| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Putin kategorik kundėr pavarėsisė sė Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2008-01-25 08:59:05 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Presidenti i Rusisė Vladimir Putin nė mėnyrė kategorike kundėrshton pavarėsinė e Kosovės. Deklarata u bė pas takimit mes shefit tė Kremlinit dhe presidentit e kryeministrit tė Serbisė, Boris Tadiq e Voislav Koshtunica.
Para takimit Tadiqi e kishte falenderuar Rusinė pėr mbėshtetjen qė i ka dhėnė Beogradit lidhur me Kosovėn.
Putin dhe Tadiq morėn pjesė nė nėnshkrimin e marrėveshjes dypalėshe nė fushėn energjetike. Marrėveshja ka njė vlerė prej miliarda dollarėsh dhe parasheh kalimin nga Serbia tė gazsjellėsit dhe shitjen kompanisė shtetėrore energjetike serbe.
E pėrditshmja ruse "Komersant" shkruan se Beogradi ka siguruar mbėshtetjen e Moskės pėr Kosovėn duke u pajtuar me ujdinė qė Rusisė i ofron kontroll nė asetet energjetike tė Serbisė me kushte shumė tė volitshme.
Me titullin "Gazi nė kėmbim pėr Kosovėn" gazeta pohon se liderėt serbė gjatė qėndrimit nė Moskė do tė japin pėlqimin e marrėveshjes pėr gazin, por njėkohėsisht do tė pajtohen pėr aksionet nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
"Parimisht Rusia ėshtė e gatshme tė mbėshtetė Beogradin, duke pėrfshirė edhe kundėrmasa si pėrgjigje pėr veprimet e njėanshme tė udhėheqjes sė Kosovės", konkludon "Komersant".
RTK
25.01.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|