DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHQIPTARĖT “PENGJĖ” TĖ POLITIKĖS KOLONIZUESE DHE ROBĖRUESE TĖ ALEANCĖS SLLAVOMAQEDONE - SHQIPTARE
Postuar mė datėn: 2008-06-12 16:18:45 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

SPEKTATORI POLITIK

*** Kėrkesėn dhe procesin e federalizimit tė “Maqedonisė” mund ta shtrojnė, dhe ta realizojnė de facto dhe de jure nė praktikė vetėm liderėt politikė shqiptarė: Gafurr Adili, Bardhyl Mahmuti dhe Hysni Shaqiri, sepse kėta nuk kanė kurrfarė hipoteke tė detyrueshme ligjore, politike as morale ndaj qeverisė sllavomaqedone, as ndaj pėrfaqėsuesve ndėrmjetėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė “Maqedoni”.

*** Pra, Shqiptarė, nėse doni ndryshimin e statusit tė juaj politik, kombėtar, shtetėror, demokratik dhe ndėrkombėtar, tė paktėn tė jini tė barabartė me kolonizatorėt e juaj sllavomaqedonė, atėherė, pash Zotin, pash Kombin dhe pash Shqipėrinė Etnike, dilni masovikisht nė zgjedhje mė 15 qershor 2008, por tė mos ua “ pi sorra mendtė”, - MOS I VOTONI ROBĖRUESIT E JUAJ (xhafera, himera, ahmetaj, thaci etj.), por GAFURR ADILIN, HYSNI SHAQIRIN, BARDHYL MAHMUTIN…, etj., tė cilėt duan, dijnė, janė tė guximshėm, kanė vizion racional politik, kombėtar, shtetėror dhe ndėrkombėtar, janė tė gatshėm dhe tė vullnetshėm tė ndryshojnė gjendjen e mjerueshme dhe tiranike tė popullit shqiptar nė “Maqedoni”.

Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Shqiptarė, mos iu besoni kėlyshėve dhe hyzmeqarėve tė politikės skllavėruese sllavomaqedone, qė me politikėn e tyre vasale, vazhdimisht po mundohen t’iu bindin, dhe t’iu frikėsojnė nga forcat demokratike dhe pėrparimtare shqiptare, me qėllim tė fundit, qė t’iu izolojnė nga ndihma dhe nga mbėshtetja e tyre, morale, kombėtare dhe atdhetare shqiptare. Pėrkundrazi, tė gjithė kėta liderė politikė shqiptarė me programet e tyre politike kombėtare dhe demokratike paqėsore shqiptare si Gafurr Adili, Hysni Shaqiri dhe Bardhyl Mahmuti nuk janė armiq, por mėkėmbės tė devtoshėm dhe tė dėshmuar tė kombit shqiptar. Nuk janė armiq tė bashkėsisė ndėrkombėtare (por miq tė vėrtetė tė interesave dhe tė vlerave tė saj). Nuk janė armiq tė sllavomaqedonėve as tė “Maqedonisė”, por miq paqesorė tė tyre, tė cilėt, nuk po kėrkojnė maksimumin e sė drejtės sė ligjshme historike, qė domosdo iu takon shqiptarėve, por kompromisin dhe dialogun e mundshėm paqėsor pėrmes vėnies nė “rend dite” tė shqyrtimit tė kėrkesės minimale-FEDERALIZIMIN e “Maqedonisė”.

Tash pėr tash, vetėm zbatimi urgjent, dhe i pashtyeshėm pėr mė vonė-opcioni i federalizimit mund ta shpėtojė “Maqedoninė” nga shthurja e saj si shtet. Ndryshe, nėse nuk vjen nė shprehje federalizimi, qė ėshtė ēelėsi mė oportun politik, juridik, kushtetues, demokratik dhe paqesor i zgjidhjes sė konfliktit sllavomaqedon – shqiptar, atėherė qeveria e re Nikola Gruevskit, do tė pėsoi fiasko sikurse Jugosllavia socialiste e Titos (1990), sepse shqiptarėt me plotė tė drejtė, nuk do tė pranojnė, qė edhe mė tej, tė trajtohen si qytetarė tė rendit tė dytė, dhe si “pakicė nacionale” ngase janė nė truallin e tyre etnik pellazgo-ilir-shqiptar, kurse konglomerati sllavomaqedon ėshtė vetėm me bazė migruese koloniale , i ardhur nga vendet fqinje kolonizatore sllave siē janė : Bullgaria, Greqia, Serbia dhe Mali i ZI.

