| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Bylbyl, ky shekull orė e ēast ndėrrohet... |
| Postuar mė datėn: 2007-08-05 15:06:20 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Tetė vitet e pas luftės nė Kosovė janė karakterizuar me njė garė tė pėrgjithshme tė tė gjithėve, kundėr tė gjithėve, me qėllim pėr tė dominuar, pėr tu pasuruar, pėr tė mashtruar, vjedhur, plaēkitur, pėr tė trafikuar dhe pėr tė vepruar nė format mė tė vrazhda e mė brutale me qėllim pasurimi e pėrfitimi.
|
|
Shkruan: Ahmet QERIQI
Kėtė formė tė zhvillimit tė kapitalizmit, tė quajtur, kapitalizėm i xhunglės, e instaluan ndėrkombėtarėt, ndėrsa e pėrkrahu fuqishėm klasa politike e pėrfituesve vendorė, gjithnjė nė bashkėpunim me ndėrkombėtarėt. Dhe epilogu i kėsaj gare marramendėse nuk rezultoi me pavarėsinė e Kosovės, sepse nuk garoi askush pėr kėtė, as me angazhimin maksimal tė kėsaj klase politike nė kėtė drejtim, as me zbutjen e varfėrisė, as me zbutjen e papunėsisė, as me sjellje humane dhe tė njerėzishme ndaj njėri-tjetrit, as me solidarėsi e vėllazėri.
Tetė vjet tė zeza dhe tė bardha i kaluam duke jetuar, dikush me mund, djersė e gjak, e dikush tjetėr, nė forma tė tjera tė lehta, tė lėvizshme e tė rrėshqitshme, por shumė dobiprurėse.
Dhe ēka nuk ndodhi gjatė kėtyre viteve.
Kosovės iu ndėrrua faqja nė tėrėsi. U ngritėn qindra mijėra godina me leje e pa leje. U themeluan, vepruan dhe po veprojnė mijėra firma profitere tė nivelit evropian. U krijuan edhe kompani tė mėdha fitimprurėse si PTK-ja, KEK-u, AKM-ja, dhjetėra banka shumė rentabile, dhe kompani tė tjera private, tė cilat qindfishuan pėrfitimet nė njė kohė tejet tė shkurtėr. Nė mėnyrėn mė tė tmerrshme u dhunua, prona e quajtur shoqėrore. Ajo u plaēkit, u uzurpua, u tjetėrsua dhe vazhdon tė tjetėrsohet, duke qenė prore burim i fitimeve tė pėrfituesve tė ndryshėm vendorė e ndėrkombėtarė, serbė e shqiptarė.
Nė vendin tonė lulėzuan dhe po lulėzojnė tė gjitha trafiqet e pista dhe tė zeza. U krijuan banda tė forta mafioze tė klaneve, qė ruajnė dhe kontrollojnė interesat e magnatėve dhe bosėve tė tyre.
U vranė pas shpine sa e sa njerėz tė pafajshėm dhe ende nuk u zbulua as edhe njė kryes i veprave tė tilla.
Kosovės iu morėn rreth 2400 hektarė tokė nga shteti sllavomaqedon. Grupi i Unitetit nėnshkroi krijimin e 12 komunave serbe brenda territorit tė Kosovės dhe ua dhuroi kishave e manastireve serbe disa mijėra hektarė tokė. Kosova ka mbetur plaēkė tregu, ka mbetur njė vend pa pushtet e pa ligj, ku vepron ligji i xhunglės ku gėnjeshtra shpallet e vėrtetė, ku bashkėpunėtori i deridjeshėm i kriminelit Milosheviq, quhet atdhetar, ku ēlirimtari i vendit akuzohet pėr krime lufte kundėr milicėve dhe ushtarėve okupatorė serbė. Kosova, ėshtė vend unik nė botė ku mbahen nė arrest liridashėsit e Kosovės, ndėrsa qeverisin ata, qė do tė duhej tė dėnoheshin pėr tradhti dhe shitje tė interesave kombėtare. Kosova ėshtė vend ku po lulėzon prostitucioni, kultura kėrthizė-jashtė dhe lakuriqėsia, ku po rriten e po majmen tė gjitha trafiqet, me mbi tė gjitha gara e tmerrshme pėr t u pasuruar brenda ditės, apo brenda natės.
Kosova ka edhe anėn tjetėr tė medaljes. Ka edhe faqen tjetėr mė tė dhembshme dhe mė tė tmerrshme.
