| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Qėndrim madhėshtor i Brunos sė shqiptarėve |
| Postuar mė datėn: 2007-03-21 04:07:53 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan Beqir BERISHA
Me fjalėt historike: Nuk mė intereson fare se ēfarė dėnimi do tė mė shqiptoni Albin Kurti hyri ne histori si mbinjeri i shqiptarėve. Ai u dėnua me 15 vjet burg, por gjykimi i tij dallon nė historinė tonė tė viteve tė fundit, siē dallon gjykimi i Sokratit te grekėt, i Krishtit te hebrenjtė dhe i Xhordano Brunos te Italianėt. I pari vulosi frymėn e re tė filozofisė, i dyti tė religjionit, ndėrsa i treti tė shkencės.
Njė popull dallohet jo vetėm me heronjtė e rėnė, por edhe me martirėt e gjallė. Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Afrim Zhitia me shokė bėnė historinė duke ndarė epokėn e nderit nga epoka e turpit. Martirėt e gjallė vetėm tė viteve tė fundit, pa llogaritur mė tė vjetrit, i dhanė ngjyrė tė veēantė qėndresės sė popullit tonė. Nait Hasani, Avni Klinaku, Liburn Aliu me shokė me qėndrimin brilant para inkuizicionit pansllavist bėnė historinė e trimave tė gjallė.
|
|
Ky guxim e flijim kulminoi kėto ditė me gjykimin e Albin Kurtit, sekretarit tė zyrės sė Adem Demaēit mandatorit tė parė pėr formimin e qeverisė sė UĒK-sė.
Qėndrimi i Albini Kurtit, para inkuizicionit pansllavist nė Nish, befasoi edhe armikun serb, edhe gazetarėt, edhe diplomacinė botėrore. Me fjalėt historike: Nuk mė intereson fare se ēfarė dėnimi do tė mė shqiptoni, Albin Kurti hyri nė histori si mbinjeri i shqiptarėve.
Albini u dėnua me 15 vjet burg, por gjykimi i tij dallon nė historinė tonė tė viteve tė fundit, siē dallon gjykimi i Sokratit te grekėt, i Krishtit te hebrenjtė dhe i Xhordano Brunos te italianėt. I pari vulosi frymėn e re tė filozofisė, i dyti tė religjionit, ndėrsa i treti tė shkencės. Kur inkuizicioni e dogji tė gjallė nė vitin 1600 Xhordano Brunon, nuk ka mundur tė parafytyrojė se mė 1889 Brunos do t`i ngrihet monumenti madhėshtor, pikėrisht aty ku u dogj nė Sheshin e luleve nė Romė.
Ne shqiptarėt nuk presim qė Albinin tonė ta rehabilitojė inkuizicioni pansllavist. Ai ėshtė i gjallė dhe i madh. Do jetė i gjallė dhe mė i madh. Ai ėshtė i madh, sepse dy herė u sakrifikua pėr atdheun ose pėr shtetin, siē do tė shprehej Makiaveli. Herėn e parė u sakrifikua kur hapi zyrėn e UĒK-sė Prishtinė, nė kohėn kur shumė tė rinj ikėn nga lufta pėr t`u rrezitur nė plazhet e Turqisė, ndėrsa herėn e dytė kur u vetėmohua para gjyqit fashist serb.
Albini sakrifikoi gjithēka pėr atdheun e lirė, Ata qė i falin ēdo gjė atdheut (shtetit) meritojnė tė jetojnė bashkė me tė.
(Marrė nga arkivi i gazetės Flaka e Shkupit, mė datėn 25-26 mars 2000.)
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|