DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» UNĖ JAM FERKI ALIU – PLLANALIU
Postuar mė datėn: 2007-05-05 03:27:53 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Shkruan:
Ramadan Pllana


Ringjallje kujtimesh pėr kushėririn tim mė tė devotshėm.
Tė flitet, tė shkruhen romane a histori pėr biografinė e tij, tė gjirohen filma pėr heroizmat e tij, tė ngritėn pėrmendore, sikur pėr ēdo dėshmor tė lirisė e tė bashkimit kombėtar, pėr ne bashkėmendimtarėt dhe bashkėluftėtarėt e tij prapė do tė mbetėt njė zbrazėti, pa u realizuar amaneti i tij, derisa tė bashkohet Mitrovica me Kosovė nė veēanti dhe trojet etnike kombėtare nė pėrgjithėsi.
Kushėn tim, kėshtu e thėrrisnim njėri - tjetrin, edhe pse shumė mė i ri nė moshė se unė, e kisha njė ndėr shokėt mė tė dashur tė idealit qysh kur ai ishte nė bankat e gjimnazit « Muherrem Bekteshi » nė Vushtrri. Mė kujtohen, i kam tė gjalla bisedat qė kisha me te, kur shpeshherė , si me ngurrim e me druajtje mė kėrkonte kėshilla e detyra konkrete pėr veprimtari patriotike,kur mė thoshte :
-Kush, pak po punohet pėr atdhe, dua edhe unė tė bėj diēka pėr lirinė e Kosovės !...
-Kusha im, ia ktheja unė, me djem trima si ti Kosova nuk e ka tė largėt lirinė !...
Shpeshherė mė shkonte mendja dhe kisha parandjenja se ky djalė , qė ishte gojėmbėl kur fliste pėr shokė, po dhėmbėt i qitshin flakė kur fliste pėr armiq e pėr shėrbėtorėt e tyre, do tė bėnte heroizma si Mic Sokoli a Vojo Kushi. Dhe nuk kisha gabuar nė kėto parashikime. Qysh nga protestat e para, qoftė kundėr helmimeve tė nxėnėsve apo nė demonstratat kundėr marrjes sė autonomisė sė Kosovės nga Serbia, ai ishte nė ballė tė tyre, i pari nė sakrifica. Ai, bashkė me shokėt e vet, ia arriti qė tė organizonte protestat e marsit ’89 edhe nė fshatrat Pantinė, Akrashticė e Shtrojerė (ish-Shtitaricė)…Me serbė kishte dėshirė tė madhe tė kacafytej dhe dilte gjithmonė ngadhėnjimtar ; po ndodhte qė nė anėn e armikut gjendeshin edhe shėrbėtorė tė zellshėm qė survejonin e spiunonin protestuesit, atėherė ky iu afronte i sulmonte dhe i dėrmonte me grushtet e tij tė ēeliktė duke iu thėnė :
UNĖ JAM FERKI ALIU – PLLANALIU !
Pėr tė gjitha kėto mė tregonte shoku dhe kushėriri i tij moshatar, Selmani , djali i vėllait tim Hasimit, i cili ishte bashkė me te nė ēdo aksion…Qė tė dytė konsultoheshin edhe me njė trim tjetėr sypatrembur qė e kishte dėshmuar vetėn nė kacafytje me gardianėt ēetnikė nėpėr burgjet serbo-sllave, ky ishte Ilmi Muzaqi, shoku im i idealit, pėr tė cilin edhe simboli i Rezistencės sonė, Adem Demaēi, ka konsideratat mė tė mėdha .
Pėrveē aktiviteteve tė shumta qė kishte pėr luftėn pėr liri e bashkim kombėtar, ai me shokėt e vet, u vinte nė ndihmė familjeve qė kishin tė burgosur politikė. Kėshtu, ai, kishte ndihmuar shpeshherė edhe familjen time. Ndodhi, qė pas lirimit tim nga burgu mė ’97, tė m’i sjellė edhe disa ndihma pėr mua qė i kishin dhėnė kushėrinjtė e tij mė tė ngushtė dhe, kur i thashė se nuk kam nevojė, ai sikur humbi e nuk dinte si tė vepronte, po mė tha:
-Kush! I gjallė nuk kthehem pa ia dorėzuar familjes tėnde kėto marka!
