| » Opcionet për artikullin |
|
FJALA E PLOTE E TOPIT
NJU JORK, 25.09.2008
Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė deklaroi se Kosova e meriton anėtarėsimin nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Nė fjalėn e tij mbajtur dje nė debatin e Pėrgjithshėm tė Sesionit tė 63-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, ashtu dhe sic ishte lajmėruar bėri lobin nė emėr tė Kosovės. Ai garantoi gjithashtu vendet anėtare tė OKB-sė se pavarėsia e Kosovės e cliron rajonin e Ballkanit nga luftrat dhe konfliktet ndėretnike.
Kosova, ky realitet i ri politik, ekonomik dhe social, meriton plotėsisht tė jetė sa mė parė anėtar i Organizatės sonė tė Kombeve tė Bashkuara. Ju bėj thirrje tė pranoni me realizėm kėtė zhvillim tė pakthyeshėm duke e njohur dhe e mbėshtetur Republikėn e Kosovės, tha Topi.
Duke mbrojtur qėndrimin e Shqipėrisė lidhur me shtetin e ri tė Kosovės se, Topi shtoi se njė Kosovė e pavarur dhe demokratike, e orientuar drejt integrimit euroatlantik, ėshtė zgjidhja mė e drejtė dhe mė e qėndrueshme.
Gjithashtu kreu i Shqipėrisė nėnvizoi faktin se Pavarėsia e Kosovės e ēliron pėrfundimisht kėtė pjesė tė Evropės nga makthi i luftės, i konflikteve ndėretnike, i spastrimeve e gjenocidit etnik... Kosova nuk udhėhiqet mė nga Jugosllavia e dėshtuar, as nga jugosllavėt e rinj tė moderuar, por nga parimet e Evropės sė civilizuar dhe tė OKB-sė sė universalizuar.
Nė emėr tė shtetit shqiptare, Topi shprehu bindjen se njohja e shtetit tė ri tė Kosovės ėshtė nė interes jo vetėm tė Kosovės, tė Shqipėrisė, por edhe tė Serbisė dhe tė gjithė fqinjėve tė afėrt ose tė largėt tė saj.
Nė OKB, Shqipėria i konsideroi tė pabaza pėrpjekjet pėr tė vendosur paralele midis Kosovės dhe rajoneve tė Gjeorgjisė, Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut. Argumente tė panumėrta historike, juridiko-kushtetues, politike, demografike, etj., dėshmojnė se rasti i Kosovės ėshtė unik, sui generis, dhe zgjidhja e zbatuar pėr tė ėshtė unike. Si i tillė, ai nuk shėrben, as nuk mund tė shėrbejė si model pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera as nė rajon, as jashtė tij, theksoi mes tė tjerash nė fjalėn e tij Topi.
Nė debatin e Pėrgjithshėm tė Sesionit tė 63-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, Topi shprehu dhe arritjet e shtetit shqiptar dhe aspiratat e tij pėr integrim tė vazhdueshėm nė strukturat evropiane dhe mė gjerė. Ai nėnvizoi se Shqipėria vazhdon tė mbetet e angazhuar pėr tė bashkėpunuar nė arritjen e idealeve tė OKB-sė, dhe garantoise pėr tė realizuar kėtė mision shteti shqiptar do tė japė gjithė mbėshtetjen e ndaj Organizatės sė KB-ve.
BalkanWeb |
|