Nė vendin tonė ėshtė regjistruar shkalla mė e lartė e papunėsisė. Mbi 17 pėr qind e popullatės jeton nė nivelin ekstrem tė varfėrisė. Mbi 50 pėr qind nė nivelin e varfėrisė, ndėrsa 20 pėr qind jetojnė nė nivelin evropian tė tė ardhurave pėr njė kokė banori.
Nė Kosovė njė deputet, i cili gjatė tėrė njė viti nuk shihet as edhe njėherė nė foltoren e Kuvendit, nuk pėrgatit qoftė edhe njė referat tė thjeshtė, merr rreth 1700 euro pagė mujore, pa llogaritur edhe sa e sa benificione tė tjera. Njė deputet, pėr njė muaj, merr tė ardhura mujore barabar me tė ardhurat e dhjetė arsimtarėve, apo tė 10 punėtorėve shėndetėsorė sė bashku. Njė deputet i tillė i Kuvendit tė Kosovės merr tė ardhura mujore tė barabarta me tė ardhurat e 35 invalidėve tė luftės sė UĒK-sė, apo tė 45 pensionistėve tok. Nuk disponojmė tė dhėna sesa tė ardhura mujore marrin liderėt politikė dhe kreu institucional i Kosovės, sepse shėnime tė tilla as janė publikuar as publikohen, por edhe nėse janė publikuar, ato nuk janė tė sakta. Dihet vetėm se nė Kosovė ka pagė mujore qė kalon deri nė 12.000 e ndoshta edhe shumė mė tepėr euro nė muaj. Dihet po ashtu se njė shėrbėtore apo shėrbėtor nė PTK merr me shumė tė ardhura mujore, sesa merr njė profesor universiteti apo njė mjek specialist.
Diferencat sociale nė Kosovė po rriten marramendshėm. Kufiri mes pasurisė ekstreme dhe varfėrisė ekstreme, po thellohet gjithnjė e mė shumė. Qytetarėt tanė po heshtin, edhe pse tė zemėruar e tė mllefosur sepse janė tė frikėsuar nga politikanėt se po e shfaqen pakėnaqėsinė e tyre, do ta prishin imazhin e vendit nė prag tė pavarėsisė. Ata ftohen tė jenė tė sjellshėm dhe derisa tė definohet statusi tė mos e ngrehin zėrin. Por, kėta qė bėjnė ftesa tė tilla nuk e kanė pėr pesė para tė zhvatin sa e sa favore, qė burojnė sidomos nė kėtė kohė tė pritjes sė madhe. Gjatė kėsaj kohe ata u treguan shumė tė angazhuar nė bisedime me Beogradin, nga ku madje po ktheheshin gjithnjė fitimtarė dhe premtonin pavarėsinė nga dita nė ditė, nga java nė javė, nga viti nė vit...
Anėtarėt e Ekipit tė Unitetit, secili sipas shkallės sė pėrfaqėsimit, pėrveē rrogave tė majme, kanė zhvatur dhe po zhvatin qindra e mijėra euro nga buxheti i vendit.
Vetėm kryeministrit Ēeku iu kujtua qe me kėto para tė tepėrta, tia ndėrtojė shtėpinė njė invalidi tė luftės sė UĒK-sė, nė Drenicė. Tė tjerėve nuk iu bėn dot zemra pėr njė vepėr tė tillė humane.
Hendeku mes shumė tė pasurve dhe tejet tė varfėrve po thellohet dhe ky thellim nuk do tė kalojė pa tronditje tė rrezikshme, qofshin ato thjesht dridhje me pėrmbajtje sociale, apo shprehur nė njė rrugė tjetėr tė mundshme, tė dhunshme, nė formė plaēkitjeje, apo me metoda tė tjera. Sa herė qė janė krijuar hendeqe tė tilla ka pasur edhe dridhje, tė cilat shpeshherė janė trajtuar si luftė klasash, luftė e tė gjithėve kundėr tė gjithėve. Njė ndeshje e tillė do tė ndodh nė Kosovė, qoftė para, qoftė pas zgjidhjes sė statusit, sepse dikush ėshtė pėrkujdesur me kohė dhe ka investuar aq shumė, nė mėnyrė qė tė thellohen kėto hendeqe, duke qenė i sigurt se vjen koha kur fillon rrokullisja e madhe.
Bilbil, ky shekull orė e ēast ndėrrohet,
Bijnė poshtė t naltit, i vogli qohet, kėshtu thoshte, shkrimtari dhe humanisti i madh shqiptar, Ndre Mjeda duke i bėrė autopsinė shoqėrisė sė kohės sė tij. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|