| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Vdes i madhi Kadri Roshi |
| Postuar mė datėn: 2007-02-06 19:52:44 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
U nda nga jeta ne moshen 83 vjecare aktori i madh shqiptar i skenes dhe i ekranit, Artisti i Popullit, Kadri Roshi.
Artisti i madh u shua ne Tirane, ne shtepine e vajzes se tij.
Kadri Roshi eshte nje kolos i filmit dhe teatrit shqiptar, ku ai la figura te spikatura qe nuk do te harrohen kurre.
Aktori i madh i skenės dhe ekranit, Kadri Roshi u lind mė 4 janar tė vitit 1924 nė Mallakastėr.
Nė karrierėn e tij tė gjatė qė fillon nga viti 1945, numėrohen rreth 180 role, prej tė cilave 130 janė role kryesore.
Nė vitin 1961, Kadri Roshi u nderua me titullin Artist i Merituar, dhe nė vitin 1969 me ēmimim e madh Artist i Popullit, ndėrsa nė vitin 1995 nė festivalin e 10-tė tė Filmit Shqiptar mori Kupėn e Karrierės.
Nga Presidenti i Republikės nė vitin 1998 iu akordua titulli 'Nderi i Kombit'.
Kadri Roshi ėshtė konsideruar si legjenda e skenės dhe ekranit shqiptar.
Ai u rrit nė skenėn e Teatrit Kombėtar duke qėnė njė nga themeltarėt e tij. |
|
Skena e teatrit ku ka luajtur pėr herė tė parė nė vitin 1945 dhe sheshxhirimet ishin e vetmja shkollė e tij.
Ai mbante mbi shpatulla gati gjysmė shekulli jetė artistike nga dalja e parė nė skenė.
Nė kėto mbi 50 vjet jetė artistike si aktor, Kadri Roshi ka realizuar tre role nė vit, nė teatėr dhe nė kinematografi.
Ai ka interpretuar veprat mė tė spikatura tė dramaturgjisė botėrore dhe saj shqiptare.
Kadri Roshi ėshtė dalluar nė realizimim me sukses tė tė gjithė llojet e karaktereve.
Nė historinė e Teatrit Kombėtar do mbeten tė pashlyera interpretimet nė drama dhe komedi si tek Halili dhe Hajria, Revizori, Familja e peshkatarit, Arturo Ui, Epoka para gjyqit, Dhelpra dhe rrushtė, Hamleti, Pas vdekjes, Fytyra e dytė, Doktori pacient, Hijet e natės, Ezopi, Dritat e skenės.
Nė kinematografi emrin e Kadri Roshit e mbajnė 30 role.
Kėshtu veēohen pėr interpretim mjeshtėror rolet nė filmat Tana, I teti nė bronz, Kur zbardhi njė ditė, Malet me blerim mbuluar, ''Fijet qė priten, ''Pėrballimi, Tokė e pėrgjakur, Lulekuqet mbi mure, Njeriu me top, Gjeneral gramafoni, Ballė pėr ballė, Partizani i vogėl Velo, Apasionata, Era e ngrohtė e thellėsive, ''Rrethimi i vogėl, Vdekja e burrit, Njė ditė nga njė jetė, Kolonel bunker.
Pėr krijimtarinė artistike tė Kadri Roshit janė shprehur me konsideratat mė tė larta kolegėt, aktorė dhe regjisorė, me tė cilėt ka bashkėpunuar, breza tė tėrė studentėsh dhe pedagogėsh tė Akademisė sė Arteve si dhe kritika letrare.
Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, ka ngritur nje grup te posacėm pune tė kryesuar nga ministri Bujar Leskaj, i cili do tė organizojė ceremonialin e pėrcjelljes pėr nė banesen e fundit tė aktorit tė madh tė skenės shqiptare, Kadri Roshi, i cili ndėrroi jetė tė martėn paradite nė Tiranė.
Homazhet nė nderim tė aktorit tė shquar do tė kryhen nė Teatrin Kombėtar nė orėn 12 e 30 min, tė ditės sė mėrkurė, ndėrsa kortezhi mortor do tė niset pėr nė varrezat e Sharrės nė orėn 14.00.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|