Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Sikur Shqipėria Etnike e sotme tė kishte ekzistuar si shtet kombėtar shqiptar brenda kufijve tė saj historikė dhe gjeopolitikė natyrorė, ashtu sikurse shtetet e tjera sovrane ballkanike, ne nuk do tė kishim pasur fare nevojė pse tė kėrkonim federalizimin ose konfederalizimin e saj me Maqedoninė, as me Greqinė, as me Serbinė e as me Malin e Zi, sepse do tė ishim mjaftė tė fuqishėm edhe si faktor ushtarak, edhe si faktor politik, edhe si faktor ekonomik nė Ballkan.
Pse patjetėr, urgjentisht, duhet tė aplikohet institucioni juridiko-kushtetues i federalizimit tė Maqedonisė? Sepse, favori i tij parėsor ėshtė kompromisi dhe pragmatizmi politik, paqėsor, demokratik dhe ligjor i zgjidhjes sė konfliktit ndėretnik dhe ndėrshtetėror sllavomaqedon shqiptar.
Me aplikimin e sistemit federal nė Maqedoni, shqiptarėve do tiu hiqej zgjedha e hekurt nga qafa-etiketa ligjore pakicė, status ky, i cili ėshtė pengesa kryesore pse shqiptarėve u ėshtė mohuar e drejta e vetėvendosjes si komb dhe si shtet. Si rrjedhojė, heqjen e kėsaj barriere antiligjore, antikushtetuese dhe antishqiptare, mund ta bėjnė vetėm shqiptarėt nė Maqedoni, askush tjetėr.
Interesi nacional i shqiptarėve dhe i Shqipėrisė Etnike nuk mund tė realizohet si tėrėsi kombėtare dhe shtetėrore nė saje tė agjendave astrologjike tė diletantėve politikė dhe tė biznesmenėve tė ndryshėm tregtarė, politikė dhe ekonomikė shqiptarė, tė cilėt gjatė dy dekadave tė shkuara kanė krijuar biznesin dhe kapitalin e tyre tė pėrbashkėt me rusėt, me serbėt, me grekėt dhe me sllavomaqedonėt etj., tė cilėt as qė e vrasin mendjen pėr riaktualizimin, mėkėmbjen dhe avancimin e vlerave dhe tė interesave vitale tė kombit dhe tė shtetit shqiptar. Objekitivi dhe preokupimi i tyre kryesor, ėshtė profiti tregtar, ekonomik, politik, diplomatik dhe karrierist.
Ky lloj aliazhi i fortė i elitave politike shqiptare me biznesmenėt e kėtillė, ėshtė barriera kryesore pėr projektimin dhe pėr ndėrtimin e strategjisė konzistente dhe gjithėpėrfshirėse tė interesit tė pėrgjithshėm nacional dhe shtetėror tė shqiptarėve brenda kufijve natyrorė historikė dhe gjeopolitikė tė Shqipėrisė Etnike.
Nė parim, sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe, sipas dispozitave tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara ēėshtja kombėtare nuk mund tė zgjidhet me forcė, por me mjete paqėsore dhe demokratike.
Ēėshtjen kombėtare me forcė mund ta zgjidhin vetėm fuqitė e mėdha, apo superfuqitė botėrore, por jo edhe kombet e vegjėl siē ėshtė kombi i copėtuar dhe i kolonizuar nė katėr shtetet fqinje serbosllave nė Ballkan.
Ėshtė e pandershme dhe absurde improvizimi i sė vėrtetės kur ėshtė fjala pėr mbrojtjen e interesit politik, kombėtar dhe shtetėror tė pjesės sė kombit shqiptar nė Maqedoni, kur tė gjithė e dijmė faktin se, pa politikė tė mirėfilltė parimore dhe tė drejtė nuk mund tė artikulohet as kėrkesa kombėtare dhe shtetėrore gjithėshqiptare nė Ballkan.
Sė pari, duhet tė jemi tė vetėdijshėm dhe objektivė, se shqiptarėt nė Ballkan, ende nuk janė faktor real politik as ushtarak ngase ende janė tė copėtuar dhe tė ndarė nė katėr shtete kolonialiste fqinje serbosllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia).
Sa jemi faktor politiko-diplomatik dhe ushtarak i njėsuar, i fuqishėm dhe respektabil nė Ballkan, kėtė fatkeqėsisht, e provoi edhe disfata e tri luftėrave tė UĒK-sė, tė UĒPBM-sė dhe tė UĒK-sė nė Kosovė, nė Iliridė dhe nė Anamoravė (Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė), tė cilat nuk i mbėshteti kolektivisht as zyrtarisht as gjysmė Shqipėria e Sali Berishės, e as mbarė populli shqiptar i copėtuar dhe i kolonizuar nė Ballkan, dhe nė diasporė?! - Ndryshe, po tė kishin marrė pjesė tė gjithė shqiptarėt e bashkuar nėn njė flamur tė pėrbashkėt tė rezistencės ēlirimtare kombėtare antikolonialiste, tė paktėn qe 10 vjet, shqiptarėt, do tė ishin tė ribashkuar, edhe si komb, edhe si shtet nėn ēatinė e njėsuar politike, kombėtare, shtetėrore dhe territoriale tė Shqipėrisė Etnike.
Sė dyti, duhet tė pranojmė faktin se, nuk jemi populli mė i madh nė Ballkan (pse kemi ngelur popull dhe shtet i vogėl, dhe kaq i reduktuar shqiptar nė Ballkan, kjo ėshtė histori e dhimbshme dhe e gjatė shumėshekullore e fėrkimeve dhe e interesave heterogjene kolonialiste imperialiste tė perandorive tė ndryshme ), sepse po tė kishte qenė kjo e vėrtetė, qe 100 vjet nuk do ishim koloni e serbosllavėve bizantinė, por do tė ishte e kundėrta, ne do tė ishim tė lirė dhe tė pavarur, kurse ata do tė kishin statusin tonė ekzistues.
Realisht, nėse i mbajmė parasysh faktet e theksuara dhe, nėse kemi mėsuar nga pėsimet e deritashme politike dhe ushtarake tė njėzetvjeēarit tė fundit (1990-2008), atėherė, edhe pėrfolėsit e opcionit politik tė federalizimit nė Maqedoni, nuk do tė ecnin pėr hava, por pėrtoke, duke kėrkuar opcionin e mundshėm dhe real tė zgjidhjes sė statusit politik tė shqiptarėve nė Maqedoni, jo duke reaguar sipas logjikės euforike emocionale tė skajshme by heart nė stilin tigani nė zjarr, peshqit nė deti.
Me shpresa tė vrara, dhe me ėndėrra tė kota tė pritjes njėshekullore tė politikės tradhtuese 100-vjeēare shqiptare, nuk u ēlirua as Kosova, as nuk do tė ēlirohet as Ilirida, as Anamarova, as Malėsia e Madhe, e as Ēamėria. Konkluzioni:
Gjysmė Shqipėria Etnike e kolonizuar ėshtė e tradhtuar si mbi bazėn politike, ashtu edhe mbi atė kombėtare shqiptare(1912-2008). Andaj, nuk ekzistojnė mė arsye reale tė justifikueshme, tė presim edhe 100 vjet tė tjera se, Ilirida do tė ēlirohet, dhe do ta realizojė tė drejtėn e saj historike dhe kombėtare si rrjedhojė e mbėshtetjes sė faktorit politik, diplomatik dhe ushtarak tė gjysmė Shqipėrisė sovrane tė Sali Berishės, sepse kjo qė nga viti 1990, ėshtė vetėm njė shtet i defaktorizuar dhe, plotėsisht i varur nga ndihmat e jashtme ekonomike, tregtare dhe humanitare dhe financiare, e pėrqėndruar kryesisht dhe, vetėm nė ėndėrrėn shekullore tė saj, se si ti hipė kalit tė BE-sė, ashtu e pėrgjysmuar si gjysmė trup territorial, gjeopolitik, kombėtar dhe shtetėror?!
Duke qenė se politika e brendshme dhe e jashtme e qarqeve
drejtuese tė Shqipėrisė sė sotme(1990-2008) ndaj ribashkimit, jo vetėm se ėshtė njė zero e madhe nė akull, por, njėherit, ėshtė edhe pengesa e hekurt, sepse ėshtė deklaruar botėrisht kundėr ribashkimit (Alfred Mojsiu, Sali Berisha, Besnik Mustafaj, Pandeli Majko etj.). Kjo do tė thotė se, sikurse deri tani (1990-2008) shqiptarėt e Maqedonisė nuk mund tė presin ndonjė nihmė direkte, pėrkatėsisht ndonjė revidim (brenda nate) tė politikės zyrtare tė Shqipėrisė pėr ndryshimin e statusit politik tė shqiptarėve nė Maqedoni, tė cilėt Kushtetuta maqedone i ka legalizuar si pakicė kombėtare, sepse edhe Tirana zyrtare sikurse udhėheqja e elitės politike shqiptare nė Maqedoni, e ka mbėshtetur nė tėrėsi Marrėveshjen e Ohrit (gusht 2001).
Prandaj, pėrfolėsit oponentė tė federalizimit nė Maqedoni, duhet tė ulin bishtin, e tė mendojnė esėll jo vetėm kombėtarisht, por edhe politikisht, duke u mbėshtetur vetėm nė forcat vetjake (qoftė ushtarake, politike, qoftė diplomatike a ekonomike etj.) se komponenti i kombėtares nuk mund tė realizohet me fjalė boshe dhe, sipas politikės dredharake ne jemi me ju, por kosi me para100 marka gjermane njė kallashnikov...etj. Kjo taktikė e politikės mafioze thėnēin vėllazėrore, nuk do tė pijė ujė kurrė mė nė trojet e kolonizuara etnike shqiptare, pavarėsisht nga llogaria dhe nga lidhjet e saj pėrfituese diplomatike, konsullore, ekonomike dhe tregtare me armiqtė e egėr serbosllavė nė llogari tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike tė kolonizuar dhe tė copėtuar qe mė se 100 vjet korbė.
Politika e forcės nuk ėshtė opcion politik i zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan
Pavarėsisht sesa kanė tė drejtė historike dhe ligjore, shqiptarėt as nė Iliridė e as nė hapėsirat e tjera tė Shqipėrisė Etnike, nuk kanė forcė ushtarake, qė ēėshtjen koloniale shqiptare nė Ballkan, ta zgjidhin me forcė. Ndaj, po rithkesoj se, nuk duhet tė ushqejmė iluzione tė shkreta dhe iracionale se ne, me njė rėnie sopate mund ta zgjidhim problemin 100-vjeēar kolonial.
Me aplikimin e federalizmit nė Maqedoni nuk mbyllet, por hapet-riaktualizohet zgjidhja e problemit kolonial tė shqiptarėve nė Maqedoni. Kėshtu qė, veē modelit tė ligjshėm dhe pragmatik tė federalizmit, tjetėr opcion politik me mjete dhe me rrugė paqėsore nuk kanė as shqiptarėt e as sllavomaqedonėt.
Federalizmi nuk ėshtė figurė stilistike e poezisė, e tregimit, e novelės e romanit, as pėrrallė e politikės kuvendore e badihavxhinjve tė kafeneve, por ėshtė kategori juridiko-kushteuese dhe politike, qė i pėrket rregullimit shtetėror tė njė vendi.
Nuk ka dyshim se, nė mungesė tė kėsaj alternative politike paqėsore dhe demokratike, shqiptarėt nė Maqedoni, edhe pėr shumė vjet do tė ngelin me statusin pakicė kombėtare, tė pėrjashtuar edhe si element kombėtar, edhe si element shtetėror nga Kushtetuta diskriminuese e Maqedonisė, tė cilėn e ka miratuar edhe elita politike zyrtare shqiptare (xhaferėt, thaēėt dhe ahmetėt).
Tė gjithė ata oponentė, qė e kritikojnė opcionin federal tė Maqedonisė, si rrjedhim i hendikepit tė tyre profesional tė njohjes sė shkencės politike, me vetėdije dhe pavetėdije, e mbėshtesin statusin ekzistues minoritar tė shqiptarėve nė Maqedoni, duke ushqyerė iluzione tė shkreta dhe utopike, se ky status antiligjor, do tė zgjidhet nė shkallėn gjithėkombėtare dhe gjithėshtetėrore shqiptare. Kur?! Kur tė bėjė shelgu rrush?! Kur kjo gjysmė Shqipėria demokratike(1990-2008), ta ngul pykėn e deli ramės, duke ia injoruar praktikisht si tė drejtėn historike, ashtu edhe tė drejtėn kombėtare dhe shtetėrore tė gjysmė Shqipėrisė dhe tė gjysmė kombit tė kolonizuar shqiptar nė Ballkan.
Nė favor tė kėtij konstatimi, ja, telegrafikisht, vetėm disa fakte tė parrėxueshme tė politikės sė gabuar tė Shqipėrisė demokratiko-socialiste berishiste dhe nanoiste: (1) Njohja e Maqedonisė; (2) Njohja e Greqisė; (3) Njohja e Serbisė dhe (4) Njohja e Malit tė Zi, pa zgjidhjen e asnjė problemi ekzistues ( qoftė kombėtar, qoftė shtetėror, qoftė kolonial, qoftė territorial) tė shqiptarėve dhe tė gjysmė Shqipėrisė Etnike(1878-2008).
I gjithė ky spektėr i gabimeve fatale i politikės zyrtare tė Tiranės, haptazi provon faktin se, Shqipėria e sotme(1990-2008) berishiste-nanoiste, sė pari, po do bashkim me aleancat hibride dhe tė panatyrshme tė kolonizatorėve shekullorė serbosllavė, dhe integrim sine qua non nė Bashkimin Evropian, por jo edhe RIBASHKIMIN e gjysmė Shqipėrisė sė kolonizuar dhe tė neokolonizuar nga partenerėt e saj, tė theksuar rajonalė, dhe mė gjerė.
Nėse Republika e Shqipėrisė, nė vend tė federalizimit tė Maqedonisė, do tė mbėshtete konceptin e ribashkimit tė Iliridės me Shqipėrinė, si opcion racional, tė mundshėm, tė drejtė, legjitim kombėtar dhe shtetėror, atėherė pa asnjė rezervė dhe, pa asnjė dyshim, do e pranoja kėtė zgjidhje politike tė statusit tė shqiptarėve nė Maqedoni, e jo kurrfarė formule federaliste as konfederaliste.
Ndryshe, pėrrallat poetike me ndiesi tė zjarrtė kombėtare dhe atdhetare, tė pėrshkuara nga romantizimi nacional, nga utopizmi dhe nga diletantizmi politik, nuk dhezin nė rastin e mohimit dhe tė kontestimit tė modelit juridiko-kushtetues dhe politik-federalizimit tė pakusht tė Maqedonisė.
Si pėrfundim nė favor tė arsyes dhe tė reales sė federalizimit tė Maqedonisė, po citoj njė thėnie tė politikės filozofike tė njė plaku tė urtė nga Drenica heroike(pjesėmarrės i Luftės sė Shaban Polluzhės nė Drenicė, mė 1944-1945): Ma mirė njė zog nė grusht, se njėqind tė tjerė nė hava. Kjo, do thotė, think over edhe politikisht, nėse do tė arrish objektivin e caktuar edhe nė planin e realizimit tė interesit tė pėrgjithshėm kombėtar dhe atdhetar. Ndryshe, edhe 100 vjet tė tjera, do tė jetojmė me ėndėrra tė kota, duke pritur ditėn e bardhė tė bashkimit tė 100 zogjėve tė tjerė nė hava.
Thjesht, kjo do tė thotė se (ngaqė e provuam me lėkurėn tonė, kėtu e 100 vjet mė parė-1878-2008) me letra pallavragjike tė tradhtisė dhe tė shitjes sė politikės sė dėshtuar tė berishizmit dhe tė nanoizmit, nuk ndėrtohet KULLA E PĖRBASHKĖT KOMBĖTARE DHE SHTETĖRORE E SHQIPĖRISĖ ETNIKE nė Ballkan.
Tė gjithė ata politikanė dhe jopolitikanė, qė i besojnė verbėrazi njė politike tė tillė antibashkim, do tė digjen dhe, do tė vriten nga realiteti, duke pritur edhe 100 vjet tė tjera nėn saēin e kuq dhe nėn vragonjtė e pėrgjakshėm tė sundimit kolonial dhe gjenocidal serbosllav nė Ballkan.
Vetė gjysmė Shqipėria etnike e kolonizuar dhe shtypur(para sė gjithash, duhet tė mendojė dhe tė veprojė politikisht), duke kėrkuar ndihmėn dhe bashkėpunimin konkret (politik, ekonomik, ushtarak, diplomatik etj.) nga Amerika dhe nga partnerėt e saj evroperėndimorė, nė mėnyrė qė ta ketė marrė fatin e saj nė duart e veta, sepse, kjo ėshtė e vetmja strategji dhe taktikė politike, qė nolens volens, do ta detyronte edhe gjysmė Shqipėrinė e pavarur berishiste-nanoiste (1990-2008), ti bashkohej opcionit real tė zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan.
___________
|