| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Presidenti i Shqiperise do te vendoset ne Keshillin e Sigurimit... |
| Postuar mė datėn: 2007-03-18 23:50:13 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Koēo Danaj
Duket se jane vetem propagande dhe tollumbace politike, deklarimet, analizat apo intervistat lidhur me Presidentin e ardhshem te Shqiperise.
Perse jane te tilla? Po jane te tilla pasi, deri me tani, ato nuk marrin parasysh zhvillimet e ardhshme politike ne Kosove dhe ne rajon. Jane te tilla pasi deri me tani ato shprehin simpati apo preferenca personale per keet apo ate politikan. Jane te tilla pasi deri me tani nocioni «Konsensus», perfshin vetem 28.748 kilometra katrore.
Ndersa ēka u tha me lart na imponon dhe do te vazhdoje te na imponoje me shume ne te ardhmen qe kur te deklarohemi per Presidentin e ardhshem, te analizojme jo thjesht Tiranen Politike, por gjithe hapsiren shqiptare. Kjo nuk eshte nje deshire; nuk eshte folkpatriotizem, nuk eshte nacionalizem. Ajo eshte europeizem dhe do te jete neser nje imperativ qe do te shtrohet per zbatim.
Keto zhvillime politike qe do te formesohen brenda muajit maj 2007, do te kene te bejne me shtetin e ri te perkohshem te Kosoves, me zhvillimet politike ne Maqedoni, ne Mal te Zi, me forcimin e Partise per Drejtesi dhe Integrim te komunitetit ēam etj.
Dhe presidenti i ardhshem i Shqiperise, nuk do te kerkohet te jete, as president partie, as president gjysem Shqiperie, por president i Shqiperise se neserme. Kjo eshte pjese perberese e gjeopolitikes amerikane ne rajon ku shqiptaret jane thirrur te jene partnered he jo sehirxhinj.
Ne Tirane, ne trurin e politikaneve shqiptare ky mesazh duket se po vjen me «muaj vonese». Dhe sa kohe eshte keshtu, nuk eshte faji I partnereve te Shqiperise. Politikanet e saj duket se I kane te shurdhuar veshet politike. |
|
Mbi bazen e kesaj gjeopolitike dhe te zhvillimeve te pritshme rajonale, Presidenti I ardhshem I Shqiperise, do te jete nje personalitet qe ti paraprije se ardhmes dhe jo vetem te gezoje privilegjet e postit.
Ne menyre figurative, do te jete Keshilli I Sigurimit ai qe do te vendose llojin e presidentit te Shqiperise. Do te jete Uashingtoni, ai qe do te jape permasat e ketij presidenti.
E sigurte eshte vetem nje e dhene: Presidenti I ardhshem I Shqiperise nuk do te jete I permasave te Presidentit aktual. Alfred Moisiu pergjate 5 vjeteve, megjithe mbeshtetjen nderkombetare, nuk arriti te zbatoje qofte edhe nje dite te vetme Kushtetuten e Republikes se Shqiperise perballe hapsires shqiptare. Moisiu pergjate 5 vjeteve, e cungoi kombin shqiptar deri ne identifikimin e tij vetem me qytetaret e Republikes se Shqiperise.
Presidenti I ardhshem do te jete tjeter fare; ai duhet te jete I gatshem te zbatoje nje apo disa here Kushtetuten perballe kombit shqiptar, brenda dhe jashte Shqiperise.
Keshilli I Sigurimit kur te diskutoje per Kosoven, do te beje edhe me konkrete permasat e Presidentit te ardhshem te Shqiperise.
Koēo Danaj |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|