| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shenjat e krijimit tė premisave pėr njohje tė Kosovės nga Maqedonia |
| Postuar mė datėn: 2008-07-06 16:50:06 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Bashkim HOXHAJ
Arritja e marrėveshjes pėr krijimin e qeverisė sė re maqedonase nė mes VMRO-DPMNE-sė sė Nikolla Gruevskit dhe BDI-sė sė Ali Ahmetit,ėshtė akt gjithsesi pėr tu pėrshėndetur. Praktikat e pėrfaqėsimit tė interesave shqiptare nga subjekte qė nuk kanė marrė shumicėn e votave tė elektoratit shqiptar nė atė shtet, duhet marrė fund. Kjo duhet tė ndodhė edhe nė tė ardhmen. Pėrfaqėsimi nga parti humbėse pėrbėn thjeshtė veprim jodemokratik,oligarkik dhe se mundėsia e qasjes jokorrekte nga shumicat qeverisėse maqedonase ndaj shqiptarėve do tė shtoheshin pėr shkak tė ēekuilibrove sė theksuar shqiptaro-maqedonase nė pėrbėrjen qeveritare.
Si rrjedhim, pėrfaqėsimi i interesave shqiptare nė atė shtet do tė kalonte pėrmes dyerve opozitare,siē ka ndodhur nė tė kaluarėn e afėrt. Dihet fare mirė se sa janė gjasat reale tė pėrfaqėsimit tė interesave kur partitė humbėse si nė rastin e shqiptarėve nė Maqedoni inkorporohen nė pjesė tė qeverisė. Nė raste tė kėtilla kėto parti luajnė rolin e dhėmbėzoreve tė dalė jashtė funksionit nė ingranazhin e quajtur qeveri. Pa dashur tė shpreh preferencat personale tė politikave partiake atje,PDSH e Menduh Thaēit nė tė shumtėn e mandatit qeverisės qė sapo ka kaluar tashmė,ska mundur tė japė atė ēfarė do tė duhej tė jepte.
Andaj,ajo parti mendoj unė,duhet tė kaloj nėpėrmjet njė procesi tė reformimit demokratik nė radhėt e saj,si rezultat i njė analize tė thukėt dhe debateve konstruktive. Tek e fundit tė gjitha partitė me synime tė arritjes sė marrjes sė pushtetit nė tė ardhmen kalojnė reforma tė kėsaj natyre. PDSH nė asnjė palė zgjedhje nuk ka marrė shumicėn e votave tė elektoratit shqiptar nė Maqedoni, prej pėrfundimit tė luftės e kėtej. Sė kėndejmi,njohja e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės nga shteti Maqedon nuk ndodhi, edhe pėr gati pesė muaj qė ky shtet shpalli pavarėsinė e tij dhe u njoh nga shtetet me tė fuqishme dhe demokratike tė globit. Maqedonia, ndonėse pretendon tė bėhet pjesė e perėndimit, pėr sa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės nuk ka qenė nė njė linjė me tė, sė paku deri nė kėto momente. Sigurisht faktori politik shqiptar qė ka qenė pjesė e qeverisė sė deridjeshme i ka gjynahet e tija nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Prandaj,ka shumė arsye tė besohet,se pas ndėrtimit tė qeverisė sė re, pjesė e sė cilės do tė jetė BDI e Ali Ahmetit,pėrshpejtimi i njohjes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės do tė ndodhė. Kjo pėr faktin e fuqizimit legjitim tė faktorit shqiptar nė qeverinė Maqedone. Dhe se koha gjithnjė ka treguar,se njerėzit apo subjektet e dėshmuara politikisht dhe kombėtarisht nė historinė e tyre, kanė zotėsinė tė vendosin pėr ndryshmet pozitive. Kjo ėshtė tėrėsisht normale.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|