Krahas qeverisė sllavomaqedone, edhe shqiptarėt, nėse urgjentisht nuk mbėshtesin kėrkesėn imediate pėr federalizimin e “Maqedonisė”, njėsoj, do tė digjeni keq, sikurse kėtu e 20 vitet e shkuara si hyzmeqarė, si vasalė, tė pėrbuzur, tė shtypur, tė shfrytėzuar, tė robėruar si “pakicė kombėtare”, tė pėrjashtuar nga Kushtetuta e “Republikės sė Maqedonisė”.

Estetėt e trekėndshit tė dėshtuar politik-xhaferi-thaēi-ahmeti

Si nė zgjedhet e pėrsėritura tė 15 qershorit 2008, edhe mė pas, shqiptarėt e Iliridės, duhet tė mbajnė parasysh faktin e rėndėsishėm historiko-politik, kombėtar dhe shtetėror, se kėrkesėn pėr federalizimin e “Maqedonisė” nuk mund ta parashtrojnė para qeverisė sė tyre- MenduhThaēi dhe Ali Ahmeti e as “pensionisti” politik, Arben Xhaferi, sepse me nėnshkrimet e tyre tė Marrėveshjes sė Ohrit, si dhe tė marrėveshjeve tė tjera me qeverinė e tyre sllavomaqedone, kėta “estetė politikė” kanė garantuar para bashkėsisė ndėrkombėtare, se nuk do tė kėrkojnė pėr tė ndryshuar asgjė mė tepėr nė favor tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve-veēėse se jetėsimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, e cila ėshtė garancia mė e fortė evro-ndėrkombėtare pėr mos ndryshimin e Kushtetutės sė “Republikės sė Maqedonisė” nė disfavor tė kombit shqiptar.

Jashtė kėsaj Marrėveshjeje politike nė favor tė interesave kombėtare dhe shtetėrore koloniale sllavomaqedone, nuk kanė asnjė “miligram” shans politik, qė “devijojnė” kryeliderėt e PDSH-sė dhe BDI-sė, sepse janė nėnshkrues tė saj me obligime dhe me pėrgjegjėsi politike dhe ligjore si para qeverisė sė tyre sllavomaqedone, ashtu edhe para BE-sė, para NATO-s dhe para Amerikės etj.

Kjo ėshtė njė nga shkaqet kryesore pse shqiptarėt nė “Maqedoni” nuk duhet t’i votojnė mė tutje, as nė shkallė lokale, as nė atė shtetėrore pėrfaqėsuesit e PDSH-sė dhe BDI-sė, sepse kryeliderėt e kėtyre dy partive e kanė konsumuar kredibilitetin politik si nė planin kombėtar, ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar.

Pra, si pėr interesin politik, kombėtar, shtetėror, ashtu edhe pėr atė demokratik e paqėsor tė shqiptarėve nė “Maqedoni”, shqiptarėt nuk duhet tė merren mė me politikėn dėshtuese dhe kapitulluese tė thaēėve dhe tė ahmetėve, sepse ata me nėnshkrimin e Marrėveshjes kapitulluese tė Ohrit, e kanė “kurorėzuar” nė mėnyrė tė merituar “pensionin politik” tė tyre.

Zgjedhja dhe votimi i tyre, vetėm se do t’i thellojė, do t’i ndėrlikojė dhe, do t’i shumėzojė problemet ekzistuese tė shqiptarėve nė “Maqedoni”, me tendencė, qė ato tė shndėrrohen nė konflikte tė pėrgjakshme, tė dhunės dhe tė demonstrimit tė forcės dhe, tė terrorit nga ana e qeverisė sė tyre sllavomaqedone, duke i “lėnė fajtorė” forcat kombėtare, politike, demokratike, pėrparimtare dhe paqėsore shqiptare me nė krye Gafurr Adili, Bardhyl Mahmuti dhe Hysni Shaqiri etj.

Nėse armiku t’i lidhė duart, ėshtė e mundur t’i zgjidhėsh. Mirėpo, nėse e lidh vetėvetėn, atėherė, askush nuk mund tė tė shpėtojė nga vetėvrasja.

Pėrafėrsisht, kėshtu mund tė parafrazohet gjendja e mjerueshme politike dhe faktike e shqiptarėve nė “Maqedoni”.

Derisa shqiptarėt atje, t’i zgjedhin dhe, t’i votojnė me nga dy dekada pėrfaqėsuesit e tyre tė dėshtuar politikė (xhaferėt, thaēėt dhe ahmetajt etj.) shqiptarė, tė cilėt janė fajtorėt kryesorė politikė, pse pushteti shtetėror sllavomaqedon me ndihmėn e tyre i ka pėrjashtuar shqiptarėt nga Kushtetuta e “Republikės sė Maqedonisė”, si dhe nga e drejta ndėrkombėtare e realizimit tė vetėvendosjes.

Nė kėtė vėshtrim, si nė kuptim tė pėrgjithshėm, ashtu edhe nė atė veēantė, ne nuk duhet ta fajėsojmė vetėm poliikėn koloniale sallovamaqedone, por para sė githash, duhet ta fajėsojmė vetėveten, sepse qė nga zhbėrja e Jugosllavisė mė 1990, e edhe sot, qeveria sllavomaqedone ka qenė, dhe ėshtė e formuar, e drejtuar dhe e mbėshtetur edhe nga pėrfaqėsuesit e partive politike shqiptare (PPDSH, PDSH dhe BDI etj.), tė cilėve qe 20 vjet radhazi vetė populli shqiptar u ka hedhur votėn e tij.

Filozofia teorike dhe praktike e tė menduarit dhe e tė vepruarit tė kėtillė politik e elektoratit shqiptar nė “Maqedoni” (1990-2008) ishte, dhe ėshtė tejet negative ngase nuk dha asnjė rezultat konkret tė frytshėm nė realizimin e sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve nė “Maqedoni”. Pėrkundrazi, mbėshtetja blanko e politikės falimentuese e liderėve tė deritashėm (thaēi, xhaferi, ahmeti etj.) nga ana e popullit shqiptar, e thelloi edhe mė shumė hendekun e konfliktit dramatik paradoksal ndėrmjet konformizmit dhe neokonformizimit tė politikės hamletiane “patricė dhe plebejė”. Si rrjedhim i oportunizmit dhe i interesave tė ndryshme komplemenmtare familiare, mahallore dhe provinciale, interesi i pėrgjithshėm politik dhe kombėtar i popullit u sakrfikua ngase “piratėt” e Bajronit (me gjithė politikėn kapitulluese antikombėtare) qe 20 vjet rresht janė amnistuar dhe mbėshtetur nga vetė populli. Ky ėshtė paradoxi tragjiko-komik i politikės shqiptare nė “Maqedoni”. Njė status quo tė tillė tė mjerueshme me premisa dhe, me efekte praktike tė sumdimit klasik kolonial robėrues tė shqiptarėve nė “Maqedoni”, nuk do tė ketė shansė ta ndryshojė as matematika politike e gjeniut Paskal, e as ligjet dhe ligjshmėritė dialektike tė fizikės sė Albert Ajnshtajnit, pėrderisa vetė populli i voton hajnat, matrapazėt, mashtruesit, manipuluesit dhe robėruesit e tyre, pavarėsisht se cilės parti i pėrkasin ata.

Shqelmoni politikėn dhe strategjinė e frikėsimit, tė mashtrimit, tė vetėmohimit dhe tė vetėrobėrisė!

Si nė jetėn e pėrditshme, ashtu edhe nė politik, ndodh qė njeriu tė mashtrohet njėherė, dy herė, tre herė, por jo vazhdimisht qe 20 vjet rresht, sikurse nė rastin konkret shqiptarėt nė “Maqedoni”(gjė nuk janė pėrjashtim, sepse fenomen i politikės vetėrobėruese dhe mjeruese, ėshtė i pranishėm, edhe nė Tiranė, edhe nė Prishtinė etj.) me votėn e tyre i kanė zgjedhur dhe, ende po i zgjedhin mashtruesit dhe manipuluesit robėrues tė tyre tė dy partive mė tė mėdha politike nė “Maqedoni” (PDSH dhe BDI).

