| » Opcionet për artikullin |
|
Komunikatė pėr media dhe opinion
PAVARĖSIA E KOSOVĖS PĖRSĖRI SFIDOHET NGA REZOLUTA 1244 E KS TĖ OKB-sė
Kushtetuta e Kosovės ka hyrė nė fuqi me 15 qershor 2008. Tani jemi nė gjysmėn e nėntorit 2008. Barra mė e rėndė iu ngarkohet udhėheqėsve tė institucioneve tė Kosovės, tė cilėt ende nuk arritėn, madje, as nuk patėn(nėse e kanė, nuk e dimė) as nuk kanė plan tė qartė veprimi pėr ta zbatuar atė. Veriu i Kosovės ėshtė demanti mė i thjeshtė qė flet, se institucionet e Kosovės e kanė tė ndaluar tė veprojnė nė kėtė pjesė.
Zėshėm thuhet se Kushtetuta vlen pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Realiteti dėshmon tė kundėrtėn. Kjo ėshtė thjeshtė njė parullė.
Udhėheqėsit e institucioneve, qė kanė vepruar me konsensus nė tė ashtuquajturin Ekipi i Unitetit u pajtuan pa as mė tė voglėn rezistencė me Propozimin Gjithėpėrfshirės tė Ahtisaarit pėr statusin e Kosovės, tė cilin me entuziazėm tė madh e paraqitėn si ndarje definitive tė Kosovės nga Serbia. Por edhe pas 9-muajve tė shpalljes ės pavarėsisė sipas Pakos sė Ahtisaarit, veē tė metave tė tjera, tani pasoi edhe marrėveshja e arritur ditėve tė fundit nė mes tė UNMIK-ut dhe Beogradit pėr gjashtė pikat e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban KI Mun (policia, drejtėsia, doganat, trashėgimia kulturore, kufijtė, transporti dhe infrastruktura). Kompromiset e dhimbshme tė bėra nė tė kaluarėn po hakmerren, duke e legalizuar tashmė njė gjendje me shenja tė qarta kancerogjene pėr shtetin e Kosovės. Me kėtė marrėveshje ndarja faktike e veriut tė Kosovės reflektohet katėrēipėrisht. Realisht pakica serbe parashihet tė gėzojė kompetenca aq tė mėdha, aq sa ata, tė mos kanė mė nevojė, pėr mė keq, as obligim ligjor dhe kushtetues qė ti pėrgjigjen qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Kjo ndarje nė baza etnike nėnkupton situatėn ku shqiptarėt qė jetojnė me shumicė duhet ta zbatojnė kushtetutėn e Kosovės, ndėrsa serbėt nė veriun e Kosovės tė mos e njohin asnjėherė, pra ta shkelin hapur atė. Kushtetuta e Kosovės edhe pse ėshtė unikate nė botė, sa i pėrket trajtimit tė pakicave kombėtare, serbėt dhe Serbinė as kjo nuk e kėnaq, edhe pse ajo i bėn komunitet me fuqi tė madhe vendimmarrėse, kategori me peshė tė madhe kushtetuese, ani pse nuk e pėrbėjnė as 4% e popullsisė tė Kosovės.
LIB-ja edhe nė tė kaluarėn (LKĒK-ja) ka kritikuar vazhdimisht sjelljen komode tė politikanėve shqiptarė pėr qėndrimin plotėsisht jo serioz qė kanė mbajtur dhe mbajnė para problemeve jetike qė pati dhe ka Kosova. LIB-ja asnjėherė nuk ėshtė pajtuar dhe nuk do tė pajtohet me asnjė politikė qė ka pėr qėllim tkurrjen e mėtejme tė territoreve shqiptare.
Ėshtė momenti i fundit, qė institucionet e Kosovės ti kryejnė obligimet qė i kanė marrė pėrsipėr. Ta thonė tė vėrtetėn para popullit sepse nuk kanė tė drejtė, tė heshtin, ta fshehin tė vėrtetėn, tė maskojnė realitetin. Ndryshe dihet mirė, se pėrgjegjėsia pėr kėto lėshime tė rėnda do tė bie nė rend tė parė mbi udhėheqjen e institucioneve tė Kosovės (Presidencėn, Qeverinė, Parlamentin) sepse ėshtė nė pyetje e ardhmja e jonė dhe e brezave qė do tė vijnė pas nesh.
Kryetari i LIB
Smajl LATIFI
|
|