| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SHKO E EJA, SI ADEM PEJA |
| Postuar mė datėn: 2008-10-07 08:43:36 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Adnan Abrashi
Pas njė interpelance shkeleshko nė Parlamentin e Kosovės nė lidhje me mos efikasitetit e dikasterit ministror qė ai e udhėheq, ministri ynė i punėve tė jashtme, z. Skender Hyseni, me optimizėm tė madh u nisė nė misionin e rėndėsishėm dyjavor pėr nė Meken e diplomacisė dhe politikės botėrore - selinė e OKB-sė nė Nju Jork.
Pėrmes disa fotografive dhe incizime nga kontaktet e tij me diplomat dhe pėrfaqėsues tė disa shteteve tė botės, ne kėtu pėrtej Atlantikut nė Kosovė, qė me ankth prisnim rezultatin pozitiv tė kėtyre takimeve, sikur nga optimizmi i tij qė reflektonte nga larg si porosi: Nuk do tia ftohi unė vetėm, Jeremiqit serb atje, por edhe juve qė mė hipėt nė qafė me ato akuza tė pabaza pėr mos efikasitet dhe paaftėsinė e ministrisė time
Pėr ti bindur mjaftė shtete tė botės qė tė na njohin si tė pavarur nė rend tė parė, dhe mos ta votojnė rezolutėn serbe nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, ministri ynė i punėve tė jashtme, z. Hyseni, me mjaft aktivitete tė ngjeshura tė kontakteve diplomatike, qė pati me pėrfaqėsues tė huaj tė botės, ishte aq agil dhe ifrytshėm, saqė, kėndej Atlantikut, kėtu nė Kosovė, ky aktivitet i tij reflektoi pozitivisht, jo vetėm te ne qytetarėt e zakonshėm, por edhe tek opozita politike, e cila, vetėm para disa ditėve, atė dhe ministrinė e tij, pėr paaftėsi dhe mosefikasitet, me kritika e kishte gozhduar nė shtyllėn e turpit. |
|
Derisa ministri ynė i falshėm, ēdo ditė nga Nju Jorku, na dėrgonte ndonjė foto-lajm tė kontakteve tė tija tė suksesshme me diplomatė tė shteteve tė ndryshme, kėndej Atlantikut, nė atdhe, makineria propagandistike e elitės politike vendore nė pushtet, masave tė shqetėsuara popullore i garantuar fuqimisht se, nisma pėr vlerėsimin e ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, e ngritur nga Serbia nė GJND-sė, nuk ka kurrfarė gjasa tė kaloj nė Asamblenė e pėrgjithshme tė OKB-sė.
Ndėrkohė, sa ishte Skenda i ynė nė selinė e OKB-sė dhe atje e bėnte punėn e vetė me sukses, kėndej Atlantikut, ēdo ditė nė gazetat tona ditore, me shkrimet e veta analitike, mė tepėr ata qė pėrfund emrit tė vetė nė artikull zakonisht venin konkretizimin : Autor i kėtij artikulli ėshtė studiues i lartė...master...ēmaste... e ku ta di se ēfarė grade tjetėr tė ndonjė universiteti privat vendor apo ndėrkombėtar, na helmonin ēdo ditė me analiza tė favorshme, nė tė cilat, praktikisht vetėm vėrtetohej qėndrimi ekzistues zyrtar se kjo nismė Serbe, me garanci nuk do tė kalojė nė OKB.
Dhe...THE END-in e kėsaj ndėrmarrje tė Skendės tonė nė Nju Jork, tanimė tė gjithė e dimė: pas dy jave qėndrimi aty, ai na u kthye nė atdhe me dy lajme tė bėra menjėherė nė aeroport: me njė lajm tė keq dhe njė tė mirė. Lajmi i mirė ishte se, sė shpejti priten shumė njohje pėr Kosovėn e pavarur, ndėrsa lajmi i keq: sipas tė gjitha gjasave nisma serbe pėr vlerėsimin e ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės pranė GJND, do tė votohet nga shumica e shteteve nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė.
O, bu-bu, o, la-la, se ēka na tregove o ministėr! Po, pse na u deshtė ty, qė vetėm pėr kėtė sihariq, tė shkosh fare atje, o Skendo? Aso njė lajmi si ti qė na prure nga Nju Jorku, do mund ta sillja edhe unė, po tė isha dėrguar nė vend teje atje. Dhe atė, pa dėmtuar aq shumė buxhetin e Kosovės; duke ngrėnė dy javė senduiēa: dhe duke pirė birra tė lira nė ndonjė pėrēvarnicė tė MENHETEN-it. Por, ti o Skendo, me kėtė Ēaben tėnde tė fundit nė Nju Jork, na u tregove si puna e asaj batute tė zhargonit tė ēarshisė: idi mi doxhi mi, apo mė shqip, shko e eja, si Adem Peja
Hajde, le qė shkove atje me krye njė punė qė tė takon si ministėr, ama, kėtu, para nisjes, ti nė veēanti, dhe gjithė tė tjerėt tė elitės politike, pse patėt nevojė qė tanė kėtė milet tė peshterisni me ato gajrete tė thata optimiste, pėrplot ethe.
E tash? Ky arsyetim i yti, po mė ngjason me metaforėn e asaj mesele tė dhelprės dinake, e cila, pasi nuk e arriti dot ta merrte rrushin, u arsyetua se rrushi ishte i tharbėt. Demek, sikur e bėtė ju nė deklaratė: ...nė kushte normale, nuk do tė kalonte kjo rezolutė, ama, procedurat e votimit nė Asamble e Pėrgjithshme tė OKB-sė, na qenkan aq tė pėrshtatshme, saqė ato momentalisht po i shkojnė nė favor Serbisė?
Por, sido qė tė jetė, nė fund tė shpresojmė se herėve tjera, punėt tona andej Atlantikut do tė na shkojnė edhe mė mire. Ndėrsa, sa pėr kėndej Atlantikut, mendoj se, pas kėtij udhėtimi tė pasuksesshėm, ministrit tonė tė punėve tė jashtme, z. Skender Hyseni, si shans i fundit, i mbetur edhe njė rrugė pėr tė cilėn do ta ketė vetėm biletėn njėdrejtimėshe... ?!! |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|