Kėshtu, nė mėnyrė tė pavetėdijshme politike, vepruan, edhe nė zgjedhjet parlamentare tė 1 qershorit 2008 nė “Maqedoni”, ku edhe nė saje tė votimit tė tyre erdhi nė krye tė qeverisė sllavomaqedone, Nikola Gruevski (fitues i koalicionit politik it VMRO-DPMNE).

Pse sllavomaqedonėt nga Kushtetuta e shtetit tė tyre shqiptarėt i kanė pėrjashtuar pa asnjė vėshtirėsi? - Sepse atė Kushtetutė sllavomaqedone e kanė votuar edhe vetė robėrit e tyre shqiptarė, tė mashtruar nga pėrfaqėsuesit e tyre politikė “demokratė” dhe “humanistė”, tė cilėt qė nga shpėrbėrja e ish-RSFJ-sė (1990) e deri mė sot nuk kanė bėrė asnjė hap konkret pozitiv nė zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar nė “Maqedoni”.

Meqė, tani edhe zgjedhjet e paradokohshme nė “Maqedoni” dėshmuan “vetėdijen e mjeruar” tė komedisė politike vetėrobėruse shqiptare, shtrohet pyetja pse, dhe deri kur shqiptarėt do t’i thonė stop kėsaj politike vetėrobėruese?

Duke qenė, pėr shkak tė incidenteve dhe tė parregullsive procedurale tė zgjedhjeve parlamentare nė “Maqedoni” , tė bėra mė 1 qershor 2008, populli shqiptar prapė, duhet tė dalė nė votimet zgjedhore mė 15 qershor 2008, ėshtė momenti oportun, qė elektorati shqiptar, tė mos e votojė asnjė nga kandidatėt e PDSH-sė dhe tė BDI-sė, sepse kėto parti me teorinė dhe me praktikėn e tyre politike kanė dėshmuar para botės se popullit shqiptar nė “Maqedoni” ia kanė ēimetuar statusin “pakicė nacionale”.

Ja, ky ėshtė “zeniti” i estetėve politikė shqiptarė nė “Maqedoni” gjatė 20-vjeēarit tė shkuar (1990-2008) tė mandatit tė tyre politik nė kuadrin e aleancės sė pėrbashkėt drejtuese qeveritare sllavomaqedone - shqiptare.

__________________
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Gjykimet drakoniane mbi shqiptarėt etnikė, nuk e qetėsojnė gjendjen nė Maqedoni! (2008-07-19 23:50:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Maqedoni, 192 vite burg pėr shqiptarėt e Bordecit (2008-07-11 17:17:08 nga admin1)
[ Opinione ] Shqiptarėt nė Maqedoni dhe Republika e Kosovės (2008-07-08 01:08:17 nga admin2)
[ Opinione ] Shqiptarėt tė mos harrojnė qėllimin! (2008-07-08 01:07:03 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Shqiptarėt e Preshevės: Kuvendi paralel serb provokim pėr ne (2008-07-01 08:42:38 nga admin1)
[ Opinione ] Gruevski i mposhti shqiptaret pėrmes shqiptarėve (2008-06-06 07:04:23 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Xhandarmeria serbe bastisė dhe provokon shqiptarėt e Preshevės (2008-05-25 15:19:12 nga admin4)
[ Histori ] Si u masakruan shqiptarėt nė komunėn e Pejės, nga barbarėt serbė - maj 1999?! (2008-05-24 07:13:56 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Vrasja ne Athine, shqiptaret u ekzekutuan me kallashnikov, nje i identifikuar (2008-05-15 02:32:02 nga admin4)
[ Opinione ] Shqiptarėt demonstrojnė nė New York, bash nė ditėn e rėnies sė fashizmit (2008-05-12 05:32:43 nga admin4)
[ Opinione ] Tė gjithė shqiptarėt sė bashku nė njė listė zgjedhore...! (2008-04-25 05:26:27 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster