DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Gjendja nė Mitrovicė dhe statusi i Trepēės
Postuar mė datėn: 2008-08-25 12:11:21 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Gjendja aktuale e qytetit tė Mitrovicės po ndikon edhe nė funksionimin e kompleksit Trepēa. Menaxherė tė kėtij kompleksi thonė se zgjidhja e statusit tė qytetit do tė zgjidhte edhe statusin e Trepēės. Ata thonė se aktivizmi i Trepēės do tė ndikonte edhe nė integrimin e qyetit tė Mitrovicės.

Gjendja aktuale e qytetit tė Mitrovicės po ndikon rėndė edhe nė funksionimin e kompleksit metalurgjik Trepēa. E ardhmja e kėtij kompleksi varet nga zgjidhja e statusit tė qytetit, thonė udhėheqės tė kėtij kombinati.

Por, qyteti i Mitrovicės, qė prej pėrfundimit tė luftės pėrballet me vėshtirėsi nė funksionimin e tij si njė tėrėsi. Nė pjesėn jugore tė qytetit tė banuar me shumicė shqiptare, sektorėt e kėtij kompleksi udhėhiqen nga shqiptarėt, ndėrkaq nė pjesėn veriore kompleksi menaxhohet nga serbėt.

Nazmi Mikullovci, menaxher i kombinatit Trepēa shpjegon se nė cilat anė gjenden sektorėt e Trepēės.

“Prej fillimit kjo ka qenė njė prej pengesave tė rėndėsishme pėr funksionimin e Trepēės. Nė pjesėn veriore gjenden dy miniera, Bello Bėrda dhe metalurgjia e plumbit, dhe tė gjitha objektet e pėrbashkėta qė kanė qenė nė Trepēė nė kohėn e viteve tė '80-ta. Kurse, nė pjesėn jugore janė dy miniera qė janė nė funksion”, thotė Mikullovci.

Nė anėn tjetėr, Miftar Hyseni, menaxher i minierės me flotacion “Trepēa“, qė gjendet nė pjesėn jugore tė qytetit, thotė se kjo minierė tashmė punon me kapacitet tė kufizuar dhe ka tė punėsuar 600 punėtorė. Por, problem nė kėtė kuadėr, sipas tij, ėshtė statusi i pazgjidhur i Trepēės.

“Me tė vėrtetė varet shumė nga statusi i qytetit, sepse Trepēa ėshtė e ndarė nė pjesėn veriore dhe atė jugore. Ka shumė njėsi tė saj qė nuk punojnė, pėr shkak se nuk dihet statusi qytetit. Trepēa ėshtė e lidhur ngushtė me vetė qytetin. Do tė thotė, ėshtė ēėshtje jetike zgjidhja e statusit tė qytetit, nė mėnyrė qė tė funksionojė Trepēa mė mirė”, shprehet Hyseni.

Ndryshe, dikur kompleksi Trepēa njihej si vend qė siguron punė pėr shumicėn e rajonit nė Mitrovicė. Por, sot, nė sektorėt e Trepēės qė gjenden nė pjesėn jugore tė qytetit punojnė vetėm 1350 punėtorė, nga 25 mijė sa ka pasur dikur.

Zgjidhja e kėtij problemi i takon Qeverisė sė Kosovės, thotė Ismail Smakiqi, shef i administratės dhe personelit nė Kuvendin Komunal tė Mitrovicės, duke shtuar se Kuvendi i Mitrovicės nuk ka shumė kompetenca nė kėtė drejtim.

Megjithatė, ai thotė se aktivizimi i Trepēės, pėrveē se do tė ndikonte nė zhvillimin ekonomik, do tė ndikonte edhe nė integrimin e qyetit tė Mitrovicės.

"Shumė pak si qytet, po mendoj edhe si komunė, kemi fushėveprimtari nė kėtė drejtim. Me vetė faktin se janė punėtorė tė Mitrovicės, ne kemi interesim pėr rrjedhat e mėtutjeshme tė Trepēės, por shumica e ēėshtjeve janė ēėshtje tė qeverisė”, thotė Smakiqi.

Por, Mikullovci thotė se nė rend tė parė duhet tė zgjidhet ēėshtja e pronės sė Trepēės.

“Sigurisht qė zgjidhja e statusit do tė ndikonte dukshėm nė krijimin e disa kushteve qė ky kompleks tė jetė mė funksional. Mirėpo, ēėshtje kyēe ėshtė ēėshtja e statusit tė Trepēės. Dhe, me zgjidhjen e statusit tė Trepēės dhe pronėsisė sė Trepēės, do tė zgjidheshin edhe disa probleme tė tjera", pohon Mikullovci.

Sidoqoftė, problem tjetėr qė mban peng kombinatin Trepēa nė Mitrovicė, nė aspektin e zhvillimit dhe atė tė privatizimit, ėshtė borxhi i krijuar qė nė vitet e '90-ta, nė kohėn kur ky kompleks ishte menaxhuar nga pushteti serb. Ky borxh, pėr tė cilin thuhet se Trepēa i ka kreditorėve tė huaj, sipas menaxherėve, arrin deri nė 250 milionė euro.

Nadie Ahmeti
REL

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] GJENDJA E TENDOSUR NĖ KUFI ME MAQEDONINĖ, MUND TĖ MERR PĖRMASA RREZIQESH TĖ REJA NĖ RAJON! (2008-04-20 05:34:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjendja e pėrgjithshme e sigurisė vlerėsohet tė jetė stabile - por e ndjeshme (2007-10-23 12:50:30 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjendja e pėrgjithshme e sigurisė vlerėsohet tė jetė stabile - por e ndjeshme (2007-10-22 06:12:12 nga admin4)
[ Tech-Info ] GJENDJA E KOSOVĖS NĖ VIZATIME (2007-05-05 08:33:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria, KFOR i dhe UNMIK u thonė se gjendja nė Kosovė ėshtė e qetė (2006-12-21 03:37:46 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Gjendja nė shėndetėsi po shkallėzon kah kriminaliteti, u tha nė Kuvendin e Kosovės (2006-10-21 14:12:07 nga Arlind Nushi)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster