| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MAQEDONINĖ E SHPĖTON VETĖM FEDERALIZIMI I SAJ..! |
| Postuar mė datėn: 2008-09-18 10:10:35 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: GAFURR ADILI
Maqedonia, apo Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė, (FYROM), njė shtet artificial ky , i krijuar pas Luftės sė Dytė Botėrore, mbi territorin shqiptar (10 mijė kilometėr katrorė) dhe atė bullgar, po pėrballet me njė krizė tė madhe, jo vetėm ekonomike (vendi i dytė mė i varfėr nė Evropė, pas Kosovės, sipas raportit mė tė ri tė Bankės Botėrore), por edhe sociale dhe politike, krizė kjo e cila kėtė krijesė artificiale, pa emėr, pa gjuhė dhe pa identitet (Greqia emrin dhe, si dhe bullgarėt gjuhėn dhe identitetin), e ka sjellė nė njė stad tė atillė, tė cilėn lirshėm edhe mund ta cilėsojmė dhe ta emėrtojmė si e sėmura aktuale e Ballkanit.
Ndikimet e huaja mbi tė sėmurėn e Ballkanit..!
- Greqia, qė pėr shkak se nė shtetin e saj ekziston Maqedonia e Egjeut (Maqedonia e vjetėr), me kryeqendėr Selanikun (nė fshatin Kokushė, 1 km. larg Selanikut, ka lindur "ideologu" i sllavo-maqedonasėve - Goce DELCEV), me mbi 60% tė investimeve tė saj ekonomike, ka arritur qė Maqedoninė ta ketė tė pushtuar e tė kolonizuar plotėsisht dhe ta ketė nėn vartėsinė e saj neokoloniale dhe tė ndikojė, sė bashku me aleaten e saj- Serbinė, nė tė gjitha sferat sociale dhe politike tė jetės shoqėrore tė sė sėmurės sė Ballkanit.
- Serbia, ka arritur tė ruajė ndikimin e saj institucional dhe politik te IRJM (FYROM), ku institucionet kryesore shtetėrore, qė janė: shėrbimi sekret (DBK), prokuroria dhe gjyqėsori, si dhe dy partitė kryesore sllavo-maqedonase (LSDM e Branko Crvenkovskit dhe VMRO-DPMN e Nikolla Gruevskit) kokėn e tyre e kanė pasur dhe e kanė nė Beograd. Kėtė gjė e dėshmoi edhe Kondova (nė vitin 2005) e Menduh THAĒIT, i cili nė emėr tė patriotizmit false tė Tij, me veprimet e Tij (pėrmes Agim KRASNIQIT), duke krijuar trazira shumė pranė Shkupit, nė kohėn kur diskutohej qė andej (nga Shkupi) dhe pėrmes Strugės tė kalonte Projekti Amerikan AMBO, shumė rėndė i dėmtoi interesat madhore kombėtare, sepse ky projekt (Projekti AMBO) dėshtoi dhe fitoi Projekti Rus GASPROM, pėr ēka dyshohet qė zoti M. THAĒI tė ketė marrė mbi 20 milionė euro nga qarqet antishqiptare dhe antiamerikane serbo - ruse, si dhe Brodeci i zotit Ali AHMEITI, ku ishte e implikuar edhe Serbia, oficerėt e sė cilės drejtuan operacionet ndėshkuese e vdekjeprurėse sllavo-maqedonase mbi shqiptarėt e Malėsisė Sharrit. Pushtetarėt sllavo-maqedonas, si Crvenkovski ashtu edhe Gruevski, sa herė qė tė dėshirojnė tė shkojnė tė festojnė festėn e tyre nė Manastirin Prohor-Pcinski (shumė pranė Vrajės) duhet t'i marrin leje Beogradit. |
|
- Bullgaria, aktualisht nuk ka ndonjė ndikim tė madh mbi IRJM-nė, pėrveē njė ndikimi opozitar pėrmes ish- Kryeministrit Lupco GEORGIEVSKI dhe partisė sė Tij shumė minore, i cili ka arritur qė deri mė tani mbi 200 mijė qytetarė tė pjesės lindore ti pajisi me nėnshtetėsi e pasaporta bullgare. Por, duke qenė se Bullgaria ėshtė anėtare e Bashkimit Evropian, pritet qė ndikimi i saj tė rritet edhe mė shumė, pa harruar se nė Bullgari ekziston njė qytet me emrin Sandanski, tė Heroit tė Bullgarisė - Janė SANDANSKI, tė cilin "Maqedonia" pretendon se e ka heroin e saj, kur dihet fakti qė Bullgaria e ka cilėsuar si Cari i Pirinit, tė Maqedonisė sė Pirinit, qė gjendet nė Bullgari.
- Shqipėria dhe Kosova, qė tė dyja, ashtu si Tirana zyrtare, tė cilėn e obligon neni 8 i Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė: Republika e Shqipėrisė obligohet ti mbrojė tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve jashtė territorit tė saj", edhe Prishtina zyrtare, as nuk kanė pasur dhe as nuk kanė ndonjė ndikim aty, pėrveē interesimit dhe implikimit tė tyre gjatė fushatave elektorale dhe zgjedhjeve parlamentare nė IRJM, vetėm e vetėm qė nė pushtetin sllavo-maqedonas tė sjellin njėrin nga dy aleatėt e tyre (PDSH-nė e zotit Thaēi apo BDI-nė e zotit Ahmeti), pėrmes tė cilėve lėvizin bizneset e tyre nga Porti i Durrėsit pėr nė Prishtinė. Dhe, ky interesim dhe implikim i Tiranė zyrtare apo edhe i Prishtinės zyrtare do tė zgjasė vetėm deri sa tė pėrfundojė autostrada Durrės- Prizren-Prishtinė, dhe mė pas interesimi i tyre do tė jetė i njėjtė me interesimin e tyre pėr Kosovėn Lindore (Preshevėn, Medvegjėn dhe Bujanocin), qė ėshtė baras me interesimin dhe pėrkushtimin e tyre pėr njė shtet tė Afrikės sė Jugut, sepse atje ( nė Kosovėn Lindore), as pozita dhe as opozita e Tiranės dhe as ajo e Prishtinės, nuk kanė interesa dhe leverdi tė biznesit tė tyre ekonomik.
- Bashkimi Evropian (BE), artificialisht dhe pėr interesat e saj strategjike, ndėr tė cilat ėshtė edhe ajo qė kam potencuar nė shkrimin tim me titull: Rreziqet qė i kanosen Kosovės dhe gjithė Kombit Shqiptar..!, po e ledhaton tė sėmurėn e Ballkanit, dhe edhepse IRJM nuk ka arritur qė ti pėrmbush as 20%-shin e standardeve pėr nė BE, eksponentė tė saj shprehen sikur ajo na i paska pėrmbushur mbi 60% tė standardeve tė nevojshme, gjė qė ridėshmon faktin se BE gjithmonė nė raste tė tilla vepron vetėm sipas ndikimeve arbitrare dhe interesave politike tė saj, siē ka qenė edhe rasti i anėtarėsimit tė Greqisė nė BE, apo siē ėshtė tani edhe rasti i mospranimit tė Turqisė nė kėtė Bashkim Evropian.
- ShBA dhe NATO, gjithashtu pėr interesat e tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike nė Ballkan,
janė shumė tė interesuar qė IRJM-nė ta fusin nė gjirin e Aleancės Verio-Atlantike...?!
Ēka duhet bėrė dhe si duhet vepruar pėr tė evituar gjakderdhjen nė Ballkan...?!
Konsideroj qė, pėr tė evituar gjakderdhjet e shkaktuara nga viti 1991 e deri mė tani, tė shkaktuara nga pushteti sllavomaqedonas, si nė Ladorishtė, nė Bit-Pazar, nė Gostivar dhe nė Bicincė tė Kėrēovės, si dhe Lufta e vitit 2001, Kondova dhe Brodeci ( vitin e kaluar), doemos dhe urgjentisht bashkėsia ndėrkombėtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), pėrpara se IRJM-nė ta pranojnė nė BE dhe nė NATO, si dhe sa nuk ėshtė bėrė tepėr vonė, duhet tė ndėrhyjnė nė konfigurimin juridiko-shtetėror tė sė sėmurės sė Ballkanit dhe Maqedonia tė bėhet shtet federal midis shqiptarėve dhe bullgarėve, sipas modelit tė Belgjikės, nė tė kundėrtėn, ashtu siē Belgjika qė rrezikohej tė ndahej me gjakderdhje (para se tė bėhej shtet federal midis flamanėve dhe valonėve), edhe IRJM ėshtė shumė pranė ndarjes sė saj me gjakderdhje, gjakderdhje kjo qė mund tė shkaktojė njė Luftė ė Tretė Ballkanike,
nė kėtė Ballkan fuēi baroti, luftė kjo qė do tė mund tė provokojė edhe njė luftė mė tė madhe, tė pėrmasave mė tė gjėra ndėrkombėtare.
Tiranė, 18 shtator 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|