Kisha mbetur pa koment! I pranova, po kush mund t’i kundėrshtonte Ferkiut pėr ndonjė vendim kur ai merrte! Pastaj, fillonim bisedat si gjithherė, pėr luftėn kundėr okupatorit serbo-sllav. Mė dėgjonte me vėmendje sikur donte t’i pėrpinte tė gjitha fjalėt qė ia thosha. Po mė nxinte ngushtė kur mė kėrkonte ndonjė detyrė qė nuk e kisha paraparė. Ai fliste pak po vepronte shumė. Njėherit mė kėrkoj njė kėshillė konkrete. –Kush jam i gatshėm qė t’i dėrmoj spiunėt e fshatrave tona! Kemi shumė, pastaj edhe kushėrinj nė krye me Basri Pllanėn nga Kēiēi i Mitrovicės etj. Do ta lypin birėn e minit po i “puthi” grushti i Ferki Aliut!...Nga njė gojėmjaltė kur fliste me shokė e pėr shokė e ndryshonte shpejt tė folurit dhe, i ndryshonte ngjyra e fytyrės e gjestet fizike sikur kėrkonte duel me kundėrshtarė dhe shprazte dufin qė kishte pėr ta. – Me dorėn time kam pėr t’ua kėputur qafėn spiunėve mu si vremēave!...Pastaj interesohej tė dinte se a mos kishte nė mesin e fisit tone ndonjė intelektual tė rangut tė Ukshin Hotit, dhe kur e shihja se i vinte keq qė nuk kishim njė tė tillė i thosha njė fjalė , qė i madhi METUSH KRASNIQI e pėrdorte shpesh, Nuk ka fis pa njė pis!...Pajtohej se frontin duhet hapur kundėr armiqve e pushtuesve e jo kundėr shqipfolėsve qyqarė e tė mashtruar, kurse pėr ata qė mbesin nė anėn e milloshevqianve do t’ua gjejmė vendin, si pėr tė gjallė ashtu edhe tė vdekur, aty ku edhe e kanė- nė plehrat e historisė.

Me Ferkiun kam pasur lidhje tė pashkėputura edhe kur dola nė mėrgim, nga gushti i vitit 1997. Shkėmbenim pėrshėndetje nėpėrmes Xhemailit, vėllait tim, sepse kėta tashmė ishin edhe bashkėluftėtarė, qysh nga ditėt e para tė formimit tė UĒK-sė, nė Zonėn Operative tė Shalės. Sa herė bėheshin aksione tė ushtarėve trima tė UĒK-sė Ferkiu ishte nė ballė tė tyre si Vojo Kushi dikur. Ai, tashmė, edhe kishte marrė edhe epitetin e mitit tė Gjergj Elez Alisė! Luftonte pa pushuar, edhe kur ishte i plagosur shumėherė. A nuk ėshtė ky njė Gjergj Elez Ali i ditėve tona qė lufton me nėntė plagė nė trup kundėr bajlozėve serbė! Pėr trimėritė e tij tė rralla mė tregojnė shpesh shokėt e tij tė luftės.
Po edhe kusha i vet nė Zvicėr, se kush i pėlqente tė mė thėrriste, e ndihmonte UĒK-nė nėpėrmjet FONDIT VENDLINDJA THĖRRET, fond tė cilin e kishte formuar LPK-ja, organizatė tė cilės i pėrkiste edhe vet; nė krye tė tė cilit gjendej njė atdhetar i devotshėm JASHAR SALIHU, shok ideali, bashkėmendimtar, bashkėveprimtar, vazhdues e pėrcjellės i amanetit tė pishtarit tė LĖVIZJES sonė- JUSUF GĖRVALLĖS.
Ferkiu u angazhua nė ēėshtjen kombėtare me tėrė familjen: Nė luftė me vėllezėr e kushėrinj, kurse nė mėrgim e kishte vėllain, Enverin, dy motrat me burrat e vet dhe tė afėrm tjerė qė grumbullonin mjete pėr t’i ardhur nė ndihmė luftės sė shenjtė qė zhvillonte UĒK-ja heroike.
Herėn e fundit qė kontaktova me Ferkiun ishte gushti i vitit 1999. Kisha shkuar pėr ta parė Kosovėn e ēliruar nga kriminelėt serbo-ēetnikė. Kur shkova nė Prekazin heroik pėr t’i bėrė pėrkuljen,mė tė madhe nė jetėn time, Komandantit Legjendar ADEM JASHARIT, si dhe HAMZĖS, tė cilin kisha pasur nderin ta njihja, bacė SHABANIT, dajės OSMAN e gjithė dėshmorėve tjerė , shkuam bashkė me vėllain tim , Xhemajlin, me kushėrinjtė Bedriun e Fadilin dhe me kushėrirėn time mė tė devotshme, Mirvete Hasanin qė kishte Prekazin nė roje si shqiponjė mali nė aksionet luftarake, bashkėluftėtarė tė Ferkiut, e ftuam me telefon edhe kushėn tone nga Pantina. Po Ferkiu kishte qenė nė kujdestari zyrtare dhe nuk mundi tė vinte me ne. Kur u ktheva nė Mitrovicė u ndala dhe bisedova me te disa orė nė zyrėn e tij ushtarake.. Biseduam gjerė e gjatė. Pėr Luftėn, pėr dėshmorėt, pėr jetėn e tė ardhmen e popullit tonė. Ishte po ai Ferkiu gojėmbėl, i dashur e i respektuar nga tė gjithė. Sikur nuk u nginim sė biseduari, dhe pak pa u nda mė tha :
-Kush ! Mitrovica me Trepēė na mbetėn nė duar tė shkijėve ! Edhe trojet tjera, nė Maqedoni, Serbi e Mal tė Zi, po na mbesin jashtė!... Unė nuk jam i kėnaqur me kėtė epilog tė luftės! Jam i gatshėm qė tė vazhdojmė luftėn pėr ēlirimin e tė gjitha trojeve etnike, bile edhe deri te mollat e kuqe!...
-Kusha im! Edhe unė kam drojė tė madhe dhe nuk pajtohem me kėtė pėrfundim tė luftės. Hile tė mėdha ka diplomacia ndėrkombėtare! Serbia e Millosheviqit duhet ndėshkuar mu si Gjermania e Hitlerit! Udhėheqėsit tanė duhet tė jenė vigjilentė dhe t’i bindin Qendrat e Vendosjes se e Drejta natyrore e juridike ėshtė nė anėn tone sepse ėshtė edhe e njohur sipas Kartės sė OKB-sė si parim mbi Vetėvendosjen e popujve…
Vdekja tragjike dhe enigmatike e Ferkiut Aliut – Pllanės nė njė aksident komunikacioni nė Kēiē ishte njė humbje e madhe pėr familjen e tij, pėr kushėrinjtė, pėr miqtė e tė afėrmit, pėr bashkėluftėtarėt, pėr Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, si dhe pėr mbarė popullin shqiptar.
Pėr mua, kushėn e tij mė tė dashur, humbja e tij ėshtė njė mungesė e madhe dhe thellė nė zemėr e ndiej sikur m’u ka shkėputur njė cope e saj ashtu siē shkėputet njė meteor nga qielli!

FERKI ALIU – PLLANA mė ka mbetur i gjallė nė kujtesėn time! Pothuaj nuk ka ndeja e biseda, sidomos kur flitet pėr dėshmorė, qė nuk pėrkujtohet e nderohet edhe emir i tij. E si mos tė kujtohen dėshmorėt qė falė luftės, sakrificave e gjakut tė tyre sot frymohet lirshėm nė Kosovė!
LAVDI DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT NĖ KRYE ME KOMANDANTIN LEGJENDAR ADEM JASHARIN!
KUJTIM TĖ PĖRJETSHĖM KUSHĖS TIM TĖ LAVDISHĖM!

Llozanė-Zvicėr, mė 5 maj 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] KS ndahet nė qėndrimet mbi dhunėn e marsit (2008-08-07 13:10:57 nga admin1)
[ Opinione ] HAPJA E DOSJEVE TĖ SPIUNĖVE (2008-08-02 05:26:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] AAK shprehė keqardhje pėr dhunėn ndaj protestuesve nė Shpkovc (2008-07-24 15:13:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] UNESCO pranon Beratin nė Listėn e Pasurive Botėrore (2008-07-08 13:55:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia pėrzihet nė punėt e brendshme tė Kosovės (2008-07-02 15:55:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu: Ambasadat do tė pėrfaqėsohen nga tė ngarkuarit me punė (2008-07-01 08:45:13 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PER MBAJTJEN E KUVENDIT MBAREKOMBETAR, QE ESHTE DOMOSDOSHMERI E KOHES,KERKOHET PUNE DHE VEPRIME KONKRET…! (2008-06-24 10:09:22 nga admin4)
[ Opinione ] International Herald Tribune : Nyja nė Kosovė rrezikon stabilitetin e Ballkanit (2008-06-12 23:10:30 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Reagimet e SHBA, BE, Shqipėrisė dhe Kosovės ndaj dhunės qė shpėrtheu dje gjatė zgjedhjeve nė Maqedoni (2008-06-02 14:55:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Helmohen mbi 55 nxėnės tė Komunės sė Vushtrrisė (2008-05-30 09:37:20 nga admin4)
[ Histori ] Si u masakruan shqiptarėt nė komunėn e Pejės, nga barbarėt serbė - maj 1999?! (2008-05-24 07:13:56 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster