| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Rehn, Pack, Rupel: Pavaresia e Kosoves e pashmangshme |
| Postuar mė datėn: 2008-02-20 16:53:31 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Zyrtare me te larte europiane kane shprehur hapur qendrimin e tyre pro deklarates se pavaresise se Kosoves, duke e konsideruar ate si te pashmangshme. Ne perfundim te punimeve shumica e europarlamentareve rane dakord qe Kosova eshte nje rast Sui Gerenis, pra qe nuk perben precedent per vendet e tjera.
Zyrtare me te larte europiane kane shprehur hapur qendrimin e tyre pro deklarates se pavaresise se Kosoves, duke e konsideruar ate si te pashmangshme. Komisionari per zgjerim i BE-se, Olli Rehn theksoi rendesine e dergimit te misionit te BE-se ne Kosove, pasi procesi ne Kombet e Bashkuara perfundoi pa sukses. Ne fjalen e mbajtur ne debatin per Kosoven ne Parlamentin Evropian ne Strasburg Rehn denoi dhunen e djeshme ne pikat e kalimit kufitar me Serbine, ndersa i beri thirrje "te gjithe liderve dhe popujve te rajonit qe te ruajne qetesine dhe stabilitetin". Ne vijim te fjalimit te tij komisioneri Rehn u shpreh se Kosova eshte e detyruar te respektoje gjeresisht te drejtat e serbeve te Kosoves, veēanerisht ne fushen e arsimit, te kultures dhe te shendetesise sipas "propozimeve gjitheperfshirese te Martti Ahtisaarit". Duke folur per festimet ne diten e shpalljes se pavaresise se Kosoves nga zyrtaret e Prishtines, Rehn I vlereoi ato te "te hareshme, por te pergjegjshme".
Ndersa eurodeputetia Doris Pack, ne fjalen e saj u shpreh se pavaresia e Kosoves u shpall, se tashme Kosova eshte shtet. Pavaresia ishte e pashmangshme-mesohet te kete thene Pack ne Parlamentin Europian. Gjithashtu ajo e cilesoi si jetike vendosjen e shtetit ligjor ne Kosove per te ber te mundur luftimin e kriminaliteti. Ne lidhje me misionin EULEX ne Kosov ajo tha se Bashkimi Europian eshte ne unitet per kete mision. Gjithashtu eurodeputetia Pack theksoi se duhet te zbatohet plani Ahtisari,te respektohen minoritetet,kufinjte dhe shteti ligjor.
Ndersa ministri I jashtem slloven Dimitrij Rupel tha se Serbia ka nevoje per Bashkimin Europian, ashtu sikurse edhe Bashkimi Europian ka nevoje per Serbine. Deklarata e pavaresise se Kosoves -tha Rupel- nuk ishte e papritur. Negociatat mes pales serbe dhe shqiptare nuk sollen ndonje rezultat. Pavaresisht rezolutes 1244, Kosova eshte pare si nje rast Sui Generis.
Ne perfundim te punimeve shumica e europarlamentareve rane dakord qe Kosova eshte nje rast Sui Gerenis, pra qe nuk perben precedent per vendet e tjera.
Nga ana tjeter Rusia ka kritikuar ashpėr misionin qė Bashkimi Evropian planifikon tė dėrgojė nė Kosovė, duke thėnė se dislokimi i forcave pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėrbėn shkelje tė ligjit ndėrkombėtar.
(news24) |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|