DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Planet operative pėr ēmilitarizimin e veriut tė Mitrovicės!?
Postuar mė datėn: 2008-09-04 04:37:43 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Ramiz BOJAJ

Zhbėrja e “oazės” sė krimit

“Ne, Policia e Kosovės, nuk jemi ushtri dhe nuk mund tė luajmė rolin ushtarak, dmth. nuk bėjmė ēmilitarizim, pėrderisa nuk jemi zonė e luftės, ndėrsa pėr strukturat paralele dihet shumė mirė qe ato janė probleme politike dhe kėrkojnė zgjidhje, po ashtu politike”, vlerėson zėdhėnėsi i Policisė sė shtetit tė Kosovės, Veton Elshani.

Ēmilitarizimi pjesės veriore ėshtė shtruar si domosdoshmėri kohe, pėrderisa strukturat paralele serbe qė veprojnė nė kėtė pjesė delikate tė Republikės sė Kosovės, kanė rritur shkallėn e kriminalitetit(krimit ekonomik, kontrabandės, aktivitetet e strukturave paralele etj.) Para se tė ndodhė ndonjė veprim i organeve tė sigurisė pėr demilitarizimin e pjesės veriore(dhe zonave tjera ku veprojnė struktura ilegale), paraprakisht kėrkohet nje vendim politik, ngase vet rreshtimi i strukturave “paralele” dhe ilegale cilėsohen si probleme politike. “Plane operative nė veriun e Kosovės dhe nė tėrė territorin e Kosovės bėjmė ne (Policia) dhe ato i bėjmė sa herė qė ka nevojė pėr tė reaguar nė raste tė veēanta. Se a kemi plane operative pėr ēmilitarizim. Dua tė theksoj se ne nuk jemi ushtri dhe nuk bėjmė ēmilitarizim se nuk jemi zonė e luftės, ndėrsa pėr strukturat paralele dihet shumė mirė qe ato janė probleme politike dhe kėrkojnė zgjidhje gjithashtu politike”, vlerėsoi pėr gazetėn kombėtare “Bota sot”, zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Veton Elshani. Ai vlerėsoi se Policia ekziston pėr ruajtjen e rendit dhe qetėsisė publike, ndėrsa pėr sigurinė nė territorin e Kosovės pėrgjegjės ėshtė KFOR-i. Po ashtu zėdhėnėsi i Policisė, z. Elshani, ka theksuar se situata e sigurisė nė mbarė territorin e Kosovės vazhdon tė paraqitet e qetė dhe stabile, ndėrsa kur flasim pėr zonat delikate atėhere mund tė themi se ėshtė e tesionuar por nėn kontroll. SHPK-ja ka njė bashkepunim shumė tė mirė me UNMIK-un dhe KFOR-in edhe nė aspektin e sigurisė, ngase kėto institucione bashkėveprojnė shumė mirė. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme tė theksohet ėshtė se qytetarėt e Kosovės e kanė kuptuar se kur kemi probleme sa i perket qėshtjėve tė rendit dhe sigurisė janė institucionet ato qė merren me to dhe jemi nė gjendje qė tė qėndrojmė afėr qytetarėve kurdo qė e kėrkon nevoja. Ndėrkaq, eksperti pėr ēėshtje tė sigurisė, Naim Maloku, vlerėson se institucinet legjitime tė republikės sė Kosovės, duhet tė hartojnė plane dhe strategji efektive qė nėnkuptojnė demilitarizimin e pjesės veriore tė shtetit. “Qeveria e vendit duhet tė hartojė plane konkrete me njė angazhim tė vendosur pėr tė shtrirė autoritetin e vet edhe nė veri. Nė tė njėjtėn kohė ēdo propozim qė nėnkupton autonomi pėr sferėn komanduese ose edhe paralele janė tė papranueshme dhe hidhet poshtė si tė pabaza”, vlerėson Naim Maloku. Ai nėnvizon faktin se ndarja e faktorėve tė sigurisė nėnkupton opsionin paraprirės pėr ndarjen fizike-faktike tė vendit tonė. Nė kėtė kontekst segmentet mė tė rėndėsishėm tė ruajtjes sė sigurisė, Policia dhe Ushtria duhet tė jenė unike dhe funksionale.

