DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Si e mbėshteti Pashiqi, Esat Pashėn
Postuar mė datėn: 2007-09-27 16:47:52 nga admin1 :: Kategoria: Histori

Nga: Ferit METUKU


Shkėlqesisė sė Tij, z.Aleksandėr Mileran, kryeministėr i Francės, president i Konferencės sė Paqes, Paris , 30 janar 1920

Z. Kryetar!

Qė nė hyrje tė letrės sė 9 gushtit 1919, i tėrhoqa vėmendjen Kėshillit tė Lartė pėr dėmet qė Principata e Shqipėrisė dhe kryetari i qeverisė sė saj pėsuan gjatė kėsaj lufte, ndaj kam nderin dhe detyrimin qė tashmė t’i drejtohem Konferencės sė Ambasadorėve me pasqyrėn e humbjeve qė personalisht ka pėsuar Esat Pashė Toptani, kryetar i qeverisė shqiptare, dhe familja e tij. Konsideroj se, Shqipėria nė rrjedhėn e kėsaj lufte mbeti nė anėn e Antantės dhe Serbisė, nėn komandėn e Esat Pashės, dhe nė pėrmasa tė mėdha kontribuoi nė triumfin e Fuqive tė bashkuara me veprimet e saj luftarake dhe qėndresėn morale. Ndihma qė populli shqiptar nėn udhėheqjen e Esat Pashės, i dha ushtrisė serbe gjatė tėrheqjes sė saj nėpėr bregdetin e Adriatikut, gjithashtu dėshmon besnikėrinė ndaj Fuqive tė bashkuara. Esat Pasha nė pėrmasa tė mėdha, i shfrytėzoi tė gjitha mundėsitė e tij duke sjellė fitoren mbi armiqtė e pėrbashkėt, gjatė katėr vjetėve tė luftės sė shenjtė kundėr tyre. Ai me trupat e tij mbajti peshėn e radhėve tė para tė luftės nė Frontin e Selanikut, nė njė vijė fronti me gjatėsi 30 kilometra, duke vepruar si pjesė e divizionit francez. Shpenzimet e qėndresės luftarake, Esat Pasha nė tėrėsi i pėrballoi personalisht.



Esat Pasha

Por kontributet qė ai dha nė favor tė Fuqive tė Antantės, nė cilėsinė e njė komandanti dhe kryetarit tė qeverisė shqiptare, patėn pėr tė pasoja tė kobshme. Nė kohėn e bombardimit tė dyfishtė tė Durrėsit nga deti, topat e rėndė tė ushtrisė austriake shkatėrruan mjaft prona tė qeverisė sė kryesuar prej tij. Mė pas, armiq tė bashkuar sulmuan shtėpinė e tij, i shkatėrruan tė gjithė pasurinė, grabitėn njė numėr magazinash me mallra, i prenė dhe i grabitėn pyjet, i grabitėn tė gjitha zahiretė dhe plakitėn gjithēka. Pėrveē kėtyre, gjatė 4 vjetėve tė Luftės ai u privua nga tė gjitha tė ardhurat qė mundėsoheshin nga posti qeverisės dhe pasuria private. Gjatė gjithė Luftės, tė gjitha shpenzimet civile dhe ushtarake, pėrveē ushqimit dhe armatimit, u pėrballuan nga vetė Esat Pasha. Nė operacionet luftarake, shumė luftėtarė shqiptarė vdiqėn dhe shumė tė tjerė u plagosėn dhe u sakatuan, ndėrkohė qė Esat Pasha e mori vetė pėrsipėr mbajtjen e familjeve tė tyre dhe u pagoi atyre pensione tė rregullta. Mė vonė, pas pajtimit politik (pėrfundimit tė LPB – shėn. i A. K.), me vendim tė Aleatėve, tė cilėt kėrkuan prej tij qė tė mos kthehet nė Shqipėri derisa Konferenca e Paqes tė vendoste pėr bazat e Statusit tė ardhshėm tė shtetit shqiptar, Esat Pasha u detyrua tė jetojė jashtė vendit tė tij nė kushte materiale ndėr mė tė rėndat. Duke marrė nė konsideratė faktet e mėsipėrme, pėr arsye morale, si edhe pėr shkak tė gjendjes sė tij tė rėndė materiale, vlerėsoj si tė drejtė kėrkesėn e Esat Pashės si kryetar i qeverisė shqiptare dhe tė drejtėn e shqiptarėve qė e pasuan atė e ndaj tė cilėve ai ka detyrime, qė atij t’i jepet dėmshpėrblim pėr njė shumė prej afro 10 milionė frangash. Do tė ishte e padrejtė qė tė vihet nė dyshim roli qė Esat Pasha luajti gjatė kohės sė luftės, e qė ai tė mbetet i pashpėrblyer pėr dėmet. Jo vetėm sepse ka nevojė tė kompensohet pėr dėmet pasurore, sidomos tani qė ndodhet nė rrethana tepėr tė vėshtira, por mbi tė gjitha sepse ai i ka mbetur besnik Fuqive Aleate, ndaj unė kam tė drejtėn morale t’i lutem Konferencės sė Ambasadorėve, qė tė mos e humbasė nga vėmendja dėmin e madh qė gjatė rrjedhės sė luftės pėsoi kryetari i qeverisė shqiptare, pėr ēka ai ka tė drejtė tė pėrfitojė zhdėmtimin. Urdhėri i qeverisė franceze ndaj Esat Pashės pėr tė mos u kthyer nė Shqipėri derisa Konferenca e Paqes tė vendosė pėr bazat e Statusit tė ardhshėm tė Shqipėrisė, i pamundėson atij ndreqjen e dėmeve dhe mbarėshtimin e pasurive, ndaj e konsideroj me vend t’i lutem Konferencės sė Ambasadorėve, tė marrė masa administrative pėr mbrojtjen e menjėhershme tė interesave tė tij pasurore nė Shqipėri.

Pranoni z.Kryetar sigurimet e respektit tim mė tė thellė.

Nikolla Pashiq”.

Nė mbledhjen e delegacionit jugosllav mė 11 janar 1920, u diskutua gjerėsisht mbi Esat Pashėn, rėndėsinė e kartės sė tij politike pėr Jugosllavinė nė tė kaluarėn dhe nė kushtet aktuale, rolin politik qė mund tė luante ai nė zhvillimet nė Shqipėri dhe me praninė e tij nė Paris, si do ta ndihmonin jugosllavėt atė, etj.

Ja cili ishte meraku kryesor nė kėtė mbledhje: “Zoti Trumbiē, pyeti, se farė do tė bėjmė nė tė ardhmen, me Esat Pashėn?



Nikolla Pashiq

Z.Pashiq pėrgjigjet, se nė njėfarė mėnyre, ne tė gjithė jemi vėnė nė dijeni lidhur me atė ēfarė ai ka bėrė pėr ne. Kur tė sqarohet pėrfundimisht problemi shqiptar, Esati sigurisht qė nuk mund tė kthehet mė nė Shqipėri, dhe ne nė kėtė rast duhet ta mbėshtesim dhe ta mbajmė. Z.Drashkoviē na pėrmendi shėrbimet qė ai na ka bėrė, duke na kujtuar se Esati ka edhe ambicje politike. Na mbetet detyrimi pėr ta pėrkrahur atė, por, mbi tė gjitha, ne duhet t’i mundėsojmė daljen para Konferencės sė Paqes dhe marrjen e fjalės nė emėr tė popullit shqiptar. Zoti Pashiq theksoi, se mund tė tentohet pėr kėtė qėllim ndėrhyrja tek z.Klemanso (kryetar i Konferencės sė Paqes), por njėkohėsisht shprehu dyshimin se kjo nuk do tė pranohet. Mė 11 janar 1920, nga Beogradi, kryetari i Kėshillit ministror tė Jugosllavisė, Davidoviē, i dėrgonte njė letėr ministrit Popoviē nė Paris nė tė cilin e njoftonte: “Kryekomandanti ynė ushtarak i qarkut tė Ohrit, na bėn tė ditur se Komiteti i mbėshtetėsve tė Esat Pashės i deklaroi komandantit tė postės sė Dibrės se atyre (anėtarėve tė Komitetit – mbėshtetės tė Esatit-shėn. i A.K.), nuk po u jepej ndihmė financiare dhe mjetet e duhura. Ky komitet ka njerėz besnikė, tė shpėrndarė nė tė gjithė qarkun. Nė fakt, marrėdhėniet e Komitetit nė fjalė, nė raport me autoritetet tona civile dhe ushtarake, janė tejet tė pakėndshme. Ju lutemi njoftojeni pėr kėtė Esat Pashėn, dhe luteni atė qė tė ndikojė mbi Komitetin e tij pėr tė ndryshuar qėndrimin ndaj autoriteteve tona”...





Kryeministri Pashiq u vu nė dijeni pėr situatėn nė Dibėr krijuar midis mbėshtetėsve tė Esatit dhe autoriteteve serbe, dhe pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė lartė ndaj problemeve qė lidheshin me Esatin dhe mbėshtetėsit e tij nė Dibėr, ai iu drejtua me njė telegram, mė datė 12 janar 1920, ministrit jugosllav tė Punėve tė Brendshme, nė tė cilin i shkruante: “E mora telegramin tuaj Nr. 1837. Komiteti i Dibrės nuk i ka marrė ende urdhėrat nga shefi i tij Esat Pasha. Nuk i ka marrė edhe pėr arsye kohe, ngaqė ju na bėtė me dije vetėm dje, mė datė 11 janar. Mė 6 janar, arriti dėrgesa e Ministrisė sė Financave Nr. 142416, qė i paguan Esat Pashės 120 mijė franga pėr muajin dhjetor, por qė, nė fakt, janė pėr llogari tė muajit nėntor. Pėrveē kėsaj, po ju vė nė dijeni se nesėr, mė 13 janar, delegacioni nuk ka para pėr tė paguar Esatin pėr llogari tė muajit dhjetor. Megjithatė, ai, njė pjesė tė kėtyre parave duhet ta dėrgojė nė Selanik dhe, qė nga Selaniku, paratė duhet t’i dėrgohen Komitetit tė tij nė Dibėr. Nė ndihmė tė Esatit akoma nuk ka mbėrritur pagesa pėr muajin dhjetor. Gjithashtu nuk ka arritur asnjė kėst pagese nga sasia prej 500 mijė frangash. Pėrveē kėsaj, duke shkurtuar procedurat, ju lutem njoftojeni me telegram Jovanoviēin, qė t’i paguajė 20 mijė franga Omerit (kryetar i Komitetit esadist nė Dibėr-shėn. i A. K.), qė tė kthehet e tė shkojė tė bindė Komitetin pėr tė vazhduar veprimtarinė dhe aksionet.”

Mė 13 qershor 1920, Avni Rustemi vrau Esat Pashėn nė Paris . Nė pamundėsi pėr tė mėsuar fakte konkrete sesi e pėrjetoi Pashiqi humbjen e mikut tė tij personal, telegrami i mėposhtėm dhe interesimi pėr hallet dhe problemet financiare tė familjes sė Esatit, nėpunėsve dhe tė afėrmve qė e shoqėronin, dėshmon predispozicion maksimal dhe dėshirėn pėr ndihmė. Menjėherė pas vrasjes sė Esatit, Pashiqi informoi Beogradin me anė tė njė telegrami, ku shkurtimisht shkruhet: “Sot pasdite u vra Esat Pasha para Hotelit “Kontinental”. U vra nga revolveri i njė arnauti nga Jugu i Shqipėrisė. Pashiq”.

Pa kaluar as dy ditė nga vrasja e Esatit, mė 15 qershor 1920, me anė tė njė telegrami, titulluar “Personalisht pėr kryetarin e Kėshillit ministror z.Davidoviē”, Pashiqi e njoftonte: “Nėpunėsit pranė Esat Pashės kanė mbetur pa kurrfarė tė ardhurash materiale. Dhe kjo sepse Esat Pasha ishte izoluar dhe dyllosur edhe financiarisht nga autoritetet franceze. Esat Pasha nuk e pranoi ndihmėn tonė kohėt e fundit, pėr muaj tė tėrė. Eshtė e domosdoshme dhe duhet qė kėtyre nėpunėsve t’u vijmė nė ndihmė me njė shumė jo mė tė vogėl se 100 mijė franga ari. Ju lutem urdhėroni qė e gjithė kjo shumė tė vendoset nė dispozicion tė tyre dhe bashkė me tė edhe pagesa e gjithė detyrimit tonė pėr Esat Pashėn, kur dihet se nuk e kemi paguar atė qė i detyrohemi atij dhe ngaqė nėpunėsit e tij nuk kanė ku tė drejtohen tjetėrkund pėr ndihmė. E konsideroj kėtė si njė detyrim moral dhe si interes politik. Pashiq”. Nė pėrgjigje tė telegramit tė Pashiqit, zv/ministri i Jashtėm Ninēiē, mė 17 qershor 1920, i dėrgon kryeministrit serb telegramin tepėr sekret, nė tė cilin e njoftonte: “U urdhėrua ambasada jonė nė Paris , qė tė paguajė 120 mijė franga ari. Mund ta pėrdorni kėtė shumė pėr shlyerjen e borxheve tė Esat Pashės. Nėse duhet akoma mė shumė pėr paginim e borxheve tė tij, na njoftoni. Pėrsa i pėrket gruas sė Esat Pashės, qeveria vendosi qė t’i paguajė, nė formė pensioni, shumėn prej 30 mijė franga ari nė vit, duke filluar qė nga 15 qershori.

Po atė mbrėmje, nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme tė drejtuar nga Pashiqi, delegacioni jugosllav diskutoi lidhur me situatėn e krijuar pas vrasjes sė Esatit, por ku, natyrisht, nga pėrmbajtja e proces-verbaleve ėshtė zbardhur pjesa mė e parėndėsishme, dhe pikėrisht ajo qė bėn fjalė lidhur me ndihmėn e kėrkuar nga familja e Esatit dhe pėrgjigjia zyrtare e palės jugosllave, ku thuhet: “Z.Pashiq e njoftoi delegacionin se tek ai kishin shkuar ministri i Punėve tė Jashtme tė Esat Pashės, Terko (Pavli Terka), dhe kushėriri i tij i parė Xhemil Vlora. Ata i ishin lutur z.Pashiq qė tė shtonte shumėn e pėrcaktuar pėr shlyerjen e borxheve tė Esatit, me qėllim qė tė shlyenin borxhet e tjera tė mbetura, qoftė pėr shkak tė humbjeve nė llogaritė rrjedhėse, ashtu edhe pėr shlyerjen e dėmeve tė luftės dhe pensioneve e pagave tė njerėzve tė tij. Zoti Pashiq, pėr tė gjitha kėto njoftoi qeverinė dhe i kėrkoi shtesė fondesh”. Nė vazhdėn e detyrimeve ndaj Esatit dhe nė pėrgjigje tė telegramit Nr. 3131, tė nesėrmen e mbledhjes sė delegacionit, mė 18 qershor 1920, Pashiqi i dėrgoi njė telegram kryetarit tė Kėshillit ministror tė Jugosllavisė, ku theksonte: “Ambasada dhe delegacioni ynė nuk kanė mė para dhe nuk mund t’i akordojnė mė shtesė nėpunėsve dhe familjes sė Esat Pashės. Ju lutem bėni ē’ėshtė e mundur pranė ministrisė sė Financave. Pashiq”.

Menjėherė nga Beogradi iu dėrgua njė shkresė e detajuar Mihajlloviēit, (i dėrguari jugosllav me punė nė Paris), ku bėheshin tė ditura vendimet e marra nė Beograd pėr kompensimin financiar, shpėrblimet dhe pensionimin e familjarėve tė Esat Pashės, ku theksohej: “Sipas urdhėrit tė z.Pashiq, kam nderin t’u bėj tė ditur se u urdhėrua sjellja dhe shlyerja e parave nga shuma e dėrguar nė dispozicion tė ambasadės sonė, tė dėrguara nė adresė tė familjes dhe nėpunėsve tė z.Esat Pasha.

1. Tė jepen 15 mijė franga nga shuma e akorduar si pension vjetor pėr familjen e tė ndjerit Esat Pasha, shumė kjo e akorduar pėr 6-mujorin e dytė tė kėtij viti, e qė pėrfaqėson gjysmėn e pensionit vjetor qė qeveria ka akorduar pėr familjen e tė ndjerit.

2. Zotėri Terkos (Pavli Terkės), ministrit tė Punėve tė Jashtme pranė z.Esat Pasha, t’i jepet shuma prej 10 mijė franga ari, tė akorduara pėr tė nga qeveria mbretėrore e Jugosllavisė si ndihmė vjetore.

3. Zotėri Stavrit t’i jepet shuma prej 10 mijė franga ari dhe t’i bėhet e qartė se kjo shumė mund tė rritet nėse ai e dėshiron atė njėherėsh, gjithmonė nėse nuk bie dakord tė marrė pension mujor tė akorduar nga qeveria mbretėrore.

4. Zotėri Terko (Terka) i parashtroi propozimin z.Pashiq pėr marrjen e shpėrblimit pėr nėpunėsit qė kanė punuar pranė tė ndjerit Esat Pasha. Kėrkoni nga z.Stavri kopjen e kėtij propozimi me shkrim dhe, pasi ta siguroni kėtė kopje, jepini atij gjysmėn e shumės qė ka kėrkuar pėr tė z.Terko (Terka). Paguajeni pėr 3-4 muaj, me qėllim qė tė qetėsohet...”.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIGURIMI KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH) I FBKSH: (2008-10-10 05:19:50 nga admin4)
[ Kultura ] RECENSION NGA RUSHIT RAMABAJA (2008-10-10 02:30:12 nga admin4)
[ Opinione ] PAVARĖSIA DHE SOVRANITETI (2008-10-10 02:06:00 nga admin4)
[ Kultura ] Le Clezio fiton ēmimin Nobel pėr letėrsi (2008-10-09 16:24:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Parlamenti i Maqedonisė njohu pavarėsinė e Kosovės (2008-10-09 15:12:40 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Mali i Zi vendi i 49 qė njohu pavarėsinė e Kosovės (2008-10-09 15:11:45 nga admin2)
[ Opinione ] TĖ MOS HUMBASIM KOHĖN KOT, POR TĖ PUNOJMĖ PĖR RIBASHKIMIN KOMBĖTAR…! (2008-10-08 15:46:56 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e zgjidhur dhe e pakthyeshme (2008-10-08 15:13:17 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Portugalia njeh zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės (2008-10-07 15:23:19 nga admin1)
[ Opinione ] “SHKO E EJA, SI ADEM PEJA” (2008-10-07 08:43:36 nga admin4)
[ Kultura ] Malazezet jane shqiptare te asimiluar (2008-10-03 13:19:56 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster