| » Opcionet për artikullin |
|
Organizatat lobiste shqiptaro-amerikane dhe shoqatat e tjera nė SHBA mė 10 dhjetor do tė organizojnė protestė masive nė Nju Jork nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės.
Drejtori ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), Avni Mustafaj vėrtetoi mbajtjen e kėsaj proteste nė mesditė mė 10 dhjetor para selisė sė OKB-sė, nė ditėn kur sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-Moon do tė marrė raportin final pėr bisedat intensive qė pėrmbyllėn negociatat pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.
Organizatat shqiptare nė SHBA kanė hartuar njė raport ku theksohen krimet serbe nė Kosovė dhe tė dhėna tė tjera tė publikuara: 12.000 tė vrarė dhe tė zhdukur, 48.500 tė plagosur, mė shumė se 1.3 milion refugjatė dhe shkatėrrimi i mė shumė se 65 pėr qind tė pasurive private dhe shtetėrore nė mbarė Kosovėn.
Protesta pėr pavarėsinė e Kosovės do jetė me moton "Mbahu Nėno mos ke frikė, se ke djemtė nė Amerikė", ndėrsa ajo do tė mbėshtetet nga National Albanian American Council, Vatra, Albanian American National Organization, Balkan Care Foundation, Fondi Humanitar Malesia si dhe organizata tjera, degėt e partive dhe komunitetet fetare.
INA |
|