, si rusėt ashtu edhe serbėt, mirėpo duhet tė jetė e qartė pėr tė gjithė se Kosova mė kurrė nuk do tė jetė pjesė e Serbisė", tha dje zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Tom Casey.
I pyetur rreth deklaratės sė kryeministrit tė Serbisė pėr anulimin
e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga SHBA, zėdhėnėsi Casey tha se edhe ajo deklaratė e kryeministrit serb nuk dallon shumė nga ēdo fjalim tjetėr qė ka mbajtur ai (Koshtunica) pėr Kosovėn.
Ndėrkaq nėnsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns duke folur mbrėmė nė Washington, nė Kėshillin pėr Marrėdhėniet me Jashtė, ka hedhur poshtė zėrat pėr ndarjen e Kosovės.
"Ne nuk do ta pranojmė ndarjen e Kosovės, e kėtė nuk do ta pranojnė as Kombet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian dhe as NATO-ja", tha Burns. Ai shtoi se Kosova do tė jetė e lirė dhe e pavarur nė kufijtė e tanishėm kėshtu siē e njohėm ne.
"Nėse Serbėt e Kosovės, apo ata nė Beograd mendojnė se mund ta ndajnė Kosovėn, atėherė ne u themi se e kanė gabim", tha nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, nė njė nga fjalimet e tij tė fundit nė postin e tanishėm.
Ai nė fillim tė marsit pensionohet me dėshirėn e tij. Do tė mbahet nė kujtesė tė Kosovės sepse ishte zyrtari mė i lartė i Departamentit tė Shtetit qė i orientoi dhe i dinamizoi aktivitetet pėr zgjidhjen e 1ėshtjes sė saj gjatė tre vjetėve tė fundit. /s. gashi/
RTK
26.02.2008 |
|