| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DJE AHTISARI, SOT TROJKA, NESĖR DEJTONI
TRADITA E MASHTRIMI VAZHDON |
| Postuar mė datėn: 2007-10-09 15:03:10 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Para se tė filloj tė shkruaj pėr njė fenomen, qė nė realitet ėshtė shndėrruar nė traditė, do t'ju kisha lutur qė sė pari tė rikujtoni ose, nėse si keni lexuar ti lexoni shkrimet e mia tė mėparshme, shkrime kėto pėr tė cilat disa mė quajtėn tradhtarė, disa mė quajtėn njeri qė fantazon, disa mė quajtėn dorė e Serbisė dhe dėmtues i procesit tė Pavarėsisė (njėjtė si i quajtėn dhe mentorėt e mi Albinin, bacėn Adem Demaēi, akademikun Rexhep Qosja, Dr. Bashkim Mitrovicėn, Mr. Gafurr Adilin dhe tė tjerė). |
|
Shkruan : Arben ZEQIRI
A ju kujtohen titujt:
1. Ska pavarėsi deri mė 2008.
2. Kosovės i pėrsėritet historia!
3. Zgjedhjet para statusit pėr ti shpėtuar anėtarėt e Grupit tė Unitetit
4. E SOLLĖN E MBĖSHTOLLĖN, PRAPĖ SI THA ALBINI VETĖVENDOSJE,,
5. TRI RRUGĖ PĖR BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE.
6. Ndarja e Mitrovicės tėrheqje e vėmendjes nga simbolet dhe afati i pavarėsisė
dhe sė fundmi kur me shkrimin tim RAPORT ADEM JASHARIT, ku mė sė shumti mė kritikuan, sepse mė sė shumti u dogji atyre tė cilėve nė fakt ua dėrgova kėtė mesazh. Nė tė vėrtetė baca Adem nuk mund tė lexojė shkrimet e mia, nė tė vėrtetė mua dhe bacėn na ndajnė male, sėshtė fjala pėr vdekjen e tij, por na ndan vepra, ėshtė mė se e vėrtetė, mirėpo unė me kėtė desha qė juve qė po lexoni dhe kuptoni tu rikujtojė se ēfarė do ti pėlqente e ēfarė jo bacės po tė ishte gjallė dhe me kėtė ēfarė duhet bėrė e ēfarė jo ne qė kemi ngelur dhe po endemi nė rrugėn pafund. Ndėrsa, atyre qė u dogji desha vėrtetė t'u djegė. Desha vėrtetė tu djeg nė shpirt e nė asht dhe t'i rikujtoj se ēfarė amaneti morėn dhe sa e kanė pėrmbushur porosinė, desha ti rikujtoj se si do t'i dėnonte baca po tė ishte gjallė dhe si ka gjasa tė dėnohen ndoshta edhe sot nga trashėgimtarėt e bacės, nga ata qė e mbajtėn amanetin dhe qė sa vjen e po bėhen realitet.
Ky ishte njė rikujtim, por ata tė cilėt mė kritikuan kur thash se Pavarėsi nuk ka sė paku deri mė 2008, ata qė mė kritikuan edhe kur thash se Kosovės po i pėrsėritet historia, sidomos kur fola pėr zgjedhjet, tė cilat nuk janė asgjė tjetėr vetėm se njė tendencė pėr tė vonuar procesin deri nė atė nivel derisa shqiptarėt tė lodhen dhe tė pranojnė edhe mė tė keqen duke u dorėzuar nė rrugėtimin e tyre.
Dhe sot, fjalėt e mia sa vinė e argumentohen, shkrimet e mia sot po bėhen mė bindėse dhe mė tė vėrteta jo nga unė e miqtė e mi, por nga armiqtė dhe nga ata qė deri mė dje mė akuzuan. Pikėrisht ata, tė cilėt mė quajtėn pesimist bile edhe tradhtar, kur thoja se duan tė vonojnė procesin, sot po e argumentojnė kėtė duke vazhduar me gėnjeshtrat dhe mashtrimet e tyre. Kur unė thoja se politikanėt shqiptarė tė Kosovės janė bėrė rob dhe kukulla tė Evropės, nė luftėn e kėtyre tė fundit ndaj ShBA-ve (miqve dhe aleatėve tanė shekullorė), dikush mė kritikoi pėrsėri, dhe sot, pikėrisht padronėt e tyre Evropianė propozuan edhe mashtrimin e radhės.
Njė Dejton, pėr Kosovėn!
Njė konferencė ndėrkombėtare si ajo e Dejtonit ėshtė shpresa e radhės qė promovohet nga (ar)miqtė tanė evropianė. Po ēka do tė ndodhė nė kėtė konferencė? A thua vallė, nė kėtė konferencė do marrin pjesė njerėz nga ndonjė planet tjetėr? Po ēka do tė kėrkohet? A thua vallė, do kėrkohet Pavarėsia e Kosovės?
Joooooo..... Do jenė po tė njėjtat struktura qė do organizojnė - udhėheqin dhe pėrmbyllin me dėshtim edhe kėtė konferencė, ashtu si organizuan, mbajtėn dhe dėshtuan me Ahtisarin dhe po dėshtojnė edhe me Trojkėn. Nuk do luftohet pėr Pavarėsi nė atė konferencė, bile as qė do kėrkohet, sepse sikur ata tė ishin tė vendosur pėr Pavarėsinė e Kosovės deri mė sot, do e zgjidhnin kėtė problem, nuk mund tė shpresojmė as nė njerėz tė ri as nė metoda tė reja kur dihet fakti se kudo pyetet vullneti i Rusisė dhe nuk bėhet asgjė mė tepėr veēse lutje
lutje
lutje pėr Rusinė dhe Serbinė. A mund tė shpresoni se kėsaj radhe do vijė Pavarėsia?! Vetėm nėse ndonjė magjistar e bėn atė, e nėse Kosova ka ngelur tė shpresojė nė magji, atėherė e pati puna e Kosovės.
Unė po e shpreh mendimin tim, ndėrsa ata qė gjithmonė mė kritikuan le tė mė kritikojnė edhe kėsaj radhe (nėse kanė argumente). Le tė mė kritikojnė dhe tė mė bindin nėse kam gabim kur them se edhe kjo ėshtė njė rrenė dhe mashtrim i radhės; le tė mė kritikojnė ose le tė presin tė binden se nė kėtė Konferencė nuk do kėrkohet Pavarėsia. Keni durim, pritni dhe do bindeni se kjo konferencė pėrveē se do shėrbejė si tendencė pėr tė vonuar procesin , nė kėtė konferencė do kėrkohet: NDARJA E KOSOVĖS ose BASHKĖSIA SERBI-KOSOVĖ. Pos Pavarėsisė sė dėshtuar dhe refuzimit pėr bashkim me Shqipėrinė, NDARJA ose NGJITJA ME SERBINĖ ngelin tė vetmet opsione pėr kėtė konferencė.
09.10.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|