| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Dha dorėheqje ministri i Punėve tė Brendshme Fatmir Rexhepi |
| Postuar mė datėn: 2007-02-12 11:34:31 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ministri i Punėve tė Brendshme Fatmir Rexhepi ofroi sot dorėheqjen e tij si akt moral pas protestave tė sė shtunės nė tė cila humbėn jetėn dy persona. Nė njė konferencė tė jashtėzakonshme pėr media ai tha se ndjente pėrgjegjėsi morale para familjeve tė dy tė vdekurve gjatė protestės sė 10 shkurtit. Ministri Rexhepi, tha se i ofron dorėheqjen presidentit, kryeministrit dhe Kuvendit tė Kosovės.
Dy ditė pas protestave tė dhunshme nė Prishtinė, ministri i Punėve tė Brendshme tė Kosovės, Fatmir Rexhepi ka dhėnė dorėheqje. Nė njė konferencė tė jashtėzakonshme pėr media, ai tha se ndjente pėrgjegjėsi morale para familjeve tė viktimave qė pėsuan nė protestėn e 10 shkurtit. Pėr shkak tė situatės sė krijuar dhe ngjarjes tragjike qė ndodhi, personalisht e ndjej se ėshtė akt moral ndaj qytetarėve tė Kosovės, familjeve Balaj dhe Xheladini, ndaj prindėrve dhe familjes sime, projektit tė pėrbashkėt pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės dhe stabilitetit nė vend, qė tė ofroj dorėheqjen time nga detyra e Ministrit tė Punėve tė Brendshme" tha Rexhepi.
Ai tha se i ofron dorėheqjen presidentit, kryeministrit dhe Kuvendit tė Kosovės. Ministri nė dorėheqje, Fatmir Rexhepi apeloi te qytetarėt dhe institucionet e Kosovės qė tė tregojnė pjekuri nė kėtė fazė tė rėndėsishme pėr vendin.Shfrytėzoj rastin qė tė apeloj tek qytetarėt e Kosovės qė nė kėtė fazė tė ndjeshme dhe vendimtare pėr vendin, tė dėshmojnė pjekurinė, qetėsinė e domosdoshme pėr tė arritur realizimin e aspiratave dhe interesit nacional pėr pavarėsinė e Kosovės ", u shpreh Rexhepi nė konferencėn e jashtėzakonshme pėr media. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|