| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Surroi: Pas periudhės 120 ditėshe duhet tė njihet pavarėsia e Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-07-24 18:00:22 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Udhėheqėsit e Kosovės zhvilluan dje takime me Sekretaren amerikane tė Shtetit, Kondoliza Rice, dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė tė administratės. Burimet zyrtare theksuan se udhėheqja e Kosovės do tė vazhdojė bashkėpunimin me Grupin e Kontaktit ashtu si edhe nė tė kaluarėn dhe nuk do tė ndėrmarrė asnjė veprim tė njėanshėm pa u konsultuar me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian. Ndėrkaq, anėtari i delegacionit tė Kosovės, Veton Surroi theksoi se udhėheqja politike nė Prishtinė do ta shfrytėzojė kėtė periudhė 120 ditėshe pėr tė siguruar masėn kritike tė vendeve qė mbėshtesin pavarėsimin e Kosovės. Zoti Surroi i bėri kėto komente nė njė intervistė nė emisionin televiziv Ditari:
Zėri i Amerikės: Nė takimet e zhvilluara me zyrtarėt amerikanė, ata theksuan se pas 120 ditėve ēėshtja e statusit do tė zgjidhet. A morėt ndonjė sinjal se menjėherė pas kalimit tė 120 ditėve do tė ketė njė shpallje tė pavarėsisė dhe njohje tė saj nga Shteteve tė Bashkuara?
Veto Surroi: Ne jemi nė fillim tė kėsaj faze tė re. Por ajo me ēka u larguam nga ky takim ishte bindja se pas 120 ditėsh, tė cilat duhen shpenzuar nė njė angazhim intensiv, do tė ishte e nėnkuptueshme pėr ne qė tė kemi tė drejtėn e shpalljes sė pavarėsisė.
Zėri i Amerikės: Nė qoftė se ēėshtja e statusit tė Kosovės tėrhiqet pėrfundimisht nga Kėshilli i Sigurimit dhe i kalon Grupit tė Kontaktit, ēfarė legjitimiteti ka ky grup pėr tė pėrcaktuar statusin e Kosovės?
Veton Surroi: Nuk besoj qė Grupi i Kontaktit do tė marrė pėrsipėr qė tė legjitimojė apo tė legalizojė njė gjendje. Mė duket se Grupi i Kontaktit mund tė marrė autorizime nga OKB-ja thjesht pėr tė zhvilluar edhe kėto 120 ditėt e ardhshme, tė cilat ende janė tė diskutueshme, do tė diskutohen nesėr. Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė pas kėsaj periudhe tė krijohet masa kritike e shteteve tė cilat e njohin realitetin e ri.
Zėri i Amerikės: Masa kritike pėrfshin vende tė Bashkimit Evropian. Kohėt e fundit nė Bashkimin Evropian shumė vende ndjehen tė shqetėsuara pėr mundėsinė e anashkalimit tė Kėshillit tė Sigurimit. A priten pėrēarje?
Veton Surroi: Pa dyshim se jemi nė fazėn e vėshtirė, ku do tė ketė edhe mendime tė ndryshme nga Bashkimi Evropian, por ajo qė mendojmė ne dhe kjo ėshtė edhe porosia tė cilėn ia transmetova edhe ministrit francez Kushner kur isha nė Paris tė premten, ėshtė se Bashkimi Evropian, kontinenti evropian nuk mund tė mbahet peng i njė vetoje ruse, i politikės ruse. Rusia nuk mund tė ndėrhyjė nė njė formė kaq brutale pėr tė penguar bashkimin e popujve tė lirė dhe shteteve tė lira evropiane. Procesi i pavarėsimit tė Kosovės ėshtė pjesė e procesit tė bashkimit tė Evropės sė popujve tė lirė.
Zėri i Amerikės: A ju shqetėson kjo mungesė uniteti nė Bashkimin Evropian. Mos tregon kjo njė tkurrje, njė tėrheqje tė mbėshtetjes tė mėtejshme pėr procesin?
Veton Surroi: Sinjalet janė shqetėsuese nė pėrgjithėsi. Ne duhet tė ishim tė pavarur kaherė. Ka pasur njė zvarritje pas tjetrės. Por ajo qė ėshtė konstante, ėshtė ndikimi i fortė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe disa prej shteteve tė forta tė Bashkimit Evropian, tė cilat mendojnė se ky proces duhet menduar dhe duhet tė pėrfundojė nė njė kohė relativisht tė shkurtėr dhe me njė epilog tė qartė tė pavarėsisė sė Kosovės.
Zėri i Amerikės: Ēfarė pritet nga Prishtina nė kėto muaj negociatash?
Veton Surroi: Ne theksuam se ne nuk jemi tė gatshėm tė hapim paketėn e Ahtisarit. Kjo pėr ne ėshtė paketė qė duhet aplikuar nė legjislacionin tonė, pra nuk bėhet fjalė pėr ri-negociim tė kėsaj pakete. Natyrisht jemi tė gatshėm tė bisedojmė pėr shumė ēėshtje tė tjera tė hapura tė marrėdhėnieve tona bilaterale dhe gjendjes sė pas-statusit, qė nga ēėshtja e tė zhdukurve, qė ėshtė pėr ne njė ēėshtje shumė e dhimbshme, e deri tek ēėshtje, se si do tė duket trafiku hekurudhor nė tė ardhmen. Kėto janė ēėshtje tė rėndėsishme tė jetės sė pėrditshme. Pėr kėto natyrisht duhen biseduar.
Zėri i Amerikės: Delegacioni doli pėrgjithėsisht pozitiv nga bisedimet me Sekretaren e Shtetit. Por a jeni tė shqetėsuar se popullatės nė Kosovė i ėshtė shteruar durimi dhe entuziazmi nė kėtė proces?
Veton Surroi: Natyrisht qė duhet tė falenderojmė Shtetet e Bashkuara dhe duhet tė dalim tė entuziazmuar kur na thuhet se fundi do tė jetė pavarėsia, por duhet tė jemi esėll dhe duhet tė kthehemi esėll nė vendin tonė dhe tė themi se na pret njė periudhė e vėshtirė, kur duhet ruajtur homogjeniteti ynė politik dhe duhet njė bashkėpunim intensiv me Shtetet e Bashkuara, me Bashkimin Evropian, kemi punė shumė tė madhe pėr tė bėrė. Dhe si e tillė duhet gjykuar, pasi nuk ėshtė ditė feste sot. Festa do tė vijė kur tė mbarojė...
Zėri i Amerikės: Kthehemi pėrsėri tek Bashkimi Evropian. Pėrveē qė ka njė numėr idesh pėr trajtimin e ēėshtjes sė Kosovės, Ministri i Jashtėm gjerman Steinmeir ngriti idenė e njė trojke ndėrkombėtare me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinė. A ju shqetėson mundėsia qė Moska tė jenė nė bisedime e barasvlefshme me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian?
Veton Surroi: Jo, nuk mė shqetėson. Ėshtė diēka qė e kemi parė nė procesin e Rambujesė, pra nuk ėshtė e paparė. Nuk ėshtė ēėshtja se kush do tė jetė aty, ndonėse edhe ajo ėshtė me rėndėsi, por me ēfarė agjende dhe me ēfarė pėrgatitesh do tė fillojė ky proces i ardhshėm negociator. Nė kėtė drejtim ne duhet tė jemi shumė kėmbėngulės dhe duhet tė tregojmė se cilat janė limitet e mundėsive tona pėr tė zhvilluar njė bisedė, njė kontakt, njė angazhim, njė negociatė.
Zėri i Amerikės: Para pak ditėsh, nė bisedėn nga Parisi ju theksuat besimin se shoqėria kosovare ka pjekurinė e duhur politike si pėr tė zgjidhur ēėshtjen e statusit, ashtu edhe pėr tė zhvilluar zgjedhjen. Por duke qenė se bėhet fjalė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr si mund ti pėrballoni kėto 2 sfida nė mėnyrė optimale?
Veton Surroi: Janė tri sfida nė fakt. Ne gjatė kėtyre disa muajve qė na presin duhet tė fillojmė implementimin e paketės sė zotit Ahtisari, dhe duhen zhvilluar tė gjitha pėrgatitjet pėr pavarėsinė e Kosovės, domethėnė Kosova duhet tė jetė brenda 4 muajve tė ardhshme e gatshme pėr pavarėsi. Duhet tė zhvillojmė zgjedhje, njėkohėsisht duke ruajtur homogjenitetin tonė politik, domethėnė unitetin brenda Ekipit tė Unitetit dhe duhen zhvilluar edhe negociata, ku faktori mė i rėndėsishėm i tyre ėshtė tė tregojmė se ėshtė arritur momenti kritik, kur edhe shtetet e Bashkimit Evropian tė mbėrrijnė nė pikėn qė tė thonė: Mjaft, kanė pėrfunduar tė gjitha tentativat pėr tė mbėrritur nė njė zgjidhje. Zgjidhja e natyrshme e kėtij procesi ėshtė pavarėsia dhe kjo pavarėsi duhet bėrė sot.
Intervistoi Ardita Simiēia
24-07-2007
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|