DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» LIDHJA E SHQIPTARĖVE TĖ BOTĖS (LSHB)
Postuar mė datėn: 2007-07-23 11:40:49 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Shkruan: Riza LAHI



Dy vėllezėr, njė ditė, morėn rrugėn nėpėr botė. Mbushėn trastat dhe u nisėn t’i binin globit nga njėri cep nė tjetrin cep.
Jo pėr njė aventurė ekologjikėsh, gjeografėsh, turistėsh apo edhe thjesht pėr gjueti aventurash, por pėr njė tjetėr gjė. Pėr tė kėrkuar ku janė e ku nuk janė shqiptarėt.
Kjo ndodhi vite e vite mė parė dhe, tė dy vėllezėrit binjak: quhen Mikel dhe Simon Kuzhnini.
Tė dy kėta kristianė kosovarė, pas njėmijė hallesh prej persekutimeve titiste nė vendlindje, pas njėmijė hallesh pėr tė fituar ca para – aq tė domosdoshme pėr t’u hyrė kėrkimeve idealiste qė janė aq larg kėtyre tė shkretave, por, gjithsesi, “parja e bardhė pėr ditė tė zezė” – ia nisėn romanit kombėtar pėr tė bashkuar shqiptarėt.
U krijua kėshtu “Lidhja e Shqiptarėve tė Botės”…Vite mė parė…

Lezhė, 21 korrik 2007…
Njėri prej dy vėllezėrve idealistė nuk ndodhet nė kėtė sallė tė bibliotekės sė Lezhės, rretheqark kėsaj tavoline tė rrumbullakėt, ku burrat me kollare janė pėrmbytur nė djersė prej mungesės sė kondicionerėve.
Kanė ardhur enkas pėr kėtė tubim - qė do tė pėrgatisė Kongresin e Dytė tė LSHB – qė “do tė mbahet veēse nė Tiranė, askund tjetėr ma; vetėm nė Pallatin e Kongreseve” – ndoshta nga 24 vendeve evropiane dhe SHBA. Delegatėt e kėsaj mbledhjeje pėrgatitore, kanė mbėrritur me shpenzimet e tyre kėtu nė Lezhė, ku do tė bėnin edhe njė fotografi nė vendvarrimin e Skėnderbeut.
Konceptimi dhe organizimi i “LSHB”, ėshtė i tėri idealist; nuk ka se si t’i pranojė manovrat e mundshme pragmatiste.
Lexohen plot patos pėrshėndetjet nga Mardena Kelmendi, Alida Hisku – Llamadeo Dukagjini G( te dy ne kryesinė e degės L.Sh.B-sė nė Gjermani), Ibrahim Egriu (kryetar i degės LShB-sė pėr vendet Skandinave), Agim Bacelli – Amerikė, Luigj Shkodrani, kryetar i degės LShB-sė pėr Danimarkė, Andrea Alushi, Greqi… Baki Ymeri kryetar i LShB-sė pėr Rumani, Kozeta Zylo anėtare nė kryesinė e LShB-sė pėrshėndetja e shkrimtarit dhe patriotit Ndue Ujkaj nė Suedi, pėrshėndetja e Nazmi Jakurtit nga kryesia e Zvicrės etj. etj.
Nė krye tė tavolinės, Kuzhnini, i qeshur, shtatlartė dhe i shėndetshėm si njė klerik franēeskan, flet me njė gegnishte qė mua mė rrėqeth me bukurinė e rrjedhshmėrinė e saj, duke pasur parasysh se ai banoka prej mbi 20 viteve nė tjetėr truall, nga ai qė e ka lindur. Vitore Stefa me ka treguar pėr tė se ka qenė aktivist i pėrndjekur qė nė kohėn e Titos; qė nė vitet ’68 ku ngritėn Flamurin Kombėtar se bashku me Ukshin Hotin dhe me djemtė e tjerė te rrethinės sė Prizrenit.



Kuzhnini, gati nė mėnyrė urdhėrore fton tė vijė nė presidium njė grua tė veshur me tė zeza. Ajo, e qete, pa ditur tė qeshė dot, zė vend si njė ikonė. Ėshtė deputetja e parlamentit te Kosovės, zonja Nekibe Kelmendi. Sytė e saj kanė parė tė vriten brenda disa minutave dy fėmijėt dhe bashkėshortin e saj, juristin e njohur Bajramin; tė vriten nga paramilitarėt serbė.
