DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Njohja nga Debėlldeja
Postuar mė datėn: 2008-09-01 17:22:03 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Editorial

NEBI MĖRSELI

Ali Ahmeti dhe Menduh Thaēi pėrfundimisht nuk janė faktorė vendosės pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Shkupi. Kot e kanė me deklarata qysh nga 17 shkurti. PDSH-ja, sa ishte nė Qeveri, thoshte se Maqedonia do tė njohė Kosovėn kur tė thotė kjo parti. Zėnkat ziliqare tė dy Thaēėve ishin atu i mirė i Gruevskit dhe Cėrvenkovskit pėr tė arsyetuar veten. Erdhėn zgjedhjet dhe humbi Thaēi. Ali Ahmeti zotohej se njohja do tė ndodhė kur ai tė hyjė nė Qeveri. U bėnė dy muaj dhe asgjė nga njohja. Madje, kreu i BDI-sė, brenda dy ditėsh dha deklarata kontradiktore rreth njohjes. Njė herė tha se demarkacioni ėshtė problem qė e zvarrit njohjen, ndėrsa mė pas tha se Maqedonia shumė shpejt do ta njohė Kosovėn.
Zėrat qė erdhėn nga Tetova se PDSH-ja mund tė shkojė nė Parlament, nėse votohet njė rezolutė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės janė shterpe, ngase frika e izolimit e detyroi Thaēin tėrthorazi dhe nėpėrmjet kėsaj rezolute tė pėrfundojė me bojkotin e institucioneve. (Mos)njohja e Kosovės ėshtė pretekst i mirė qė Ahmeti dhe Thaēi tė bėjnė politikė ndėr shqiptarėt e Maqedonisė. Duke mos pasur ndikim te Gruevski dhe Cėrvenkovski, ata po “hahen” me fjalė. Duke mos pasur forcė pėr tė bindur maqedonasit se shpėtimi i shtetit ėshtė me njohjen e Kosovės, liderėt shqiptarė nga Tetova, nė mungesė tė politikės bashkėrenduese qė i lė pėrherė tė nėnshtruar nga maqedonasit, mė shumė ia qajnė hallin rejtingut tė “partnerėve” maqedonas, sesa tė veprojnė nė favor tė shqiptarėve.
Tė hėnėn, edhe praktikisht filloi pėrshkrimi i vijės kufitare nė fshatin problematik Debėllde tė Vitisė. Banorėt e atjeshėm pajtohen me marrėveshjen e arritur midis dy komisioneve shtetėrore. Dhe kjo ėshtė pėr t’u pėrshėndetur. Por, pas kėsaj, do tė dalin shumė veta qė do tė lavdėrohen me kėtė marrėveshje.
Vėnia e hunjve nė Debėllde ėshtė shenja e parė se njohja ka filluar. Ndėrkohė, parakushti i Shkupit zyrtar ishte sė pari tė pėrfundojė pėrshkrimi i vijės kontestuese kufitare. Zaten u konfirmua edhe njė herė nga qeveritarėt maqedonas se njėherė pėr njėherė s’ka hapėsirė pėr njohje tė Kosovės.
Mbledhja e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, nė fund tė kėtij muaji, mbase do tė qartėsojė pozicionin e Maqedonisė rreth Kosovės, varėsisht se ēfarė do tė ndodhė atje.
Pra, as Ahmeti e as Thaēi tė mos nguten tė pėrvetėsojnė meritat nėse Gruevski dhe Cėrvenkovski “binden” nga diplomacia botėrore se pavarėsia e Kosovės ėshtė punė e kryer, edhe pse Beogradi i ka kėrcėnuar Shkupin dhe Podgoricėn, qė tė mos e njohin shtetin mė tė ri. E, tėrė ēfarė mund tė ndodhė, ėshtė qė nė fund tė shatorit kėto dy shtete fqinje ta njoftojnė Prishtinėn se e njohin pavarėsinė e saj.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Osmani: Njohja nga Shkupi dhe Podgorica trysni amerikane (2008-10-11 14:22:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nju Jork, Sarkozi: Njohja e Kosovės, nė tė mirė tė rajonit (2008-09-24 02:35:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MOSNJOHJA E REALITETIT SHQIPTAR, KAOS POLITIK APO PSIKOLOGJIK (2008-09-02 16:29:53 nga admin4)
[ Kultura ] NJOHJA E PAVARĖSISĖ, ROL AKTIV APO PASIV (2008-08-23 18:01:14 nga admin4)
[ Opinione ] Diplomacia e Kosovės ėshtė aq e sigurt sa edhe vetė njohja pavarsisė sė saj (2008-08-17 13:02:56 nga admin1)
[ Opinione ] A po stagnon njohja e pavarėsisė sė Kosovės? (2008-07-12 16:10:05 nga admin1)
[ Opinione ] Mosnjohja e Kosovės – pengesė nė integrimet evropiane (2008-04-30 10:13:25 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Shvarcenberg: Njohja e shtetit tė Kosovės nuk ėshtė vlerėsim moral, por vlerėsim i gjendjes reale (2008-04-19 12:43:23 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MAQEDONIA DHE NJOHJA E PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS (2008-03-26 17:56:23 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shkup, neser nis demarkacioni i kufirit, pritet njohja e Kosoves (2008-03-24 11:01:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Njohja nga vendet fqinje mesazh se shteti i Kosovės ka prodhuar paqė dhe stabilitet pėr rajonin (2008-03-19 16:40:26 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster