| » Opcionet për artikullin |
|
Me rastin e festės sė Fitėr Bajramit, Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Myftiu Naim Tėrnava, i ka uruar tė gjithė besimtarėt islam nė Kosovė. Kjo festė sivjet ka domethėnie tė dyfishtė, ngase pėr tė parėn herė e festojmė nė Kosovėn e pavarur e tė pranuar ndėrkombėtarisht, thuhet mes tjerash nė porosinė e kreut tė Bashkėsisė Islame.
Tė nderuar vėllezėr e motra besimtarė !
Nesėr ėshtė dita e parė e Fitėr-Bajramit, ndaj mė lejoni qė nė emėr tė Bashkėsisė Islame tė Republikės sė Kosovės, nė emėr tė tė gjitha institucioneve tė saja dhe nė emrin tim personal juve vėllezėr besimtarė tua uroj festen e Fitėr-Bajramit, i cili vjen si rezultat i agjėrimit tė muajit tė bekuar tė Ramazanit.
Festė kjo qė ngėrthen ne vete rikujtimin dhe pėrkushtimin ndaj Krijuesit tė gjithėsisė, tė cilin besimtarėt me devocionin mė tė madh e shprehen gjatė muajit tė madhėruar tė Ramazanit.
Ku na bashkuan ibadetet e namazet, iftari e syfyri, zeqati e sadakaja si dhe solidariteti, bamirėsia, mirėkuptimi e pėrkujdesja ndaj nevojtarėve, tė jemi mė afėr Zotit, mė tolerant, mė dorėlirė, mė tė afėrt me farefisin, familjen e shoqėrinė. Andaj, sot, krenar e ballėhapur e festojmė Fitėr-Bajramin.
Pėr ne nė Kosovė kjo festė, kėtė vit, ka njė domethėnie tė dyfishtė, ngase pėr tė parėn herė e presim dhe e festojmė nė Kosovėn e pavarur e tė pranuar ndėrkombėtarisht, pėr ēka i jemi mirėnjohės Zotit fuqiplotė qė na mundėsoi ta arrijmė kėtė ditė e mė pastaj u jemi mirėnjohės edhe tė gjithė miqve tanė qė na ndihmuan ta realizojmė projektin tonė tė kamotshėm pėr liri e sovranitet.
Tė nderuar besimtarė!
Islami synon tė ngrejė njė shoqėri humane, nė tė cilėn gjykon dashuria hyjnore e ngritur mbi principe tė fuqishme tė drejtėsisė, bamirėsisė dhe mėshirės, dhe assesi nuk i dėshiron njerėzimit shkatėrrim dhe rrėnim, por i dėshiron udhėzimin, pėrmirėsimin dhe mirėsinė.
Fitėr - Bajrami, vjen si fllad i cili qetėson dhe gėzon zemrat e besimtarėve, tė cilėt me dinjitet e pėrkushtim tė pashoq, kryen obligimin e Ramazanit duke iu nėnshtruar Allahut fuqiplotė me tėrė qenien e tyre.
Le tė jetė kjo festė e Fitėr - Bajramit si stimulim nė pėrforcimin tonė ndaj ftesės sė besimit, forcim i zemrave tona drejtė shkallėve tė larta tė devotshmėrisė pėr tė na siguruar prosperitet nė kėtė botė dhe shpėtim nė botėn tjetėr. Le tė jetė festa e Fitėr bajramit moment i vetėdijesimit tonė, kur ne do tė dimė ta respektojmė dinjitetin njerėzor.
Nė kėtė ditė feste ju porosis qė ti nėnshtroheni vetėm Madhėrisė sė Allahut, pėrmendeni Atė vazhdimisht. Le tė jetė shenja e devotshmėrisė suaj pėrulja vetėm pėr Krijuesin Fuqiplotė. Nėse veproni kėshtu, atėherė dijeni se vėrtetė e keni kuptuar rėndėsinė e kėtij besimi dhe i keni pėrmbushur kushtet e kėtij besimi,andaj me tė drejtė shpresoni se do tė jeni mė tė lumturit nė kėtė botė dhe tė shpėtuar e fitimtar nė Ahiret.
Edhe njėherė urime festa e Fitėr Bajramit !
Myftiu i Kosovės
Mr. Naim Tėrnava
|
|