| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ndue UKAJ
Vizita e kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaqi nė Shqipėri, pa u analizuar dhe lexuar shumė nė dimensionin politik dha njė mesazh tė kuptueshėm dhe pėrtej politikė: Kosova dhe Shqipėria nėn njė ombrellė kombėtare, tanimė nė realitet e reja politike, bashkėpunojnė dhe bashkėrendojnė potencialet pėr tė mirat e pėrbashkėta, duke sforcuar kėshtu substancėn kombėtare shqiptare. Thėnė shkurt, kjo vizitė, pėrveē se sforcon natyrshėm marrėdhėniet ndėrshtetėrore mes Kosovės dhe Shqipėrisė, nė realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė, ajo ishte njė pėrgjigje adekuate ndaj atyre qė trumbetojnė pėr projektimet imagjinare lidhur me identitetin kosovar dhe nė anėn tjetėr kjo vizitė pėrēon fuqishėm mesazhin se shqiptarėt janė shqiptar kudo qė ata jetojnė. Mbi tė gjitha, kjo vizitė duke tejkaluar pėrmasėn e njė dimension tė thjeshtė politikė, implikoj politikėn nė top temėn lidhur me diskursin pėr identitetin kombėtar dhe kėndej pari ishte njė goditje e fuqishme ndaj atyre qė shfrytėzojnė krijimin e shtetit tė Kosovės pėr tė proklamuar tendencat e marra pėr kombin kosovar. Dy kryeministrat Thaqi dhe Berisha nė mėnyre eksplicite proklamuan platformat e pėrbashkėta kombėtare, duke e kuptuar faktin se tė fragmentuar jemi fare tė parėndėsishėm. Andaj, ata dhanė mesazhin e identitetit mbi dallimet. Sė kėndejmi ata duke i kuptuar dhe jetėsuar realitetet e reja politike, kanė dimensionuar angazhimet politike nė projekte tė pėrbashkėta kapitale, tė cilat kanė rėndėsi mbarėkombėtare, sado qofshin ato projekte reale apo jo. Ky ishte sinjal sinifikativ, se ne jemi, nė tė njėjtėn ombrellė tė identitetit kombėtar shqiptar, ombrellė kjo qė ka domethėnie shumėshtresore pėr gjithė shqiptarėt kudo qė ata jetojnė. Kjo vizitė dhe pėrmasa e saj tejkalon sidomos tendencat e ndryshme tė grupeve tė caktuara qė synojnė tė na ndajnė "ne" nga "ata".
Marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Kosovės jo rrallė herė janė trajtuar sipas prirjeve negative duke u shpėrfaq tendenca pėrēarėse, si dhe njė retorike qė synonte dhe synon tė krijoj ndarjes nė vend tė bashkėrendimit dhe bashkėpunimit. Njė paradoks i ēoroditur nė vete, qė nuk gjen pandehmė, edhe pėrkundėr faktit se politika e Tiranės dhe e Prishtinės, sikundėr edhe populli pėrgjithėsisht gjithmonė kanė ndjek dhe kultivuar njė linjė kombėtare. Dėgjojmė dhe lexojmė jo rrallėherė teza se Kosova duhet tė krijoj identitetin kombėtar kosovar dhe ky model i ri automatikisht domethėnė "ne" jemi kėta dhe duhet tė ndahemi nga "ata", pra tė mos jemi sikur ata. Kjo ndarje, nė perspektivėn e zhvillimeve globale, nė kohėn e integrimeve tė gjithanshme nė Europė dhe Ballkan pėr shqiptarėt ka konsekuenca tejet negative. Madje, pėr mendimin tim ėshtė njė ide krejtėsisht naive dhe ndaj sė cilės duhet reflektuar me menēuri.
Lexojmė shpeshherė nė shtypin shqiptar, sidomos nė Kosovė se idetė nacionale tanimė na qenkan tėė vjetruara, sė kėndejmi edhe primitive. Ky soj i interpretimit mė duket qesharak, ngase ėshtė pikėrisht e kundėrta ajo qė i bėn shtetet perėndimore aq tė fuqishme. Janė idetė nacionale ato qė i motivojnė italianėt dhe francezėt tė synojnė majat e kulturės, sportit, ushqimit, dizajnit, ashtu sikurse janė pikėrisht ndjenjat nacionale ato qė i bėjnė gjermanėt tė jenė superfuqi ekonomike, apo britanikėt e amerikanėt "policė" tė rendit botėror. Tek ne pikėrisht nga mospasja e mirėfilltė e ideve dhe ndjenjave nacionale kemi pėsuar deri tash, duke u bėrė shpeshherė si armiqtė, duke i imituar ata pavetėdijshėm, apo nė raste me tė kėqija edhe duke u identifikuar me ta.
Ėshtė moment qė ne shqiptarėt tė ngrehim kokėn lartė dhe tė dėshmojnė botės qytetarinė dhe civilizimin e lashtė, duke ngadhėnjyer kundruall tė kaluarės sė vrazhdė. E ardhmja varet nga e sotmja. Andaj nuk duhet abuzuar.
Tė unifikuar dhe duke ruajtur civilizimin tonė perėndimor, mund tė jemi pjesė respektabile e kombeve tė qytetėruara.
|
|