Deri nė botimet e para tė prof. Sokolit, tė cilat filluan rreth viteve 1950, etnomuzikologjia shqiptare nuk ekzistonte. Ndėr gjithė opusin e tij krijues punimet nė foklorin muzikor e pėrkatėsisht nė etnomuzikologji zėnė kryet e vendit, vepra tė cilat janė ndėr tė tjera edhe punimet themeluese tė etnomuzikologjisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė njė lloj kuptimi gjithė kontributi etnomuzikologjik i prof. Sokolit ėshtė si njė enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit tė fenomenit tė folklorit muzikor shqiptar nė kohė dhe hapėsirė shumė tė gjerė. Kėtė e konstatojnė studiuesit, muziktarėt, studentėt dhe nxėnėsit e muzikės, pėr tė cilėt ai orientoi dhe futi nė strukturėn e shkollės qysh nė vitet '50 tė shek. XX, si njė diēka tė natyrshme lėndėn e Folklorit Muzikor Shqiptar. Ishte njė hap mendimtari ky, ai qė pėrcaktoi edhe orientimin prej vlerave tona shekullore, qė shkolla e re shqiptare duhej detyrimisht t'i ndiqte. Nė vitet 1957 dhe 1959, pėrmes organizimit tė ekspeditave tė pėrbashkėta ndėrkombėtare me institutet kėrkimore shkencore tė Gjermanisė dhe Rumanisė, ndikoi sė tepėrmi nė popullarizimin e vlerave tė trashėgimisė sonė kulturore, ndėr to edhe tė folklorit muzikor ēam, nė Evropė e mė gjerė.
Vlerat e veprės sė prof. Sokolit janė konturuar sė bashku me rritjen profesionale, shkencore dhe artistike tė autorit tė saj. Ajo ēka i ka ngjizur ato nė njė unitet tė vetėm rrezatues, ėshtė shpirti, puna dhe pėrkushtimi i tij prej rilindasi. Falė kontributit tė tij tė jashtėzakonshėm dhe interpretimeve tė tij shkencore, kanė folur shqip zbulimet e arkeologjisė sonė muzikore, tė mėdhenjtė Niketė Dardani, Jan Kukuzeli e Danush Lapacaja, figurėn e Skėnderbeut nė muzikė, si dhe janė dhėnė pėrgjigje thelbėsore pėr mėnyrėn e organizimit dhe tipologjitė bazė tė folklorit muzikor shqiptar duke filluar prej veglave tona muzikore e deri tek pėrgjigje tė komplikuara tė origjinės sė muzikės sonė popullore, kėtej e matanė kufirit.
Po kaq tė rėndėsishme e konsiderojmė edhe krijimtarinė e tij muzikore, e cila ka nė thelb orientimin pėr nga vlerat e etnomuzikės; punimet e tij muzikologjike nė tė cilat influenca e etnomuzikės ėshtė e drejtpėrdrejtė, e po aq konstatimi se edhe nė studimet e tij albanologjike, vėshtrimi etnomuzikologjik i problemit albanologjik ėshtė mėse origjinal. Janė tė paharrueshme krijimet e tij muzikore tė tė gjitha llojeve dhe gjinive, duke kujtuar ndėr to kėngėt aq tė njohura si: "Turtulleshė", "Blegron delja", "Luleja me erė" etj.
Puna e tij e jashtėzakonshme u krye pa mbėshtetjen e duhur dhe kujdesin e veēantė qė duhet tė kishte ky kollos i trashėgimisė sonė shpirtėrore. E gjithė vepra e tij mban vetėm vulėn e punės sė tij tė pėrveēme, e kryer jashtė ambjenteve ė institucioneve zyrtare tė studimit tė traditave, por nėn kujdesin e veēantė tė zonjės Lili, gruas sė tij tė dashur dhe tė pėrkushtuar ndaj tij deri nė ēastet e fundit, kur edhe ajo u nda nga jeta disa vjet mė parė. Prof. Sokoli i ka kushtuar veprėn "16 Shekuj", dashurisė dhe kontributit tė saj.
Me shumė vonesė, vetėm nė vitin 1995 i jepet titulli i Profesorit, ndėrsa me 2002 i akordohet nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, titulli "Mjeshtėr i Madh". Me vdekjen e tij, ndahemi me tė vetėm fizikisht. Veprae tij studimore dhe muzikore tashmė ėshtė pjesė e identitetit kulturor europian tė shqiptarėve. Pėr jetėn dhe veprėn e tij, muzikologu Osman Xhatufa ka shkruar monografinė "Ramadan Sokoli, jeta dhe vepra" nė vitin 2004. Emri i tij renditet nė enciklopeditė e huaja krahas mė tė mėdhenjve etnomuzikologė tė botės. Krijimtaria e tij studimore vazhdoi deri nė ēastet e fundit tė jetės. Me veprėn e tij tė pamatė, Prof. Ramadan Sokoli ėshtė bėrė pjesė e panteonit tė personaliteteve mė tė shquara tė kombit tonė.
I paharruar Profesori ynė. U prefsh nė paqe!
Botimet kryesore:
"Les danses populaires et les instruments musicaux du peuple albanais", Tiranė, 1958;
"Albanskie narodnie pesni", Tiranė 1965;
"Figura tė ndritura", Tiranė, 1965;
"Folklori muzikor shqiptar-morfologjia", Tiranė, 1965;
"Chansons populaires albanais", Tiranė, 1966;
"Metodė pėr fyell", Tiranė, 1970;
"Vallet dhe muzika e tė parėve tanė", Tiranė, 1971;
"Folklori muzikor shqiptar-organografia", Tiranė, 1975, 1984, 1987, 1991; "Figura e Skėnderbeut nė muzikė", Tiranė, 1978;
"Gjurmime folklorike", Tiranė, 1982;
"Kėngė patriotike", Tiranė, 1985;
"Veglat muzikore tė popullit shqiptar", me bashkautor, Tiranė, 1991;
"16 shekuj", Tiranė, 1995;
"Antifonari i durrsakut Gjergj Danush Lapacaja", Tiranė, 2000; "Gojėdhana dhe pėrrallėza tė botės shqiptare", Tiranė, 2000
"Pėrtej 16 Shekujve", Tiranė, 2002
"20 miniatura pianistike", Tiranė, 2002
"Krijime dhe flijime", Tiranė, 2003 si dhe qindra artikuj nė shtypin periodik shqiptar e tė huaj.
Literaturė kushtuar jetės dhe veprės sė Prof. Ramadan Sokolit:
Siliqi, Llazar. "Kompozitori, folkloristi dhe muzikologu ynė i respektuar", "Nėndori", 1990, nr. 8, fq. 125-130;
Gjata Trim, "Portreti i njė intelektuali", "Bota shqiptare", 1993, nr. 4, 1993; Bytyēi Enver, "Ramadan Sokoli, legjenda e gjallė e e kulturės shqiptare", Koha, Tiranė, 2001, nr. 60, 1 Gusht, fq. 27-31;
Braho Esat., "Ramadan Sokoli, muzikologu dhe folkloristi i shquar", Liria, Tiranė, 2001, nr. 475, 12 tetor, fq. 10-11;
Munishi, Rexhep " Identiteti muzikor",Prishtinė, 2001,fq.106-109; Xhatufa Osman, "Ramadan Sokoli, jeta dhe vepra", Tiranė, 2004 etj. |