AKSH DO TĖ VEPROJ NĖSE "REPUBLIKA E KOSOVĖS" DO TĖ SULMOHET NGA SERBIA DHE BANDAT E SAJ...!
- Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), nė mbledhjen e tij tė jashtėzakonshme, tė mbajtur dje (04 Maj 2008), pasi mori nė shqyrtim gjithė aktivitetin e deritanishėm, dhe me theks tė veēantė tė vjeshtės sė vitit tė kaluar (2007) tė Njėsive Elite tė Divizionit "Adem Jashari" tė AKSH-sė, nė Kosovėn Veriore (Besianė dhe Mitrovicė), nxori edhe disa konkluzione dhe vendime, pjesė tė tė cilave po ia servojmė opinionit tonė kombėtar dhe atij ndėrkombėtar, si mė poshtė vijon :
1. Njėsitet Elite tė Divizionit "Adem Jashari" tė AKSH, tė cilat kanė qenė tė dislokuara pėrgjatė kufirit tė "Republikės sė Kosovės" me Serbinė, pėr sa kohė atje nuk ishin tė dislokuara trupat e KFOR, dhe Kosova rrezikohej nga Serbia dhe bandat e saj, kanė vepruar konform njė vendimi tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė AKSH-sė, dhe pėr sa kohė kanė vepruar atje e kanė pėrmbushur njė nga detyrat dhe misionet qė iu ka ngarkuar Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė, ku AKSH aty (nė Sekretariatin Vendimmarrės tė...) pėrfaqėsohet pėrmes Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė AKSH-sė.
2. Pėrderisa tanimė atje (si nė Zonėn e Besianės, ashtu edhe nė atė tė Mitrovicės Veriore) janė dislokuar trupat e KFOR, Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė, urdhėron qė tė gjitha Njėsitet Elite tė Divizionit "Adem Jashari" tė AKSH-sė, tė tėrhiqen nga ato zona, dhe tė gjithė pjesėtarėt e pjesėtaret e kėtyre njėsive t'i rikthehen jetės normale (civile) dhe aktivitetin e tyre ta vazhdojnė vetėm nė kuadėr tė kėshillave tė FBKSH-sė ku ata jetojnė e punojnė.
- Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė rideklaron:
1. Ashtu si nė Republikėn e Shqipėrisė, ku vepron simotra e AKSH-sė, me emrin Ushtria Shqiptare, edhe nė "Republikėn e Kosovės", ku vepron simotra tjetėr e AKSH-sė, me emrin TMK dhe aleati ynė, me emrin KFOR, nuk do tė veprojė Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), dhe nėse do tė ndodhė qė dikush, brenda truallit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe brenda territorit tė territorit tė "Republikės sė Kosovės" tė keqpėrdorė uniformėn e bukur dhe emblemat e AKSH-sė, apo edhe tė shfaqet me maska, tė gjitha kėto grupe, Sekretariati Vendimmarrės do t'i klasifikojė si banda kriminale dhe do t'i godasė e ndėshkojė sipas infrastrukturės ligjore dhe pėrmes organeve ndėshkuese tė Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH).
2. Pra, AKSH nuk do tė veprojė nė territorin e "Republikės sė Kosovės", pėr sa kohė kjo nuk do tė rrezikohet nga Serbia dhe bandat e saj dhe pėr sa kohė sigurinė dhe kufijtė e "Republikės sė Kosovės" do t'i mbrojnė e sigurojnė institucionet ndėrkombėtare, tė cilat i obligon Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė.
Por, qė nga momenti qė KFOR dhe TMK, UNMIK-EULEX dhe SHPK, nuk do ta kryejnė kėtė obligim, siē kishte ndodhur deri mė tani, dhe nėse do tė ndodhė (siē edhe ndodhi vitin e kaluar) qė populli i "Republikės sė Kosovės" tė rrezikohet dhe tė kėrcėnohet nga Serbia dhe bandat e shumta kriminale tė saj, ndėr tė cilat ishte edhe banda "Car_Lazarėt", atėherė shumė shpejt, si nė vjeshtėn e vitit tė kaluar (2007), Sekretari Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė, pėrmes Shtabit tė Pėrgjithshėm tė AKSH-s, do tė dijė qė t'iu pėrgjigjet situatave tė jashtėzakonshme.
- Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė, rideklaron se:
1. Nė kufirin (2500 hektarėsh) midis "Republikės sė Kosovės" dhe "Republikės sė Maqedonisė" nuk kanė vepruar dhe nuk veprojnė strukturat e Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH), dhe arsenali i armatimit, i zbuluar atje nga SHPK, as nuk ka qenė dhe as nuk ėshtė arsenal luftarak i AKSH-sė.
2. Pėr FBKSH-nė dhe strukturat e tij, ndėr tė cilat ėshtė edhe AKSH, pak rėndėsi ka, pėr mos me thėnė aspak, konflikti i 2500 hektarėve qė Kosovės ia ka marrė "Maqedonia", kur kjo krijesė artificiale me emrin "Maqedoni", ka pushtuar e kolonizuar mbi 10 mijė kilometra katrorė troje shqiptare, jo vetėm tė Vilajetit tė Manastirit (me kryeqendėr Manastirin), por edhe tė Vilajetit tė Kosovės (me kryeqendėr Shkupin), prandej edhe kėrkojmė qė njėherė e pėrgjithmonė tė vetėdijėsohen dhe tė binden ata qė pretendojnė tė "luftojnė" pėr fshatrat e tyre se kjo "luftė" ėshtė e destinuar tė dėshtojė dhe atė me pėrmasa tragjike, ku do tė vriten fshatarė tė pafajshėm, qė manipulohen nga manipulantė tė lloj-llojshėm, tė cilėt pėr mision kanė qė tė ringriten me gjakun e popullit tė pafajshėm dhe edhe njėherė vetė tė rikthehen nė skenėn politike dhe tė riulen nė kolltuqet e buta tė Sobranies sllavo-maqedonase tė Shkupit.
URIME DHE GĖZUAR FESTA E 5 MAJIT!
LAVDI DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT!
RROFTĖ SHQIPERIA E RI-BASHKUAR!
PĖR SEKRETARIATIN VENDIMMARRĖS TĖ FBKSH:
1. Kryetari i FBKSH-sė,
Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.);
2. Zv. Kryetari dhe Kryetari i Zonės Nr. 2 (Kosova Historike) tė FBKSH-sė,
Prof. Alban KOSOVA (d.v.)
3. Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-sė,
Mr. Gafurr ADILI (d.v.)
Tiranė-Prishtinė, 05 Maj 2008 |