Flasin me zė tė lartė, me temperament, gjithė nerv e pasion se si duhen bashkuar shqiptarėt.
T’i bashkosh shqiptarėt, ndaj tė cilėve aplikohet prej shekujsh deviza dinake e romakėve “Divide at impera” pėr shumė prakticienė dhe pragmatistė ėshtė thuajse e pamundur. A pėrfytyrohet vallė qė tė ulen, tė pinė kafe e tė dėgjojnė tė qetė njėritjetrin Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu? Esat Pashė Toptani me Avni Rrustemin? Adem Jashari me Ahmet Krasniqin? I vrari pabesisht nė pritė me vrasėsin e tij me para? Prokurori me ish tė burgosurin prej tij? Sigurisht, Rugova me Thaēin, Berisha me Nanon? Dashnori i gruas me burrin e tradhtuar nga ajo? Pasaniku me varfanjakun? I vrari nė luftė mes radhėve tė UĒK-sė e qė nuk ka njė dyshė nė xhep, me pasanikun qė bėnte plazhe nė Durrės, kur tė tjerėt luftonin se, “qe, ma, ia mėshoi NATO?”.
Pėrgjigja pozitive pėr disa prej kėtyre pyetjeve ėshtė thuajse e tmerrshme. Por ama, qė e tėrė kjo kategori njerėzish qė pėrmendėn flet shqip, ėshtė tundur nė djep nga njė nėnė shqiptare, di lojėra popullore, kėngė popullore dhe adete e zakone shqiptarėsh.
LSHB, don t’i bashkojė gjithė shqiptarėt, pėrfshirė ėshtė polet e sipėrpėrmendur.
Njė shqiptar i vjetėr, nga Kurbini me origjinė, z. Pervizi, qė kishte mbėrritur kėtu qė nga Belgjika, mbi 75 vjeē dhe qė e kishte kaluar rininė dhe burrėrinė e parė nė internim nga shteti komunist, u ngrit dhe tha se tani nuk ėshtė koha pėr t’u ngrėnė me njeritjetrin. Ėshtė koha tė vėmė nga njė gur nė zemėr tė gjithė, nė emėr tė nėnės sė pėrbashkėt, Shqipėrisė…
“Pilot je ti? “ – Pervizi
“Po, pilot” – unė.
“Sigurisht qė je antikomunist!”
Preferoj tė mos pėrgjigjem.
Pervizi mė troket gotėn mė verė tė kuqe duke mė parė nė bebe tė syrit.
Mė pas, nė njė ambient mė tė gjerė pėrgjigjem kėshtu:
“Unė jam pilot, dhe si i tillė, unė e di krejt mirė se mė duan qė nga Sali Berisha e deri te Hysni Milloshi. Qė tė gjithė shqiptarėt shikojnė aeroplanin e tyre nė ajėr dhe thonė me krenari apo nostalgji “Ky ėshtė djali, vėllai, shoku im”. E, unė nuk kam se si t’i sulem njėrit apo tjetrit… E pra, unė njoh sa tė duash njerėz qė urrejnė Enverin, si dhe, po kaq, njerėz qė e duan dhe e respektojnė atė. Ama, janė tė gjithė shqiptarė.”
“Unė tė gjithė i pranoj pėr kafe, me pėrjashtim tė “kodoshit tė gruas “ – pėrgjiget njėri nga pjesėmarrėsit…



Ėshtė hera e parė qė marr pjesė nė njė tubim tė tillė, megjithėse ky forum ka gati 15 vite qė ėshtė krijuar dhe legalizuar nė vitin 1995 nė Munih tė Gjermanisė.
Vitore Stefa ka qenė nxitėsja qė unė jam kėtu. Kanė ardhur nga Tirana edhe gazetari Albert Zholi, e shkrimtarja Violeta Alimuēa. Nga Berati – poeti karizmatik, z Sotiraq Mishaxhiu.
Delegatėt flasin njėri pas tjetrit dhe ka kėrkesa pėr tė kufizuar kohėn. Patosi pėr tė folur gjatė ėshtė se thuajse qė tė gjithė kanė udhėtuar me shpenzimet e veta deri kėtu. Unė nė tavolinė kam disa libra tė Vitores, qė ajo mė ėshtė lutur t’ua dhuroj disa tė njohurve tė saj. Nė tė vėrtetė atė e njohin tė gjithė. Edhe mua mė njohin disa nga listat virtuale.
E shkreta Vitore, sa qejf qė kishte tė vinte; nuk kish munguar as ajo, as bija e saj, poeteshė dhe ajo, Madi. Kushedi se sa ka harxhuar deri tani duke folur nė telefon nga Italia, vetėm me mua. Mua mė habit kjo grua emigrante qė nuk e kam parė asnjėherė dhe qė…
“Po tė mos ishin telefonatat e Vitore Stefės, unė nuk do tė vijshe kėtu” – mė pret fillin e mendimeve njė zė; ėshtė i Talat Pllanės, njė burrė i pashėm ardhur nga Anglia.
“Meqenėse e pėrmende Vitoren, nuk muj tė rri me pritė ma, por du me i thanė dy fjalė pėr njatė grue qė asht sa pėr pesė burra” – ėshtė ngritur pa pyetur njeri, pasi ndodhet nė presidium, njė burrė qė kollarja ia ka shtuar djersėn nė fytyrėn e tij tė pashme ku vezullojnė dy sysh tė ngjyer. Ėshtė okulisti – kirurg, I shumė mirėnjohuri Orhan Kurbati, nga Kosova.
“Vitore Stefa….”
“Aaaaa, ēa kom respekt pėr njatė gru edhe unė…Shqiponjė e vėrtetė Shqipnijet …Vitore Stefa ka pritė e qitė me ….”
Ndėrkohė celulari im. Kuzhnini vėshtron nga unė nė mėnyrė qortuese. Po unė kam brofur nė kėmbė plot hare. Nė tel ka dalė Vitorja.
“Zake, tė keqen motra, Vitorja jam, po vazhdoni?”
Unė ia zgjas celularin dorės sė parė qė don tė ma rrėmbejė pėr tė folur me shkrimtaren dhe aktivisten beratase Vitore. Ėshtė dora e njė gruaje tė bukur. Merita Dabullės – aktore nė Greqi. Ajo ka ardhur qė andej pėr kėto dy ditė, tok me shkrimtarin - Miho Gjini e njė tjetėr.
Celulari tani kalon duar mė duar….
Nga Greqia ka ardhur edhe njė poete qė e mban Lap Topin edhe nė tavolinėn e drekės. Ka regjistruar poezi. Qė tė gjitha bėjnė fjalė pėr atdheun dhe Shqipėrinė. Tematikė si kjo tėrheq zakonisht fėmijėt e moshės sė vajzės sime.
Por, edhe kėtė grua tė martuar me njė “Grek shumė tė mirė”, por qė fėmijėt “i kam ende nė parajsė”. Quhet Elda Kokoneshi.
Ndue Hila ka ardhur qė nga SHBA; me tė kemi lidhje virtuale dhe ai ēuditet me mua se “tė dijshėm nja 30 vjeē e tė pashėm”.
Janė gjithsej nja 50 60 aktivistė – tė LSHB-sė. Secili ka dramėn e tij derisa ka ardhur kėtu. Kushedi se ēfarė pėrpjekjesh mbinjerėzore kanė bėrė ata pėr vendin e tyre deri nė kėtė ditė. Janė pėrzgjedhur prej mijėra, qindra mijėra shqiptarėve anembanė globit.
Ballė meje ėshtė njė figurė qė i ngjanė krejt njė personazhi tė njė filmi Italian. Ai kujton se e njoh dhe mė sheh plot mirėsjellje. Pėrfiton nga rasti, qė me kėtė rast t’i dhuroj njė libėr, nga tė mijtė qė kam nė ēantė. Mėsoj mė vonė se ai ishte nga Kumanova, kryetari i Komitetit tė Helsinkit nė Maqedoni dhe ish i pėrndjekur politik…



LSHB kėrkon tė bashkojė tė 16 milionė shqiptarėt, ku janė nėpėr botė; t’i bashkojė pėr gjėra qė mund tė bashkohen, si psh pėr palėt e flamurit, pėr gjuhėn, folkun, zakonet, miqėsitė personale. Pėr atė qė kushdo nėpėr botė qė i thotė bukės ”bukė” ta ndjejė njė dorė mė tė fortė sesa pėrpjekjet e tija personale qė mendon pėr tė.
