| » Opcionet për artikullin |
|
Ja ē\'shkruan i ndjeri Jusuf Vrioni, lidhur me librin\"Gjenerali i ushtrise se vdekur\" te Ismail Kadarese ne librin e tij me kujtime: \"Mondes effacés \" ( Souvenirs d\' un européen ). Editions JC Lattés. 1998
................................................................................
Aty rreth vitit 1963, mė lindi ideja tė pėrktheja romanin \"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur\". Pėr atė libėr, kisha lexuar njė artikull shkruar nga Javer Malo, tė cilin unė e ēmoja si gazetar. Sipas tij, ai ishte i vetmi roman i kohės, i cili mund tė ngjallte ndonjė interes tė mundėshėm pėr lexuesit e huaj. T\'a konstatoje e t\'a shkruaje atė mendim publikisht, padyshim qė ish njė gjest mjaft kurajoz. Kėshtu, mendova t\'i futesha punės, pėr pėrkthimin e tij.
« Atėhere, unė nuk e njihja fare Ismail Kadarenė, edhe pse ai kish krijuar njė farė emri. Si shumė tė rinj, edhe Agi, ishte admiruese e atij autori. Ajo, bile, mė kish bėrė dhuratė edhe njė pėrmbledhje tė tij me poezi, tė titulluar Shekulli im. Aso kohe, kish njerėz qė thoshin se Kadareja qe njė Hemiguej i dytė, tė nisur ndofta nga fakti se ai kish preferencė tė veēantė pėr atė autor, e kish pėrkthyer nė shqip edhe novelėn e tij Plaku dhe deti. »
Para se tė niste pėrkthimin e romanit ai u takua me Kadarenė dhe i foli pėr projektin. Ismaili, s\'mungoi tė shfaqte kenaqėsinė e tij tė madhe. Aso kohe, ai nuk e kish famėn e prestigjin e sotėm, por qe thjesht njė autor i cili pėlqehej pėr frymėn e re qė sillte nė poezi. Shumė e vleresonin pėr stilin orgjinal e, ca tė tjerė, pėr devijimin nga realizmi socialist. Sa pėr Vrionin, ai qe thjesht njė adhurues i Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur. Pėr tė, ai roman, kish diēka krejt tė veēantė: s\'ngjante aspak me librat e tjerė qė botoheshin nė Shqipėri.
Nė kėtė kontekst, ėshtė interesante tė mėsojmė se cilat qenė pėrshtypjet e para tė Kadaresė, pėr Jusuf Vrionin. Nė njė nga librat e tij, ai e pėrshkruan kėshtu, njohjen me tė:
... Ajo qė pa dyshim mė befasoi nė takimin e parė me pėrkthyesin tim Jusuf Vrioni, ish jo vetėm eleganca e tij, nostalgjia pėr Francėn e talenti i veēantė, por edhe 12 vjetėt qė ai kish vuajtur nėpėr burgjet e llagėmet komuniste. Njohja jonė u bė nė fillim tė viteve \'60. Shkova nė dhomėn e vogėl, ku ai jetonte pėrkohėsisht me tė fejuarėn, pėr tė parė kapitullin e parė tė \"Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur\" tė cilin ai kish nisur t\'a pėrkthente pa ndonjė shpresė pėr botim.
Atehere, unė s\'dija frengjisht, por lexoja pak anglisht. Duke parė pėrkthimin nga i cili, unė, natyrisht, nuk kuptoja asgjė, pyeta vehten nė se ai kish mundur t\'a mbante vallė tė gjallė nė vetvehte gjuhėn frenge, pas gjithė atyre qė kish hequr nėpėr hapsanat e errėta, transhetė e telat me gjemba. E ardhmja tregoi se, ai, prej saj jo vetėm qė s\'kish humbur asgjė, por pėrkundrazi, mes baltės e pisllėkut, frengjishtja e tij e lėmuar prej vuajtjeve, qe bėrė edhe mė fine e mė e pėrkryer... »
Mbas shumė sorollatjesh e hezitimesh, mė nė fund, libri tashmė i pėrkthyer, u botua mė 1967. Me pas, fati e solli qė ai tė dėrgohej jashtė sė bashku me ca libra tė tjerė, tė cilėt aso kohe ishin botuar nė Tiranė.
« Njė ditė, Helena, gruaja e Ismailit, mė tha se kishin takuar njė akademik francez qe e kish pėlqyer shumė pėrkthimin tim. Mė vonė, mėsova se Gjenerali i ushtrisė sė vdekur do tė botohej nga njė shtėpi botuese franceze e quajtur Albin Michel ... »
..............................................................................................................................................................
Perktheu Simbad Detari
BLOG
www.simbadi.com
|
|