DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Sa shumė nėpėrkėmbje dhe kozmopolitizėm ndaj kombit shqiptar?
Postuar mė datėn: 2007-05-18 06:43:01 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Nga: Koēo DANAJ

Asnjė fjalė pėr Kosovėn. Asnjė fjalė pėr Shqiptarėt jashtė Shqipėrisė administrative. Asnjė fjalė pėr kombin shqiptar!! Sikur tė mos ekzistonin!!

Tė paktėn tu thoshte: Paēi Fat!!

Ishin 45 pyetje-pėrgjigje dhe nuk kishte asnjė pyetje-pėrgjigje pėr Kosovėn. Presidenti i Tiranės Politike, Alfred Moisiu foli mė shumė se dy orė, bėri njė pėrmbledhje tė 5 viteve tė tij dhe nuk tha asnjė fjalė pėr Prishtinėn, Tetovėn etj. (Kosova dhe nė tėrėsi shqiptarėt nuk ishin pjesė e bilancit 5 vjeēar tė Presidentit.) Ai foli mė shumė se 3 faqe gazete dhe nuk e pa tė udhės qė tė kishte edhe disa rreshta pėr Kosovėn.

Ai deklaroi se kėrkon edhe njė mandat tė dytė. Por duke mos folur pėr Kosovėn, ju tha tė gjithėve se kėshtu do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen, tė mos thotė asnjė fjalė. (Parisi e vlen njė meshė - do thoshte Shekspiri tek Henriku i katėrt). Ndėrsa Kosova, pėr Presidentin e Tiranės Politike nuk vlejti as njė rrjesht. President Moisiu foli pėr tė gjitha, qė nga Albatrosi, KLD, kthimi i ligjeve, Prokurori, pėrmendi emra gjyqtarėsh, politikanėsh etj. Por President Moisiu nuk foli pėr rreziqet qė i kanosėn sot pavarsisė sė Kosovės, me tentativat pėr tė rishikuar planin Ahtisari. (Heshtje).


Presidenti nuk foli pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit, pėr rreziqet qė u kanosen shqiptarėve nė Maqedoni nga grindjet midis tyre. (Heshtje). Presidenti nuk tha asnje fjalė pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi dhe tė drejtat e tyre pas pavarsisė sė kėtij shteti. (Ndėrsa President Moisiu po fliste, nė Podgoricė vazhdonte gjyqi kundėr 18 shqiptarėve tė akuzuar pėr terrorizėm nga shteti i pabėrė malazez. Por pėrsėri heshtje). Presidenti nuk foli asnjė fjalė pėr rrezikun e ndarjes sė Kosovės, ndėrsa Surroi e konsideroi Veriun e saj njėsoj si Transnistrinė e Moldavisė.

Po a ishte i detyruar tė fliste ?

Dhe pas kėtij parashtrimi vjen pyetja dhe pėrgjigja e pyetjes : Po a ishte i detyruar tė fliste Presidenti pėr ato qė u sapothanė? Kemi tė bėjmė me dėshirė apo me detyrim kushtetues ? Pėr t“ju pėrgjigjur pyetjes le tė bėjmė pak analizė : Presidenti i Tiranės Politike e ka pėr detyrim kushtetues tė interesohet pėr liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve jashtė Shqipėrisė. Brenda kėtij detyrimi ai duhet tė fliste : Tė paktėn t“ju kishte thėnė : Paēi Fat. Brenda kėtij detyrimi ai duhet tė fliste dhe tė thoshte tė paktėn: Mos bini nė grackėn e ultranacionalizmit maqedonas dhe mos u pėrēani me njėri tjetrin.

Po pse tani - mund tė vijė pyetja tjetėr ? Po sepse pėr dy orė ai bėri rezymenė e mandatit tė tij, sepse ai shpalli ambicien pėr njė mandat tė dytė. Pra pėrafėrsisht ai parashtroi Platformėn Politike. Dhe nė kėtė Platformė Politike, Kosova ėshtė baraz me zero, Tetova ėshtė baraz me zero, Presheva ėshtė baraz me zero, Ulqini ėshtė baraz me zero. Pa folur pėr problemin ēam qė ėshtė nėn zero. Me Intervistėn Rezyme, President Moisiu duket sikur ju tha shqiptarėve : Po mė zgjodhėt pėrsėri president, nga unė do tė keni vetėm njė Ministri Emigracioni dhe asgjė tjetėr. Nuk do tė keni asnjė fjalė pėr Prishtinėn, Tetovėn, Preshevėn etj etj.