Normalisht, kjo detyrė, detyra e nuklit tė shqiptarėve, ėshtė “nomenklaturė” e shtetit shqiptar. LSHB e ka marrė pėr sipėr njė atribut tė tillė. Ky atribut bėhet edhe mė serioz, pra, edhe mė agresiv ndaj kundėrshtarėve tė shqiptarėve, kur shteti juridik i shqiptarėve ende ka shumė e shumė pėr tė bėrė. Sė paku, njė radio pėr shqiptarėt jashtė atdheut, tanimė ka nevoja ulėritėse pėr t’u modernizuar me teknologji tė re dhe kjo as qė ka ndėrmend tė ngjasė hėpėrhė. Ka nevojė pėr njė gazetė apo revistė panshqiptare qė t’u ruhet tmerrėsisht gjėrave politike, por edhe kjo mungon. Tė kėtilla probleme mbase ka edhe Televizioni Publik i Shqiptarėve.
LSHB pėrpiqet. Shqiptarėt e pambrojtur si duhet nga shteti i tyre dhe tė pandihmuar nė mėnyrė selektive prej tij, kanė krijuar anembanė globit “Listat virtuale”. “Art-Cafe”, “Dervina”, “Mėmėdheu”… Burrat patriotė si… Agim Bacelli. …bėjnė pėrpjekjet e tyre tė mundshme nė kushtet e jetės sė trishtuar tė jabanxhiut, tė emigrantit.
“Listat virtuale” janė origjinalisht albaneze. Kėtu, albanezėt emigrantė, miqėsohen me njėritjetrin, diskutojnė, kėnaqen, grinden e shamatohen – ani, hajt, ta hajė dreqi, prapė, mirė; mė mirė se sa asimilim…a s i m i l i m
LSHB ka njė mision tė veēantė – ēuditėrisht, ja po ulurin tani ky mision – tė japė kontributet e veta sa ku mundet pėr ēėshtjen kosovare.
Mundėsia e bėrjes sė pazareve pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė eminente. Kosova duhet menjėherė tė shpallė pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanshme. Lidhja e Prizrenit erdh dhe u organizua kur nė emėr tė tė “Mėdhenjve” tė kohės dikush deklaronte se Shqipėria ishte vetėm njė shprehje gjeografike.
Pavarėsisht nga tė gjithė, dhe kundėr tė gjithėve, Ismail Qemali, pas njė turneu diplomatik nėpėr Evropė dhe me dy rupi nė xhep, e shpalli pavarėsinė. Shpallja e pavarėsisė donte tė thoshte, byrėm, kush nuk ėshtė dakord, duhet tė pėrballohet me njė milion shqiptarėt e kohės. Qė ishin stėrgjyshėrit tanė – qė tė gjithė tė armatosur, qė tė gjithė kryetrima por qė, pėr fat, aq injorantė, sa tė pėrēaheshin lehtėsisht.
Nė shembullin e stėrgjyshėrve tanė intelektualė duhet tė ecė Kosova. Ama, nuk ka mė 1 milion shqiptarė, por 15 milion qė do ta duartrokasin njė nismė tė tillė politike. Pėrveē kėsaj, Shqiptarėt kanė edhe alamet mbėshtetjesh ndėrkombėtare, si SHBA, Anglia, Gjermania apo vendet islamike etj. Shpallja e pavarėsisė nė mėnyrė tė njėanshme e Kosovės, don tė thotė – asnjė kompromis pėr ndarjen e Mitrovicės.
Do tė thotė – gati kushdo tė ndeshet me gjokset e 15 milion shqiptarėve.
Janė tė mirėpritura shumė pėrkrahjet ndėrkombėtare dhe institucioneve shumė tė respektuara ndėrkombėtare. Por, nga ana tjetėr, shqiptarėt nuk kanė se si t ė harrojnė se mė 7 prill 1939-s, Shqipėria ishte anėtare e Lidhjes sė Kombeve, me tė drejta tė plota, por kjo lidhje ishte krejt e pafuqishme tė ndalonte “fati complain” e dorės brutale tė Musolinit…
LSHB…
Tingėllon diēka e pėrafėrt me faljen e gjaqeve.
Shqiptarėt faljen e gjaqeve nė mėnyrė masive e kanė bėrė normalisht nė vigjilje tė luftėrave apo nė vigjilje tė mundshme tė kėrcėnimeve tė asaj natyre.
Shqiptarėt, mendoj unė, ndodhen shumė – shumė tė kėrcėnuar.
Nuk e kam vetėm tek fakti qė i tė qenies sė copėzuar tė Shqipėrisė natyrale, as te gati njė milion emigrantėt e Republikės sė Shqipėrisė qė jetojnė pėrditė nėn ndryshkun llahtarshėm tė padukshėm tė asimilimit, etj., qė i dimė tė gjithė. Brengosėsh ėshtė se, nėn pretekstin e hegjemonizimitt ė kulturave etj., po pėrēudnohen pėrditė tipare tė mrekullueshme e qenėsore tė shqiptarėve, si fjala e dhėnė, besa, burrnia, idealizmi, shkatėrrimi i familjes etj., tė shikosh njė sallė me shqiptarė, sheh, njė biond e njė blu, njė sybojqiell e njė syzi, njė tė gjatė e njė tė shkurtėr, njė barkaliq e njė thatuq. Ama, ata i bashkojnė gjėrat e pėrbashkėta, tė cilat janė duke u sulmuar papushim.
Dy korife tė letrave tona, te sytė e tė cilėve shikonin tė gjithė nė kėtė periudhė ēoroditjeje kombėtare, Kadareja me Qosjen, nisėn e u bėnė qepaze me nėjritjerin nė sy tė gjithėve rreth njė proēke qesharake edhe pėr dy nxėnės gjimnazi, nėse kanė qenė myslimanė apo jo shqiptarėt mė parė dhe se, kuptohet, ē’duhet tė bėjmė, xhanėm…
Kėto ditė, ėshtė vėnė nė focus Shkodra. Njėherė – shumė familje tė moēme shkodrane paskan prejardhje nga turqit e vendosur kėtu pas pushtimit, pra, racė akinxhinjsh, e, njėherė tjetėr, “dukagjinasit paskan mbytur Shkodrėn”.
Keni parasysh se, siē dėshmon gazetari shkodran, FC, nė vitin ’92 ai ėshtė pyetur nė hetuesinė serbe rreth parullės sė hedhur nė Shkodėr me rastin e shembjes sė komunizmit – “Shkodra republikė” , “Ē’thonė shkodranėt, a duan ata tė bashkohen mė Serbinė?”
Po Shteti?
Shteti, kur nuk kujdeset pėr shpėrndarjen e librave tė botuar nė Shqipėri, kur nuk merr absolutisht asnjė masė mbrojtėse ndaj pėrkthimeve…LSHB i takon tė marrė mbi shpatulla detyra ende mė tė rėnda.
Qė kėrkojnė forca sa mė shumė. Mė shumė dhe sa mė tė kualifikuara.
….Ishin dy vėllezėr…
Morėn torbat mbushur me kursimet e tyre dhe u nisėn nėpėr botė…

rizalahi@yahoo.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PARA-LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT 2 (2008-06-17 19:52:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] “LIDHJA ĖSHTĖ GJALLĖ”- porosit lėvizja “Vetėvendosje” nė Prizren (2008-06-11 15:12:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] LIDHJA ĖSHTĖ GJALLĖ (2008-06-10 15:58:23 nga admin4)
[ Opinione ] Koment i Saimir Nikqit pėr shkrimin e Riza Lahut: Lidhja e Bashkuar e Shqiptarėve (2007-09-28 14:42:17 nga admin4)
[ Histori ] Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) (2007-06-18 13:28:31 nga admin1)
[ Kultura ] LIDHJA E PRIZRENIT (2007-06-18 08:52:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Lidhja Demokratike e Dardanisė zgjodhi udhėheqėsinė e saj (2007-02-18 10:09:33 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] “LIDHJA E SHKRIMTARVE ARTISTVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARĖ NĖ GJERMANI” (2006-12-21 01:42:52 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Lidhja shqiparo-amerikane kundėr pavarėsisė sė kushtėzuar (2006-12-20 06:12:53 nga Faik Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster