| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » POEZI: ATDHEU IM KA ZJARRMI |
| Postuar mė datėn: 2008-09-29 06:26:28 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkrimtari Albert Shala eshte lindur me 22 mars 1965 ne Gjakove. Shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne vendlindje, ndersa fakultetin juridik ne Prishtine. Eshte fitues i vendit te pare ne tregimin per vitin 1993 shpallur nga ''Rilindja'', ndersa edhe dy here te tjera shperblehet me botim. Disa poezi i jane perkthyer ne gjuhen polake nga poeti dhe perkthyesi i njohur Mazllum Saneja. Ne vitin 1995 ka botuar librin me poezi ''Pranvere e Pergjysmuar'' dhe me kete liber eshte pranuar Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves. Deri tani ka botuar gjashte libra letrar dhe publicistik dhe ka bere nje film dokumentar.
ATDHEU IM KA ZJARRMI
Atdheu im ka zjarrmi
nga thikat
qė nė trupin e tij
ngulur rrine.
Do tė ngrejė koken
thika nė brinjė.
Do te ecė
thika ne shpinė.
Atdheu im ka zjarrmi,
Atdheu im
***
BALLI ME NGJYRA YLBERI
Eja tė ecim drejt ardhmerise
se e lidhur ėshtė me vargojtė
e sė djeshmes,
me vargojtė e sė sotmes,
me vargojtė e sė nesėrmes.
Eja ta bėjme hapin drejt ardhmerise,
ngjyrat e ylberit
i shoh ne ballin e saj.
Eja ta shkundim te djeshmen
udhėve te ylberta.
***
VDEKJA RRI E MENDUAR
Vdekja rri e menduar dhe pershperit per jeten
plot brenga,
ku sillen engjujt, djajt.
Vdekja shtrengon dhembet,
kur urdheri i vjen,
kur shpirtera merr...
***
YLLI IM ENDERRIMTAR
Enderrimtar te kam ylli im
ti me buzeqeshė
kur nata ėshtė futė
dhe vdekja sillet verdallė.
Ti ndricon tek une
netėve te kristalta,
mengjeseve te pastra
dhe bėn lutje te mocme
shtigjeve te botes
ylli im... |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|