| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Fluturimi i propozimeve |
| Postuar mė datėn: 2007-07-31 10:44:16 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Albin KURTI
Agimi Ēeku kėrcėnoi. Tha: 28 Nėntor!. Propozoi qė festa e pesėfishtė kombėtare tė bėhet e gjashtėfishtė. Propozoi qė tė shpallet pavarėsia e Kosovės mu me 28 nėntor tė kėtij viti. Ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės secili e mendon si njė datė qė mė pas do tė bėhej historike. Mirėpo, pėr ta shpallur pavarėsinė, Agim Ēeku e zgjodhi njė datė qė tashmė ishte historike. Mbase e pavetėdijshmja e tij po vepronte: meqė shpallja e paramenduar e tij sdo tė mund tė ishte njėmend historike, ai e propozoi njė datė tanimė tė mirėnjohur historike. Dhe, jo vetėm kaq. Ai propozoi datėn, e cila duke qenė njė shenjues i shumėfishtė pėrgjatė historisė sonė, ėshtė pjesė organike e identitetit kombėtar shqiptar si asnjė datė tjetėr. Rastėsia gjithsesi ndodhet nė siklet me tė pavetėdijshmen. Edhe nėse 28 Nėntori sdo tė arrijė tė bėhet festė e gjashtėfishtė, ajo dosido do tė mbetej festė e pesėfishtė. Agim Ēeku do tė humbiste vetėm atė tė cilėn edhe ashtu nuk e kishte.
Nuk e kam ndėrmend ti pėrsėris kritikat e bėra kundėr Agim Ēekut se 28 Nėntori nuk do tė duhej tė ishte festė e pavarėsisė sė Kosovės meqenėse ajo datė ėshtė simbol i bashkimit kombėtar. Nuk do ta pėrsėris as argumentin e disa kundėrshtarėve tė tjerė tė tij qė i thanė se pavarėsinė tashmė e kemi shpallur njėherė. Nuk do ta sforcoj as shqetėsimin se shpallja e ardhshme do tė ishte e ndryshme vetėm nėse ajo spėrfundon nėpėr sirtar zyrash por fillon ndryshimin e gjendjes faktike nė terren. Problemi im themelor qė kam me kėrcėnimin e Agim Ēekut ėshtė joserioziteti i tij. Nuk ėshtė ēėshtja pse Agim Ēeku e propozoi atė datė pėr shpalljen e pavarėsisė dhe as pse e propozonte shpalljen si tė tillė. Problemi ėshtė se ai nuk e kishte megjithėmend. Agim Ēeku nuk e kishte seriozisht propozimin e tij. Nuk u nevojit mė shumė se njė ditė qė tė kuptohet kjo. Zbrapsja e menjėhershme e tij para kundėrshtimit tė kongresistėve amerikan nė aeroportin e Prishtinės e dėshmoi botėrisht kėtė gjė. Kundėrshtimi i tyre ishte serioz ngaqė propozimi i tij sishte serioz. Apo, ndoshta, kundėrshtimi i tyre ishte serioz pikėrisht qė tė pėrcaktohej nėse propozimi i tij ishte serioz. Pas takimit, Agim Ēeku deklaroi se i kishin bėrė disa pyetje dhe ky kishte dhėnė disa pėrgjigje. Pra, thjesht, e kishin marrė nė pyetje atė ditė nė lokalet e aeroportit. Ndonėse nuk jam fare dakord me atė ēfarė po bėn e po flet kryeministri Ēeku mė duhet ta pranoj se disi mu dhimbs kur u shfaq ashtu me fytyrė tė mėrdhezur si tė njė fėmije tė cilin porsa e kanė rrahur. Pėr pesė muaj e gjysmė nė burg mua mė kanė marrė nė pyetje vetėm gjysmė ore dhe ishte prokurori ai qė skuqej. Kryeministrin e Kosovės e marrin shumė mė gjatė nė pyetje dhe madje e bėjnė qė ai tė skuqet.
Sidoqoftė, ende pa perėnduar propozimi i Agimit, nisi tė qarkullonte njė tjetėr propozim me tė njėjtėn temė. Veton Surroi i pėrmendi Kėrshėndellat si kohė kur do tė shpallej pavarėsia. Pas Presidentit francez Sarkozy edhe ky hamendėson pėr ditėt e fundit tė vitit tė cilat njerėzve ua kujtojnė festat por edhe dhuratat e babadimrit nėse pėr ta mendojmė ashtu siē po i trajtojnė pra, si fėmijėt. Duke besuar qė faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtar objektivisht janė kundėr kėtyre propozimeve pėr data tė shpalljeve, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi janė po ashtu kundėr. Qė tė gjitha shtyrjet ndėrkombėtare tė pėrcaktimit tė ri pėr statusin e Kosovės politikanėt kosovar i interpretonin gabueshėm si shtyrje tė pavarėsisė. Tash, shtyrjet e reja, Agim Ēeku dhe Veton Surroi i lidhin me shpallje te reja (qė do tė thotė premtime tė reja boshe) ndėrsa Fatmir Sejdiu e Hashim Thaēi me tė ashtuquajturat angazhime shtesė (qė do tė thotė negociata dhe dėgjueshmėri shtesė). Ndėrkohė, faktorėt ndėrkombėtar kanė pėrparuar dukshėm. Ata e shtyjnė edhe shtyrjen, shpikin faza 120 ditėshe qė nuk dihet se kur do tė fillojnė dhe me fundin e tė cilave nuk mbaron asgjė. Nė tė vėrtetė, nuk ka mė data. Tepria e deritanishme e datave i ka zhdukur datat. A nuk ėshtė mu ky ideali i kėtij neokolonializmi postmodern? Pėr asgjė nuk kemi datė: prej ēėshtjes sė statusit e deri tek ajo e regjistrimit tė popullsisė. Ėshtė suspenduar koha (e planifikimit). Natyrisht, qė tė mos ketė datė tė (pėrfundimit) tė misionit tė tyre sundues mbi neve qė kėsisoj mbesim tė kurthuar nė kėtė pėrkohėsi tė pėrjetshme.
Kemi tė bėjmė me datė pėr shpallje? Jo. Kėta vetėm shpallin data. Shpallin data pėr shpalljet e pavarėsisė qė sdo tė ndodhin. Prandaj, as 28 Nėntori i sivjetmė nuk do tė jetė ditė kur festohet pavarėsia ose shpallja e saj. Gjithsesi qė ka pakrahasimisht mė shumė arsye qė atė ditė (sėrish) tė protestohet kundėr regjimit nė fuqi dhe tė demonstrohet vullneti ynė sesa tė festojmė e urojmė njėri-tjetrin tė nėnshtruar nga regjimi duke demonstruar asisoj (vetė)mashtrimin tonė. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|