Planet serbe kundėr Kosovės

Qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, Serbia ka vė nė funksion plane tė fabrikuara dhe tė mirė pėrgatitura, duke sulmuar shtetin e ri pėrmes strukturave paralele, si dhe veprimeve tjera tė jashtėligjshme. Sipas analistėve Serbia ka pėrgatitur pėr tė investuar pėr struktura paralele dhe forma tjera “strukturore” mė shumė se 800 milionė euro duke paralajmėruar pėr tė “konsoliduar” njė sėrė projektesh, ku pas gjithė kėsaj fshihet lufta e Serbisė qė i bėnė shtetit tė ri. “Serbia, natyrisht pėrmes direktivave nga jashtė(Rusia), pėrmes “investimeve” pėr strukturat paralele serbe, pėrpiqen qė tė sfidojnė autoritetin e UNMIK-ut, KFOR-it, OKB-sė dhe ato vendase, pėr tė krijuar kaos tė mundshėm. Kjo shton nevojėn e hartimit tė njė strategjie efektive nė mėnyrė qė tė eliminohet ēdo aktivitet ilegal”, vlerėsoi dr. Isa Mulaj, ekspert i lartė i politikave ekonomike. Mirėpo, versioni pėrfundimtar i institucioneve tė vendit duket tė jenė mė kėmbėngulėse pėr shtrirjen e autoritetit tė shtetit nė tėrė vendin, duke pėrfshirė edhe pjesėn veriore. Gjithashtu, njė meritė tė veēantė pėr mbajtjen e qetėsisė dhe mos destabilizimit tė gjendjes, e ka popullata shumicė e cila pėr asnjė moment nuk ka rėnė nė provokimet e grupeve tė organizuara serbe qė kanė pėr qėllim tensionimin e situatės

Qėndrimi i Qeverisė

Qeveria e Republikės sė Kosovės, duke kthyer vėmendjen kah veriu i vendit(investime infrastrukturore, ka dhėnė sinjalin se edhe qytetarėt shqiptarė nuk do tė jenė tė harruar, edhe pse ende nuk ėshtė bėrė sa duhet pėr krijimin e njė jete mė me perspektive pėr popullatėn shqiptare atje. Nė kėtė kontekst duke folur pėr situatėn e krijuar nė veri tė vendit dhe sigurinė nė atė pjesė, ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti ka shprehur si shqetėsim bllokimin e qytetarėve tė atjeshėm pėr shkak tė ekzistimit tė strukturave paralele tė cilave, sipas tij, u konvenon ky bllokim. “Shqetėsuese ėshtė se mekanizmat e tillė qė veprojnė atje e kanė izoluar popullatėn dhe si pasojė ka tendenca tė krijimit tė njė ambienti qė ėshtė i pėrshtatshėm pėr krimin dhe kontrabandėn. Ne bashkėrisht me faktorin ndėrkombėtar jemi duke punuar nė instalimin e tė gjitha mekanizmave tė shtetit tė Kosovės nė veri”, thekson ministri, Pajaziti. Por ai tha se institucionet pėrgjegjėse tė Republikės sė Kosovės janė dakorduar me bashkėsinė ndėrkombėtare qė tė bėjnė aktivitete mė tė shumta pėr sa i pėrket luftimit tė krimit dhe kontrabandės nė atė pjesė. Ndėrkaq, provokimet e vazhdueshme tė strukturave paralele kundėr qytetarėve shqiptarė, pengesatpėr investime dhe sė fundi, shtimi i aktiviteteve tė kontrabandės dhe aktiviteteve tė MUP-it, kanė shtuar domosdonė e veprimeve pėr shtrirjen e autoritetit shtetėror nė ēdo cep tė vendit.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Tech-Info ] Nje asteroid i vogel, godet planetin Toke mbi Sudan (2008-10-16 05:38:49 nga admin4)
[ Tech-Info ] Njė yll i ngjashėm me planetin (2008-09-29 06:59:25 nga admin4)
[ Opinione ] Ekonomia politike e (pu)shtetit kimik dhe planet e heshtura pėr shfarosjen e popullsisė sė vet (2008-07-28 15:09:16 nga admin1)
[ Tech-Info ] Njė planet i ri ne sistemin diellor (2008-01-09 12:27:11 nga admin4)
[ Tech-Info ] Planeti i Marsit rrezikon tė goditet nga njė asteroid, thonė shkencėtarėt (2007-12-22 15:07:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Putin shmang Shqipėrinė nga planet energjetike (2007-06-26 10:28:36 nga admin4)
[ Kultura ] Planet ku viti zgjat 10 orė! (2006-10-21 11:46:25 nga Arlind Nushi)
[ English ] ANUF DENOUNCES THE OPERATIVE PLAN ON KOSOVA! (2008-02-21 04:19:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] KUDO BISEDOHEJ PĖR DIBRĖN (2008-12-01 06:28:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi del me njė propozim tė ri, tė pafavorshėm pėr Kosovėn (2008-11-30 17:42:52 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster