DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Simbolet Kombėtare dhe Minoritetet
Postuar mė datėn: 2008-08-05 14:37:43 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Bardh TROJA


Stina e verės fillon me 22 qershor dhe perfundon me ... kėto fjalė shkruheshin te parat kur mesuesi na thoshte te shkruajmė njė hartim pėr stinen e verės.Pastaj secili nga nxenėsit vazhdonte me imagjinatėn e vet duke i pėrshkruar te mirat qė sjell kjo stinė. Do te me dukej mjaft interesante sikur ta lexoja tash pas 20 vitėsh ndonjė hartim te kėsaj kohe, dhe me siguri se shumica e fėmijėve do te ceknin ne fillim te temave te tyre se stina e verės fillon nė atė kohė kur fillojnė dasmat, kur fillojnė krismat e festimėve me armė, pastaj kerrėt e mira qė vozitėn pa kontrollė ( tuj mendu se ketu munden me ba ēka te dojnė, e ndoshta edhe te fluturojnė). Por, te gjitha kėto janė te kalueshme, dhe ajo qė dua te dal unė me ketė shkrim ka te bejė me shumė me ato qė dikur ishin alfa dhe omega e ēdo shqiptari.
Nese do te shkruante ndonjė fėmijė se stina e verės fillon kur fillojnė edhe dasmat kjo do tė ishte mjaft e qelluar. Dasma, sa kėnaqėsi, plot hare, kėngė,valle etj etj.Dikur ne kėto ceremoni tregohej edhe kultura por edhe trimėria e njė familje, fisi apo kombi. Ehh kjo ishte dikur, po sot?
Disa ditė mė parė deri sa qėndroja nė njė zyrė diku ne qėnder tė qytetit ku ishim duke pritur rrymėn(edhe pse qeveria na kishte premtuar 24 orė rrymė) pėr te kopjuar disa dokumente, patem rastin t'i shohim disa kolona me dasmorė, te cilėt me te vėrtet e „kallnin“ atmosferėn duke mos llogaritur se sirenat e pandėrprera tė tyre mund t'a bezdisin dikė apo shumėkend tjetėr nė zyrėn apo edhe banesėn e tij..
Si gjithmonė nė dasma qė prijnė bajraktarėt para krushqėve edhe atė ditė ishte gjė e rendomtė veq se tashmė ishte njė tjetėr lloj flamuri, ishte ky simboli i shtetit te Kosovės, ishte tashme flamuri i kombit te pa shpallur Kosovar, dhe deri kėtu ishte gjithēka qė nuk verehej sepse tashmė ishte berė rutinė kalimi i kėtij lloj bajraku.
Pak ēaste pasi kaluan dy kolona me dasmorė e qė shumė dashamirėsisht e pėrshendetėn njėri-tjetrin me sirena e ngritje dore dhe me fjalėt pėrhajer e me gėzime gjithmonė,veturat vazhduan rrugėn, ku nė shumicėn e tyre ndėgjohej muzika tallava deri ne maximum dhe pėr t'u berė biseda me interesante dikush e tha „hej ndėgjojeni ketė kėngė te Medės " AH DASHNI DASHNI E VJETėR.......“, pra, mund te paramendoni vazhdimin e bisedės.
Diku nga fundi i rrugės ndėgjohej njė zhurmė, njė Tupan me Curle, andej kalojnė nje „kolonė “ e njė pakice minoritare qė jetojnė nė Kosovė, asnjė siren, asnjė krismė armesh por vetėm tupani dhe curla dhe mė shumė lehtėsi vėrehej melodia e Vallės sė Rugovės, dhe bota u „pėrmbys“ kur bajraktari mbante Flamurin Kuq e Zi, mbante simbolin e Kombit Shqiptare, mbante atė qė dikur te parėt tanė janė mburrė me tė, mbante atė qė me qindra vite e vite, shumė njerėz kanė dhanė jetėn, dhe menjėherė m'u kujtua kėnga „ 7 shtatorė ' 68 u hap lajmi o i vėrtet...“ pėr tė pėrfunduar me atė se simboli kombėtar u lejua nga pushtuesit qė te pėrdorej i lirė, qė shqiponja dy krenare te valvitej e lirė nė dasma e ceremoni kombėtare. Ooo zot thėrriste njėri aty afėr, qka pas kėsaj qė po e shoh, ēka do tė ndodh tha plaku 70 vjeēar i cili nė vitin 1968 pėr ketė flamur kishte vuajtur rreth 6 vite turtura nėpėr burgjet e serbisė dhe siē e tha Baca Bardh atė e kishte vuajtur vetėm se kishte vendosur flamurin e kuq e zi mbi pullazin e shtepisė qė po i mbaronte kulmin e saj, po ēka pashė sot me mirė te isha i vdekur e mos ta shihja ketė.
Plaku i moshuar filloj te fliste me qeverinė dhe qeveritarėt e kėtij shteti, e tash historia, e tash ata qė vdiqen, ata qe e dhanė jetėn pėr ketė flamur te valvitej i lirė, po jo i lirė nė duart e njė minoriteti.
Po tash ku mbeti Skėnderbeu, ku mbeti Ismali Qemajli,oooo zot ku mbeti sakrifca e Adem Jasharit , e Agim Ramadanit, ku mbetėn vėllezėrit Gervalla, a thua te gjithė e dhanė jetėn qė flamurin me shqiponjė ta kenė te Sigurt nė duart e Romėve apo Egjyptasve, dhe plaku si nėpėr dhėmb thotė “ėhhhh more Patėr Gjergj Fishta, tash po i kuptoj me se miri vargjet tua”
Nuk mund ta pėrshkruaj tė gjithė atė qe ndiente njė shqiptar qe akoma e ndien veten te tillė, nuk e di si po ndihen qeveritarėt karshi kėtyre gjėrave, por njė gjė jam i sigurt o zotėri qeveritarė dhe ju tė presidencės se mbrenda ditės aq shumė mallkime keni nga tė gjallėt dhe tė vdekurit sa qė sikur t'i shndrronim nė para ato mallkime, buxheti i kosovės do kishte te hyra 10 herė e shumė se sa keni marr nga konferenca e donatorėve, nga ajo qė po krenoheni qė keni marrė, e nuk po ju bie ndėrmend ēka keni humbur.
Njė rilindas kishte thėnė „Ruaje o zot shqiperin prej shqiptarve“, e shumė mirė do tė tingėllontė sikur tė thoshte dikush „Ruaje o zot Kosoven nga mafiozėt e qeveritarė“ sepse kėta vetėm qė tė mbesin nė histori mund tė shesin edhe prapanicen e tyre.
Tė shpresojmė se s'do tė merret historia me ta sepse do tė na mallkojnė nipat dhe mbesat tona se pse votuam per ketė klikė mafijozesh.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] KOSOVA SHPALL PAVARESINE. PARLAMENTI MIRATON SIMBOLET E SHTETIT (2008-02-17 11:56:54 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Ndarja e Mitrovicės – tėrheqje e vėmendjes nga simbolet dhe afati i pavarsisė (2007-08-16 19:16:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Simbolet ēetnike kthehen nė administratėn e UNMIK-ut (2007-08-09 04:02:32 nga admin4)
[ Opinione ] SIMBOLET “ SHTETĖRORE” NĖ PRISHTINĖ , SI TRAJTIMI I SHQIPTARĖVE NĖ ATHINĖ ! (2007-06-23 13:12:13 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Janė vendosur kriteret pėr simbolet e Kosovės (2007-06-07 13:59:41 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] U caktua grupi punues pėr hartimin e kritereve pėr simbolet shtetėrore tė Kosovės (2007-05-29 10:34:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shpallet konkursi pėr simbolet shtetėrore (2007-04-24 08:51:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] LIGJVĖNĖSIT: SIMBOLET E KOSOVĖS NUK MUND TĖ INJOROJNĖ SHUMICĖN (2007-04-13 12:25:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kuvendi javėn e ardhshme e shpall konkursin pėr simbolet (2007-04-05 08:12:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] VAZHDON DEBATI PĖR SIMBOLET SHTETĖRORE TĖ KOSOVĖS (2007-03-13 14:36:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kryesia e Kuvendit vendosi pėr shpalljen e konkursit pėr simbolet shtetėrore (2007-03-12 07:58:28 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster