| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shoqėria civile e ka rrėnuar shoqėrinė |
| Postuar mė datėn: 2008-08-02 09:27:57 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Albin KURTI
Shoqėria civile e ka rrėnuar shoqėrinė. Shoqėria ėshtė totalitet organik. Shoqėria civile ėshtė agregat i njėsive tė instaluara. Shoqėria ėshtė shumėsi e marrėdhėnieve pėrmbajtėsisht tė padiferencueshme qė individit ia mundėson lindjen e dytė dhe ia kushtėzon lirinė. Shoqėria civile ėshtė shumėsi e OJQ-ve formalisht tė diferencuara qė individit ia kushtėzon shkėputjen dhe ia mundėson ankesėn. Shoqėria ėshtė. Shoqėria civile vjen. Shoqėria ngrihet (nga poshtė). Shoqėria civile zbret (prej lart). Sajimi i shoqėrisė civile bėhet nė llogari tė shoqėrisė. Me kahje tė kundėrt tė zhvillimit nė terrenin qė nuk ėshtė i saj, shoqėria civile e gėrryen shoqėrinė. Organizmi i madh koheziv shndėrrohet nė njė masė tė shkapėrderdhur dhe tė shpėrqendruar sė cilės i sipėrvendoset njė strukturė e hollė por e gjerė.
Kėtu nuk e kam fjalėn pėr shoqėrinė civile sipas kuptimeve teorike nė filozofi apo nė fushėn e mendimit politik. Nuk e kam fjalėn as pėr vendet e ndryshme tė botės dhe ėshtė njė ēėshtje tjetėr nėse kjo mund tė vlejė edhe gjetiu. Kėtu e kam fjalėn pėr atė qė quhet shoqėri civile nė Kosovė e cila duke e zėvendėsuar shoqėrinė ka bėrė qė tė drejtat e njeriut dhe tė popullit tė zėvendėsohen me nevojat e komuniteteve, qė lufta pėr tė drejtat e qytetarėve kundėr pushtetit tė zėvendėsohet me avokim dhe lobim te pushtetarėt, qė grevat, protestat dhe demonstratat tė zėvendėsohen me kampanja dhe koncerte, qė e kaluara e afėrt dhe konkrete tė zėvendėsohet me njė tė ardhme tė largėt dhe abstrakte, qė edukimi shkollor tė zėvendėsohet me kurse dhe konferenca.
Shoqėria ėshtė angazhim
Shoqėria ėshtė angazhim. Shoqėria civile ėshtė dukje. Shoqėria zhvillon njerėzit pėrmes lirisė sė tubimit dhe veprimit. Shoqėria civile bllokon njerėzit, duke i kufizuar ata nė lirinė e shprehjes. Liria e shprehjes nė Kosovė ėshtė e gjithpranuar pikėrisht pėr shkak se liria e veprimit ėshtė shumė e ngushtuar, por edhe pėr shkak se nuk ekziston liria e tė menduarit. Aq shumė njerėz flasin aq shumė sepse pak veprojnė nga vullneti dhe fare pak kanė mendime tė vetat. Ky i folur mė parė sesa qė i zbulon ata si subjekt (qė sjanė), i maskon ata si objekt (qė janė bėrė). Prandaj ėshtė i nevojshėm veprimi si sqarim. Dhe, prandaj nuk ka liri veprimi. Ka liri tė shprehjes pikėrisht qė tė mos ketė liri tė veprimit.
Dhe, ka liri tė shprehjes sepse mendimi i shprehur tashmė ėshtė i kontrolluar. Njėmend mediat kryesore televizive nuk kontrollohen si dikur, por kjo pėr shkak tė vetėcensurės sė tyre. Ato nuk e pasqyrojnė jetėn e qytetarėve por gjestet e qeveritarėve. Ato nuk tregojnė pėr shoqėrinė dhe jetėn e saj por e projektojnė modelin jetėsor dhe praktikat shoqėrore qė u imponohen njerėzve pėr ti ndjekur. Televizori nuk ėshtė pasqyra ku shoqėria e sheh tė tashmen dhe tė kaluarėn e saj, por ai ėshtė sfera e kristaltė ku shoqėria e sheh tė ardhmen e saj nė vdekje e sipėr. Nuk ka emisione nga historia apo shkenca dhe nuk ka emisione edukative, por ka sport dhe telenovela pafund. Madje edhe kuizet e rralla (zakonisht pėr fėmijė) mė parė se promovimit tė dijes pėrmes garave i ngjajnė spektaklit sportiv me enterier prej tifozėve. Inxhinieringu medial televiziv nė Kosovė definitivisht ka pėr qėllim qė njerėzve tua bėjė shumė tė vėshtirė mendimin. A nuk ėshtė shprehja brainstorming e farkuar nga shoqėria civile indikacion se zakonisht tė menduarit mungon andaj duhet ta rezervojmė njė kohė tė veēantė pėr tė menduar?! Duket se shoqėria civile ka zgjidhje edhe pėr problemet nė krijimin e tė cilave ka kontribuar vetė.
Qeveria e Kosovės ėshtė OJQ-ja mė e famshme nė Kosovė
Edhe Qeveria e Kosovės ėshtė pjesė e shoqėrisė civile. Qeveria e Kosovės ėshtė OJQ-ja mė e famshme nė Kosovė. Ajo zbaton plane qė nuk i ka pėrpiluar vetė dhe shpenzon buxhetin e Kosovės sipas projekteve qė ia hartojnė zyrtarė tė huaj, thuajse ky buxhet ishte donacion i tyre. Ngjashėm si zyrtarėt e OJQve edhe politikanėt e Kosovės e dinė mirė qė janė aty ku janė jo pėr shkak se atyre u besojnė qytetarėt, por pėr shkak se janė tė dėgjueshėm ndaj ndėrkombėtarėve, ndaj atyre burokratėve qė vazhdimisht janė disi tė shqetėsuar por asnjėherė tė brengosur. Prandaj nė Kosovė nuk mund tė hysh nė politikė. Nė Kosovė mund tė dalėsh nga politika duke hyrė nė parti politike. Politika zyrtare nė institucionet e sistemit edhe pas pavarėsisė nuk ėshtė politikė. Ajo ėshtė punė teknike e njė politike qė bėhet jashtė saj e sipėr saj.
Bile edhe KFOR-i sillet si OJQ
We must fix this problem!, ėshtė fjalia mė e shpeshtė e qeveritarėve tė vėrtetė ndėrkombėtarė, e cila kėsisoj e shpėrfaq vizionin e tyre veēse teknologjik pėr neve. Bile edhe KFOR-i sillet si OJQ. Ai na e ka mbuluar Kosovėn gjithandej me billboard-a pėr tolerancė. Pėrveē qė kjo tolerancė nuk ka pėrmbajtje, ajo nuk ka as kufij pra, ėshtė edhe tolerancė ndaj jotolerancės. Mėgjithėkėtė, ėshtė e qartė se kjo tolerancė nuk mendohet aq si tolerancė ndaj dallimeve politike, sociale dhe ekonomike, por mė parė ndaj atyre kulturore tė cilat konsiderohen tė pareduktueshme dhe pjesė inherente e shkaqeve tė konfliktit. Dhe, sigurisht, tolerancė pėr pushtetin atje lart qė na vėzhgon me billboard-at e tij, ndėrkohė qė ėshtė hermetikisht i mbyllur pėr ēfarėdo llogaridhėnie ndaj vendasve. Edhe atėherė me tė rrallė kur nuk e kanė pėr temė tolerancėn gjithsesi bėhet fjalė pėr billboard-a pėrplot me fėmijė poshtė sė cilave figurojnė mesazhet e regjimit pėr qytetarėt (sic.).
Ashtu sikurse qė pavarėsia e Kosovės nuk ka sovranitet,
ngjashėm edhe shoqėria nė Kosovė nuk ka qytetarė!
Nuk ėshtė vetėm shoqėria civile aktuale e reduktueshme nė njė shprehje tė hegjemonisė sė pushtetit. Pushteti, me sjelljet dhe (mos)veprimet e tij, po ashtu ėshtė bėrė i reduktueshėm nė konceptin e shoqėrisė civile te ne. Nė zemėr tė nuancave vezulluese qė ua marrin njerėzve mendtė ndodhet antagonizmi, ndodhet kontradikta e papajtueshme ndėrmjet shoqėrisė dhe shoqėrisė civile. Rrėnimi i shoqėrisė nė Kosovė mbi tė gjitha konsiston nė mbetjen e shoqėrisė pa qytetarin e saj. Ashtu sikurse qė pavarėsia e Kosovės nuk ka sovranitet, ngjashėm edhe shoqėria nė Kosovė nuk ka qytetarė. Dikur ishim tė pėrjashtuar nga shteti por shoqėria dhe familja na mbronin fizikisht dhe na ushqenin shpirtėrisht. Sot, kur shoqėria civile po e zėvendėson shoqėrinė dhe kur familja ėshtė dobėsuar, individi ndodhet nė njė gjendje mė tė rėndė se kurrė mė parė. Shumica e atyre qė nuk janė indiferentė edhe ashtu janė pasivė. Shoqėria civile (ēka ėshtė e kundėrta e saj: shoqėria militare?!) e ka mbytur aktivizmin dhe militantizmin e njerėzve. (Kjo gjė sė fundi u dėshmua edhe me rastin e heshtjes sė saj tė pėrgjithshme pėr ēėshtjen e mauneve me helm nė Mitrovicė.)
Shoqėrinė duhet ta ribėjmė
Pa e restauruar shoqėrinė, pa ia kthyer shoqėrisė qytetarin, nuk do tė arrijmė tė kemi institucione politike qė na e pėrfaqėsojnė vullnetin dhe na i mbrojnė interesat, nuk do tė kemi sistem politik ku pushtetari ėshtė nė shėrbim tė qytetarit. Shoqėrinė duhet ta ribėjmė. Ajo tani ndodhet nė hapėsirėn pothuajse tė zbrazėt ndėrmjet njerėzve apatikė qė mendojnė se asgjė smund tė ndryshohet dhe njerėzve iluzionistė qė besojnė se gjithēka do tė bėhet mirė. Restaurimi i shoqėrisė ėshtė shoqėror. Mirėpo, njėherė shoqėria ribėhet duke u bėrė rezistencė.
Shoqėria duhet tė bėhet rezistencė pėr tu bėrė shoqėri, pėr tu bėrė ajo qė ėshtė. Rezistenca politike dhe shoqėrore ėshtė ajo qė e modelon dhe e ndryshon regjimin sundues, e detyron atė ti pėrshtatet njerėzve dhe kėshtu e konsolidon shoqėrinė e qytetarėve. Ky ndryshim ėshtė thelbėsor dhe kryesor. Ky ndryshim ėshtė kushti dhe mundėsia e pėrparimit tė qėndrueshėm. Mirėpo, ky ndryshim nuk bėhet vetėm nga njerėzit qė duan tė kenė tė ardhme mė tė mirė. Sepse ata presin. Ky ndryshim bėhet para sė gjithash nga ata tė cilėt e duan tė tashmen shumė mė tė mirė. Rezistenca ėshtė tash.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|