DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» LUFTA QĖ PĖRGATITI PAVARĖSINĖ
Postuar mė datėn: 2008-03-01 03:47:37 nga admin2 :: Kategoria: Opinione

“Shėrbimet sekrete tė vendeve partnere, pesė ditė mė parė, nė datėn 23 dhjetor, na njoftojnė se Milosheviēi nė fillim tė marsit do tė nisė nė Kosovė operacionin ushtarak “Patkoi i kalit”. Do tė kemi luftė zoti Berisha...

Shkruan: Lorenc Vangjeli

Nė fund tė dhjetorit 1998, nė njė sallė tė veēuar tė hotel Rognerit ish-kryeministri Pandeli Majko dhe zėvendėsi i tij Ilir Meta takohen me kryetarin dhe nėnkryetarin e partisė Demokratike Berisha e Pollo. Pėr gazetarėt e shumtė qė rrethuan ndėrtesėn shkaku i takimit ishte gjetja e gjuhės sė pėrbashkėt pėr tė nxjerrė nga greva e urisė studentėve qė protestonin kundėr qeverisė socialiste. Nė fakt, nė atė sallė, ndodheshin dhe disa studentė qė ngjanin ēuditshėm me shallin e lidhur nė ballė, simbol i vjetėr i grevistėve tė urisė. I kishin nxjerrė njėherė me forcė nga godina, por ata ishin rifutur sėrish aty. Por askush nga ta, nė ato pak minuta qė ata qėndruan brenda, nuk e dinte qė ishin vetėm njė garniturė e njė takimi qė do tė trondiste politikėn dhe do tė shndėrrohej nė kryeakuzėn e tė “vjetėrve tė partisė” kundėr dy tė rinjve qė “po riciklonin” nė politikė Berishėn. Mbasi studentėt u larguan, Majko, atėherė kryeministėr, i drejtohet Berishės me njė fjali qė shkaktoi nė ēast njė heshtje tė gjatė: “Shėrbimet sekrete tė vendeve partnere, pesė ditė mė parė, nė datėn 23 dhjetor, na njoftojnė se Milosheviēi nė fillim tė marsit do tė nisė nė Kosovė operacionin ushtarak “Patkoi i kalit”. Do tė kemi luftė zoti Berisha. Dua tė di nga ti qė kur tė kemi luftė nė kufi, ēfarė do tė bėsh ti nė Tiranė. Nė Shqipėri priten me dhjetėra mijėra refugjatė tė luftės”.


Pandeli Majko, ish-kryeministėr

Berisha atėherė heshti gjatė. Fillimisht pyeti sesa e mundshme ishte tė ndodhte njė gjė e tillė dhe mė pas tha se dhe partia e tij do tė mbėshteste luftėn. “Do t“i vazhdosh mitingjet e tua”? - ngulmuan Majko dhe Meta dhe pas njė hezitimi Berisha tha sėrish: “E drejta pėr tė protestuar ėshtė demokratike. Eshtė thelbi i demokracisė”. Por mori njė pėrgjigje tė papritur. “Nėse ti e bėn njė gjė tė tillė, ne do tė tė godasim”. Nė deklarimin pėr shtyp qė bėnė pėr gazetarėt Meta dhe Pollo mbas takimit, asnjėri dhe as tjetri nuk e pėrmendėn kėtė fakt. Folėn pėr studentėt dhe zgjidhjen qė do tė merrte greva e tyre e urisė. Njė muaj mė vonė, e njėjta skenė, por kėsaj radhe shumė mė hapur do tė zhvendosej nė ambientet e ish-shtėpisė sė Enver Hoxhės. Tė ftuar tė dy drejtuesve tė qeverisė tė gjithė kryetarėt e partive parlamentare. Njė pjesė e tyre as nuk e kuptonin thelbin e asaj qė po ndodhte, ndonėse lufta ishte nė prag dhe ndonėse katastrofa humanitare ngjante e pashmangshme. Shqipėria kishte mundėsi tė siguronte shtrat dhe bukė vetėm pėr 10 mijė refugjatė. Nė fund tė marsit, mbas fillimit tė luftės, ata kishin mbėrritur nė gjysmė milioni.

Bombardimet

Nė 22 mars, Presidenti i vendit Rexhep Meidani dhe kryeministri Majko ndodheshin nė Kukės pėr tė vizituar qytetin dhe pėr tė bėrė njė inspektim tė forcave ushtarake qė kishin nisur tė dislokoheshin aty. Shumica rezervistė tė paguar me 15 mijė lekė nė muaj. Nga depot shin nxjerrė armatime tė shumta dhe teknika konvencionale ishte madje shumė mė e madhe nė numėr edhe se vetė ushtarėt. Aty mbėrriti lajmi i parė i ardhjes sė njė kolone refugjatėsh kosovarė. Duke u gdhirė data 23 mbledhje urgjente e qeverisė, nė mėngjes njė raportim nė Kuvend nga Kryeministri dhe nė mbrėmjen e datės 24 mars, nisi fushata 78 ditore e sulmeve tė NATO-s mbi Serbi. Vetėm pak minuta mbasi raketa e parė shpėrtheu nė Beograd, e lėshuar nga njė pilot holandez, Majko del nė konferencė shtypi dhe deklaron: Sot ndryshoi historia e Shqipėrisė dhe e gjithė rajonit.

Duke u gdhirė data 25, nė orėn 3.15 tė mėngjesit njė tjetėr konferencė pėr shtyp. Lufta kishte filluar dhe mendohej se ishte vetėm ēėshtje orėsh qė Milosheviēi tė dorėzohej. Por mbi 1000 avionėt e bazuar nė Aviano nė Itali dhe raketat e lėshuara nga anijet luftarake e nėndetėset nė Adriatik do tė luftonin fiks pėr 78 ditė deri nė dorėzimin pa kushte tė Serbisė. Ishin rreth 40 mijė misione luftarake.

Nė ato ditė Shqipėria do tė bėhej papritur qendra e botės dhe ajo u vizitua nga udhėheqėsit mė tė rėndėsishėm botėrorė, pėrfshi dhe kryeministrin britanik Tony Blair, i cili tha fjalėt e paharrueshme: Ēfarė kėrkojmė ne nė kėtė luftė? Asgjė tė jashtėzakonshme. Serbėt jashtė, paqeruajtėsit brenda, tė kthehen refugjatėt.

Mė 12 qershor lufta mori fund. Aty ishte dhe fillimi i fundit tė plotė tė vdekjes sė ish-Jugosllavisė. Kapaku i arkivolit tė sė cilės, formalisht u mbyll mė 17 shkurt tė pothuaj nėntė viteve mė vonė, kur ish-komandanti i UĒK-sė, me cilėsinė e kryeministrit, do tė shqiptonte fjalėt: Shpall Kosovėn shtet tė pavarur dhe demokratik.

(Materiali u huazua nga revista MAPO)
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] REPUBLIKA DHE LUFTA NĖ KONTEKST TĖ EVROPĖS (2008-05-17 08:46:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Lufta ēlirimtare nė Kosovė ka qenė luftė e drejtė pėr liri e pavarėsi, thotė presidenti Sejdiu (2008-05-07 07:19:44 nga admin4)
[ Opinione ] LUFTA KUNDĖR ARDHMĖRISĖ SĖ KOSOVĖS PLATFORMĖ UNIKE E POLITIKĖS ORTODOKSE SERBE (2008-04-16 09:18:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Korce, zbulohet nje tjeter baze demontimi e municionit luftarak (2008-03-20 04:28:07 nga admin4)
[ Kultura ] Teatri ODA: "Lufta Iliro - Romake" (2008-03-04 15:04:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Avionė luftarak rus fluturojnė mbi avionmbajtėsen amerikane nė Detin Paqėsor (2008-02-14 03:45:19 nga admin4)
[ Opinione ] LUFTA E PARESHTUR E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE PĖR TA RIPUSHTUAR N. B. “RILINDJA” (2008-02-12 17:19:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Anijet luftarake ruse nė detin Mesdhe (2008-01-20 03:31:32 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kosovarėt kėrkojnė gjetjen e tė humburve nga lufta (2008-01-09 12:16:12 nga admin4)
[ Kultura ] MEJTEPI DHE LUFTA PĖR ABETAREN SHQIPE (2008-01-02 04:59:02 nga admin4)
[ Opinione ] LUFTA PSIKOLOGJIKE (2) (2007-12-26 09:02:25 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster