| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pavarėsia ne emėr te krishterėve, ēėshtė kjo? |
| Postuar mė datėn: 2008-01-30 22:46:35 nga admin6 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Gustin Marjakaj
Anetar i Redaksise Dervina.com
gazetari@hotmail.com
Deklaratėn e Don Shan Zefit, se Kosova po e fitoka pavarėsinė pėr shkak te shqiptarėve katolik, mė shkoi.
Nuk mund te besoja se njė njeri si Don Shan Zefin, i cilin e quan veten intelektual, mund te deklaroj diēka kaq absurde, por nė anėn tjetėr edhe provokuese pėr shqiptarėt e besimit mysliman, por edhe pėr kosovarėt tjerė.
|
|
Tė them te drejtėn, kjo deklarate e tillė, pėr mua personalisht, edhe pse i takoj kėtij besimi, ishte po aq provokuese siē ishte edhe pėr shokun tim Zenelin me vendbanim ne Wil te St.gallenit, ne dhomėn e te cilit krahas Kuranit mund ta gjesh edhe Biblėn, por ēka ėshtė me e rėndėsishme menjėherė tė bie nė sy edhe fotoja e dėshmorit Adem Jasharit, e rrethuar me dėshmorė tė tjerė te cilėt duke mos kursyer jetėn e tyre por dhe atė te familjarėve te tyre, morėn armėt plot guxim pėr tė luftuar. Tė pabarabartė me armikun, ata arritėn qė Kosovėn ta bėjnė brenda pak muajsh temė kryesore e mediumeve botėrore. Ata ishin te vetėdijshėm se diēka e tillė nuk mund te arrihet pa u derdhur gjak. Dhe vendosėn qe nė radhė tė parė ta derdhin gjakun e tyre dhe te familjarėve te tyre. Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė nuk mund ta mohojė askush. Kėta njerėz nuk luftuan as ne emėr te profetit as nė emėr te birit te hyut, por nė emėr te shqiponjės dykrerėshe, nė emėr te flamurit, nė emėr te plisit, nė emėr te abetares shqipe, nė emėr te himnit kombėtar, pra ne emėr te ēdo elementi shqiptar. Pas ēlirimit te pjesshėm tė Kosovės, kėta njerėz, ose familjarėt e tyre qe kishin mbijetuar tragjedinė, nuk derdhnin lot por ishin krenar pėr atė ēka kanė bėrė babai, gjyshi, nipi, xhaxhai ose daja i tyre pėr token shqiptare.
Asnjėherė nuk i dėgjova duke pohuar se kontributi i tyre qenka bere ne emėr te religjionit. Nuk i dėgjova duke deklaruar se shqiptaret te besimit mysliman ishin ata qe sakrifikuan te paret. Aq me shume unė u befasova kur e konfirmova pėrmes mediave kosovare se njė deklarate e tille vėrtetė ėshtė bere nga don Shan Zefi. Unė si besimtar katolik ketė deklarate e quaj provokuese dhe skandaloze, dhe ndjehem personalisht se duhet tė kėrkoj falje nė rend tė parė nga tė gjithė familjarėt e dėshmorėve te cilėt dhanė jetėn pėr ta sjellė Kosovėn aty ku ėshtė tani e nė radhė tė dytė tė gjithėve shqiptarėve tė besimit mysliman, pavarėsisht se unė jam njė individ pa asnjė funksion publik. Tani me pak fjale dua ta pėrshkruaj gjendjen aktuale fetare nė Kosove, ashtu siē e kam pėrjetuar vetė. Pa dyshim, dihet se shqiptarėt, pavarėsisht cilit besim i takojnė, sidomos rinia shqiptare ėshtė e orientuar kah sekularizimi evropiano-amerikan. Ketė gjė e kanė vėrejtur edhe ndėrkombėtaret te cilėt tani me vite qėndrojnė ne Kosovė. Njė gjė e tille nuk ju ka ikur as mediave te huaja te cilat gati ēdo dite raportojnė pėr tolerancėn fetare ne Kosovė dhe ne Shqipėri. Disa mediume marrin shembull pozitiv sidomos myslimanėt shqiptar tė cilėt edhe Kuranin e interpretojnė pakėz me ndryshe siē e bėjnė myslimanėt joshqiptar. Bile njė gazetar zviceran, ekspert i Ballkanit, nė njė darkė mė tha se bota ėshtė e fascinuar nga Myslimanizmi Shqiptar, nė kuptimin pozitiv kuptohet. Ai gjate bisedės shkoj edhe me larg duke me rrėfyer se disa udhėheqės perėndimor mendojnė seriozisht ta marrin mėnyrėn e te praktikuarit tė fesė nė Kosove dhe tė shėrbejė si model pėr botėn myslimane.
"As unė as koleget e mi nuk kemi hasur nė njė botė me pėrqindje tė madhe myslimane kaq tė sekluarizuar siē ėshtė rasti me shqiptaret", u shpreh gazetari i njė gazete me prestigjioze Zvicerane. Ai shtoi se pėr ketė gjė janė te vetėdijshėm edhe udhėheqėsit e botės perėndimore. Pra, tani edhe me pak i kuptoj provokimet qe vijnė nga disa meshtarė. Nė shume rast kam pėrjetuar vet kur njerėz qe i takojnė besimit te krishtere, haptazi provokojnė besimtarėt e religjioneve tjera, kurse ne anėn tjetėr, nėse njė fėmijė i vogėl i besimit mysliman, merr guximin te pėrmend fjalėn "Allah", menjėherė ka reagime te ashpra duke e quajtur atė fanatik fetar, bile disa shkojnė edhe me larg duke e krahasuar atė me Al-kaiden. Sipas te dhėnave, nė Kosove jetojnė pėrafėrsisht 60 mijė shqiptarė tė besimit katolik, mė shumė se 50 % e tyre jetojnė ne botėn perėndimore. Ėshtė ēmenduri tė mendosh se njė pėrqindje kaq e vogėl ka qenė dominuese dhe pėr hir te saj bota po i ofron pavarėsinė Kosovės. Nėse vėrtetė qenka kėshtu, qe bota perėndimore ne emėr te 60 mije shqiptarėve te krishtere po luftoka pėr ta pranuar pavarėsinė e Kosovės, atėherė nuk paska shpresė pėr neve, sepse ne anėn tjetėr ne Kosovė jetojnė mbi 100 mije serb te cilat po ashtu e quajnė veten te krishtere. Pra, nėse Perėndimi vėrtetė paska vendose qe ne vendimet e tyre pėr te ardhmen e Kosovės te jetė dominues elementi i krishtere, atėherė nuk paska shpresa pėr neve, sepse nė Kosovė jetojnė 60 mije shqiptar katolik te krishterė, kurse 100 mijė serb ortodoks tė krishtere. Unė nuk e di nga i ka marrė kėto informata Don Shaf Zefi, por nėse pohimi i tij ka diēka te vėrtetė nė thelb, atėherė Shqiptaret paskan mbaruar.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|