| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Enveri: Kosovėn do ta bashkojmė me Shqipėrinė |
| Postuar mė datėn: 2007-12-11 11:34:06 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Biseda e Enver Hoxhės me studiuesit shqiptarė nga Kosova, janar 1968: Kosova ėshtė njė gjymtyrė e prerė nga trupi i Shqipėrisė.
Drejtuesi i Partisė sė Punės tė Shqipėrisė e i shtetit shqiptar pas Luftės sė Dytė Botėrore, Enver Hoxha, pavarėsisht nga deklaratat e tij publike pėr njohjen e kufijve tė vendosur nė mesin e shekullit tė kaluar nė Evropė, ka ushqyer njė ėndėrr tė fshehtė pėr tė bashkuar trojet e banuara nga shqiptarėt nė Gadishullin Ballkanik me shtetin-mėmė. Kjo pohohet nga njė prej dėshmitarėve tė pranishėm nė takimin e zhvilluar mes tij e shkencėtarėve nga Kosova nė vitin 1968.
Sipas prof. Agron Ficos, i cili aktualisht banon nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Hoxha kishte shprehur hapur mospranimin, nga ana e tij, tė vendimit arbitrar tė Titos qė Kosova dhe viset e tjera tė Jugosllavisė tė banuara me shqiptarė, tė vazhdonin ti mbeteshin Beogradit. Madje, ai ka folur edhe pėr strategjinė qė mendonte tė ndiqte shteti, i drejtuar prej tij, pėr tė ribashkuar trojet e Kosovės me Shqipėrinė. Ndonėse biseda e zhvilluar mes tij e Titos pas Lufte ėshtė bėrė e njohur qė mė parė nga libri "Titistėt", njė synim i tillė pėr ndryshimin e konfiguracionit tė shteteve ballkanike dėshmohet pėr herė tė parė. |
|
ENER HOXHA, Prijės i Popullit Shqiptar
Profesor, cilės periudhė i pėrkasin kėto kujtime, tė cilat donit tia komunikonit lexuesit tė "Gazetės"?
Janari i vitit 1968 ishte shėnuar si muaji i veprimtarive tė shumėllojshme publike, kulturore e shkencore, me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut. U krijua njė komision qeveritar pėr drejtimin e kėtyre aksioneve publike, por si ngjarja mė e rėndėsishme shkencore do tė ishte mbajtja nė Tiranė e konferencės ndėrkombėtare albanologjike me temė: "Skėnderbeu dhe epoka e tij". Punonjėsit shkencorė tė instituteve me profil albanologjik do tė mbanin peshėn kryesore nė pėrgatitjen e kumtesave dhe diskutimeve shkencore. Ftesa iu dėrguan edhe shumė specialistėve tė huaj, tė njohur pėr interesimin e treguar nė fushėn e studimeve shqiptare. Kjo ngjarje kombėtare u pėrcoll gjerėsisht nga masmedia dhe solli edhe botimin e disa veprave tė rėndėsishme pėr figurėn e Skėnderbeut dhe epokėn e tij, tė cilat pak njiheshin mė pėrpara nga publiku i gjerė. Pritej tė vinte edhe njė grup studiuesish nga Kosova, po qeveria jugosllave nuk po u lėshonte vizat e daljes. Nė mbrėmjen e datės 5 janar gjithēka ndryshoi. Universiteti u lajmėrua se njė grup specialistėsh kosovarė kishin marrė viza dhe ishin nisur pėr Shqipėri. Ishte dimėr dhe errej shpejt. Aty nga ora tetė e darkės ra telefoni dhe nė linjė ishte vetė rektori i Universitetit, Kahreman Ylli, i cili, si gjithmonė, me delikatesė mė ftonte ti shkoja menjėherė nė zyrė, se do tė mė komunikonte diēka me rėndėsi. Apartamenti im, fatmirėsisht, ishte afėr godinės sė Rektoratit, ndaj pas afro 20 minutash isha nė zyrėn e rektorit. Pasi mė ofroi tė pinim nga njė gotė ēaj, mė tha se ishin nisur pėr nė Shqipėri njė grup intelektualėsh kosovarė, qė do tė merrnin pjesė nė konferencėn pėr Skėnderbeun. Do tė hynin nga pika kufitare e Qafė Thanės. Bashkė me gėzimin pėr ardhjen pėr herė tė parė tė pėrfaqėsuesve kosovarė, rektori ishte i merakosur pėr pritjen e tyre, se ishte vonė dhe nė gjithė zonėn Tiranė-Elbasan-Librazhd binte dėborė. Mė dha njė sėrė porosish dhe mė tha se kishte biseduar me drejtuesit e parė tė kėtyre rretheve qė tė mė jepnin gjithė pėrkrahjen e nevojshme pėr pritjen e vėllezėrve kosovarė. Bashkė mė mua, tė mė ndihmonin, erdhėn edhe dy punonjės tė tjerė tė universitetit, Zihni H. dhe Jani Th. Kur arritėm nė pikėn doganore tė Qafė Thanės, sapo kishin arritur miqtė tanė me "kerret" e tyre (deformim i fjalės angleze "car" pėr "makinė e vogėl"). Pas pėrqafimeve tė pėrzemėrta me tė gjithė, sikur tė ishim njohur prej vitesh, dhe urimit tė mirėseardhjes me nga njė gotė konjak "Skėnderbeu", u nisėm pėr nė Tiranė. Studiuesit nga Kosova u caktuan tė rrinin nė hotel "Dajti".
Kush bėnte pjesė nė delegacionin e parė tė studiesve nga Kosova qė vinin nė Shqipėri?
Nė kėtė dėrgatė bėnin pjesė Prof. Idriz Ajeti, Dr. Mark Krasniqi, Prof. Syrja Pupovci, folkloristi i talentuar e burri i urtė Anton Ēeta dhe shkencėtari i ri Zef Mirdita. Ata, me kumtesat qė mbajtėn, nė kontaktet me kolegėt dhe publikun dhe nė takimet me udhėheqėsit e Shqipėrisė, treguan dashuri, mall dhe dėshira fisnike. U ndritnin sytė, u qeshnin rrobat dhe gjithnjė shprehnin kėnaqėsinė qė kishin ardhur nė Shqipėri, por morėn me vete edhe mjaft zhgėnjime kur panė varfėrinė nė tė cilėn jetonim e, mbi tė gjitha, mbylljen e Shqipėrisė ndaj botės sė jashtme. Ndonjėri prej tyre pati rastin fatkeq tė "shijonte" edhe bėmat e Sigurimit tė Shtetit, punonjėsit e tė cilit ndaluan profesor Anton Ēetėn tė takohej me tė vėllanė, kardiolog i njohur nė Durrės. Si pjesė e programit tė hartuar pėr tė ftuarit, intelektualėt kosovarė morėn pjesė nė pėrurimin e bustit tė Shote e Azem Galicės, nė inaugurimin e vend-varrimit tė Skėnderbeut nė Lezhė dhe nė ceremoninė e zbulimit tė shtatores sė Skėnderbeut nė Krujė. Nė udhėn pėr nė muzeun e Skėnderbeut, nė njė nga lokalet e dyqaneve tė rikonstruktuar sipas stilit tradicional, nė pazarin e vjetėr tė Krujės, studiuesit kosovarė u pritėn nga Enver Hoxha, qė zhvilloi njė bisedė interesante me ta, qė gjer sot ka mbetur e panjohur.
Ēfarė u tha nė kėtė takim?
Pasi mbaroi ceremonia e pėrurimit tė shtatores sė Skėnderbeut, udhėheqėsit dhe tė ftuarit u drejtuan pėr nė kėshtjellėn legjendare tė Krujės, ku do tė hapej njė ekspozitė kushtuar epokės sė bėmave dhe figurės sė Heroit tonė Kombėtar. Ndėrsa kishim arritur nė ngushticėn e udhės pėr nė grumbullin e dyqaneve tė rikonstruktuara, dėgjova fare afėr zėrin e Llambi Peēinit, drejtor i sigurimit tė udhėheqjes, qė pyeste se kush ishte shoqėruesi i kosovarėve. Sapo i bėra tė ditur se isha shoqėruesi i tyre, ai mė tha: "Sillni kosovarėt te shoku Enver!" Menjėherė njoftova rektorin e Universitetit, Kahreman Yllin dhe, si mora edhe pėlqimin e tij, priva drejt derės sė dyqanit, qė ndodhej nė krahun e djathė, nė rreshtin e parė kur ecje drejt kėshtjellės. Sapo shkela nė pragun e dhomės sė dyqanit, Behar Shtylla, ministėr i Jashtėm, mė tha me gojė dhe me dorė: "Mbaj ndonjė shėnim, se nuk do tė ketė njeri tjetėr". Enver Hoxha ishte vetėm, nė krye tė dhomės dhe, sapo hynė studiuesit shqiptarė nga Kosova, u ngrit dhe shtrėngoi duart me ta, njėri pas tjetrit. Ndjeheshim tė emocionuar se na erdhi fare papritur ky takim. "Mora vesh qė keni ardhur -e filloi bisedėn Enver Hoxha - u gėzova dhe mendova tė pimė bashkė njė kafe, se jemi vėllezėr tė njė gjaku." Ndėrkohė, njė mesoburrė, veshur me njė xhaketė tė bardhė, me njė tabaka me filxhanė me kafe, nė rolin e kamerierit, na ofroi secilit filxhanin e kafesė. Pastaj, Enver Hoxha parashtroi shtruar disa mendime pėr marrėdhėniet e Shqipėrisė me Kosovėn dhe tė ardhmen e tyre.
"Mė 1946 - vazhdoi Enver Hoxha - isha pėr vizitė nė Jugosllavi. Aty u takova disa herė edhe me Titon. Nė njė ndėr kėto takime, ndėrsa Titoja pinte duhan me llullė dhe tymi ngrihej lart, (ai e shoqėroi me gjestin e dorės tymin qė dilte nga llulla) Titoja mu drejtua dhe mė pyeti drejtpėrsėdrejti: Enver, ēmendon ti pėr Kosovėn? Aty pėr aty ia ktheva: Kosova ėshtė e Shqipėrisė. Titoja ndėrhyri dhe tha: Mirė po kėtė gjė nuk mund ta pranojnė serbėt." Enver Hoxha, duke ndryshuar tonin e zėrit, shtoi se i kishte thėnė Titos: "Nė qoftė se serbėt nuk e pranojnė, si mundet ne shqiptarėt tė jemi dakort?! Kosova ka qenė dhe ėshtė pjesė e Shqipėrisė." Dhe, me njė gjest tė dorės, plot energji, shtoi: "Kosova ėshtė njė gjymtyrė e prerė nga trupi i Shqipėrisė". Isha i pėrqendruar tėrėsisht nė mbajtjen e shėnimeve, por vetėtimthi vura re se fytyrat e pjesėmarrėsve ishin ēelur. Ndonjėri vazhdonte tė rrufiste ende kafenė dhe, pėr njė ēast, zotėroi njė heshtje shlodhėse.
Thatė se Enver Hoxha foli edhe pėr tė ardhmen e marrėdhėnieve Shqipėri-Kosovė. Ēfarė u tha konkretisht pėr kėtė problem?
Enver Hoxha, duke kulmuar mendimet e veta, iu drejtua atyre: "Vėllezėr kosovarė! Nė qoftė se Jugosllavia sulmon Shqipėrinė, ne do ta thyejmė, do ta sprapsim, dhe Kosovėn do ta marrim e do ta bashkojmė me Shqipėrinė". Fjalinė e fundit e shoqėroi me njė gjest tė dorės, qė shėnonte bashkimin e pjesėve nė njė tė tėrė.
Pastaj Enver Hoxha kaloi nė njė subjekt tjetėr, nė marrėdhėniet kulturore me Kosovėn dhe nė problemin e librave shkollore. "Edhe pėrsa i pėrket dėrgimit tė librave nga ana jonė pėr rininė shkollore nė Kosovė, po krijohen pengesa artificiale. Emri im edhe mund tė hiqet nga kėto libra, po emri i PPSH-sė nė asnjė mėnyrė, se ajo ėshtė forca udhėheqėse dhe drejtuese e shoqėrisė sonė." Nė mbyllje tė kėsaj bisede, Enver Hoxha shtoi: "Nuk do tė kursejmė asgjė pėr tė ndihmuar nxėnėsit dhe rininė shkollore tė Kosovės me libra nė gjuhėn shqipe. Mėsuesit dhe profesorėt tanė janė tė gatshėm tė vijnė aty dhe tė japin mėsim dhe leksione nė kėto shkolla. Ne e kemi thėnė edhe herė tė tjera kėtė gjė dhe i pėrmbahemi fjalės sė thėnė." Kur bisedės i kishte ardhur fundi, Enver Hoxha u ngrit nga vendi dhe priu pėrpara, pastaj iu drejtua studiuesve shqiptarė nga Kosova: "Ejani tė shkojmė nė kala, tė nderojmė veprėn dhe figurėn e Heroit tonė Kombėtar!" Ndėrsa po shkonim drejt kėshtjellės, ishte Ramiz Alia qė mu afrua nė krah dhe mė pyeti: "Hė, si shkoi biseda?". Tė nesėrmen, si zakonisht, pasi tė ftuarit qė ishin vendosur ne hotel "Dajti" hanin mėngjesin, shoqėruesit bashkoheshin me ta e pinin kafe bashkė dhe prej andej drejtoheshin pėr nė sallėn kryesore tė konferencės shkencore, nė ish-Kuvendin Popullor (sot salla e parlamentit). Pasi mbaroi seanca e parė, ishte Thoma Deliana, ministri i Arsimit, qė erdhi dhe na ftoi tė pinim njė kafe nė mjediset e Pallatit tė Kulturės, qė ishte rezervuar pėr mysafirėt dhe tė ftuarit.
Vetėm me Hoxhėn u takuan kosovarėt?
Jo, ishim duke pirė kafe, kur u duk Beqir Balluku, anėtar i Byrosė Politike dhe ministėr i Mbrojtjes, i veshur civil. Si u pėrshėndet me studiuesit shqiptarė nga Kosova, filloi me ta njė bisedė tė stėrgjatur prej disa orėsh. Beqir Balluku, qė nuk shquhej pėr ndonjė oratori, ishte edhe mė i dobėt nė debate e dialogje. Kjo u duk edhe nė faktin se, gjatė atyre orėve, ai piu dy paketa cigare tė markės "Partizani". Gjer sot nuk e kam kuptuar pėrse duhej ajo bisedė e stėrgjatur dhe e lodhshme me Beqir Ballukun, tė nesėrmen e bisedės me Enver Hoxhėn. Kėtė bisedė tė Enver Hoxhės me studiues shqiptarė nga Kosova, tė panjohur deri sot, nė tė cilėn mu dha rasti tė jem i pranishėm, e gjeta me vend tia pėrcjell edhe lexuesit tė nderuar tė "Gazetės Shqiptare", kėtej nga Nju Jorku i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku jetoj prej disa vjetėsh. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|