| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Rice: Nga shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nuk fitohet asgjė |
| Postuar mė datėn: 2007-04-26 19:41:33 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
OSLO - Rice pėrsėriti edhe njė herė mbėshtetjen amerikane dhe evropiane pėr planin e Ahtisarit, duke theksuar se tani ėshtė faza e bashkėpunimit me tė gjitha palėt.
Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice pėrsėriti nė Oslo tė Norvegjisė se nga shtyrja e zgjidhjes pėr Kosovėn nuk fitohet asgjė. "Ne nuk do pėrmirėsojmė gjendjen nė Ballkan duke e shtyrė zgjidhjen. Duhet tė veprojmė dhe pėr kėtė po punojmė me palėt", tha Rice. Minsitrat e jashtėm tė vendeve anėtare tė NATO-s janė mbledhur nė Oslo tė Norvegjisė, ku njė nga temat e diskutimit ėshtė dhe Kosova. Kosova do jetė temė e takimit dhe ndėrmjet Ministrave tė Jashtėm tė NATO-s dhe palės ruse. Rice pėrsėriti edhe njė herė mbėshtetjen amerikane dhe evropiane pėr planin e Ahtisarit, duke theksuar se tani ėshtė faza e bashkėpunimit me tė gjitha palėt. "Po punojmė me Qeverinė e Kosovės, e cila do tė marrė pėrsipėr detyrimet nė mbrojtjen e pakicave, mbrojtjen e qendrave fetare dhe duhet tė marrė pėrgjegjėsitė e njė shteti shumėetnik. Po punojmė gjithashtu dhe me Serbinė. Serbia nuk ka pse t'i druhet bashkėsisė ndėrkombėtare, pasi vetėm pėrfiton nga njė bashkėpunim mė i ngushtė me Evropėn dhe institucionet evropiane. Mendoj se e bėmė tė qartė njė gjė tė tillė duke i zgjatur ftesėn e anėtarėsimit nė Partneritetin pėr Paqe tė NATO-s", tha Rice dhe shtoi se "shpresojmė qė perspektiva evropiane e Serbisė do tė sjellė njė kuptim tė asaj se si Ballkani do tė jetė i qėndrueshėm". Sekretarja amerikane e Shtetit tha se "po punohet ngushtė me vendet e Grupit tė Kontaktit dhe mė vonė me vendet e Kėshillit tė Sigurimit pėr tė ecur pėrpara".
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|