Por ai shkeli edhe Kushtetutėn, pasi e ka pėr detyrė tė flasė. Ėshtė tjetėr se ēfarė flet. Por Kushtetuta tė detyron tė flasėsh. Dhe President Moisiu e shkeli Kushtetutėn. Por e shkeli pėrballė kombit shqiptar. Por sa kohė qė kombi ėshtė abstrakt, e shumta do tė marrė disa shkrime kundėr dhe asgjė tjetėr. Duke e analizuar nga jashtė veprimtarinė e Moisiut pėrgjatė 5 vjetėve, del edhe nė njė konkluzion tjetėr qė ai jo vetėm qė e ka shkelur Kushtetutėn gjatė rezymesė sė tij televizive, por ai nuk ka pėrfillur Preambulėn e Kushtetutės sė Shqipėrisė pėrgjatė 5 vjetve tė veprimtarisė sė tij.

Pėrse?

Preambula e Kushtetutės sė Shqipėrisė ka njė paragraf qė flet pėr legjtimitetin e aspiratės sė bashkimit kombetar tė shqiptarėve. Sa kohė qė shprehja qėndron nė Preambulė, ajo nuk mund tė anashkalohet, pavarsisht nga dėshira e kėtij apo atij politikani apo qeveritari, pavarsisht nga politika apo gjeopolitika. Dhe institucioni qė duhet ta pėrfillė atė mė shumė se kushdo tjetėr ėshtė ai i Presidentit. Sepse Presidenti ėshtė unitet populli, unitet kombėtar etj etj. Por pėrgjatė 5 vjetėve, President Moisiu nė dhjetra dhe qindra takime, nuk e pėrmendi asnjėherė kėtė tė drejtė tė shqiptarėve qė pėr atė ėshtė detyrim kushtetues. Pra nuk kemi tė bėjmė me dėshirė, por me detyrim kushtetutes. Por Moisiu e shkeli edhe kėtė parim madhor tė Kushtetutės. Nė vend tė konkluzionit Megjithatė, intervista u dėgjua, ajo u lexua. Ka konkluzione tė pjesshme qė mund tė dalin nga kjo intervistė, ka konkluzione partiake etj, tė cilat janė normale.

Por ka edhe njė konkluzion ndoshta mė pėrgjithsues: Presidenti Moisiu shfaqi hapur nė kėtė intervistė edhe mentalitetin e tij politik, pėrkatėsinė e rrymes ku ai bėn pjesė, ambicien e tij pėr tė qenė edhe pesė vjetė tė tjera president. Pėrballė thelbit tė intervistės dhe ambicies pėr pushtet, natyrshėm mund tė shtrosh pyetjen: Vėrtet kaq shumė nėpėrkėmbje dhe kozmopolitizėm meriton kombi shqiptar?

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Kultura ] Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione nė sallėn “Metropol” tė operės sė Lozanės (2008-11-30 11:01:09 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
[ Opinione ] SALI BERISHA, POLITICALLY UNIMPROVED(!?) (2008-11-25 16:29:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Astronautėt e NASA-s realizojnė ecjen mė tė gjatė nė hapėsirė (2008-11-25 12:11:24 nga admin4)
[ Opinione ] “MBI GJENDJEN AKTUALE TĖ ĒĖSHTJES SHQIPTARE DHE ARDHMĖRIA E SAJ” (2008-11-24 16:39:42 nga admin1)
[ Kultura ] KENGE KRESHNIKE: MARTESA E HALILIT (2008-11-22 08:43:04 nga admin4)
[ Kultura ] Fetnete Ramosaj: Krimet serbe nė Kosovė (I) (2008-11-20 09:26:40 nga admin4)
[ Opinione ] PIKAT E BAN KI MUN - TADIQIT NUK KAN DALLIM PREJ PIKAVE TJERA TĖ PLANIT TĖ AHTISARIT (2008-11-16 13:40:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kumtesa - BALA S’E HA KASHTĖN! (2008-11-14 15:43:22 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA MĖ LEHTĖ DHE MĖ SHPEJT MUNDET TĖ RIBASHKOHET ME REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ SE SA AJO TĖ BĖHĖT SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN…! (2008-11-13 15:17:11 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster