| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » JUDAH:KA PAK GJASĖ PĖR NDARJE TANI, POR ĖSHTĖ MUNDĖSI PĖR MĖ VONĖ |
| Postuar mė datėn: 2007-08-13 17:54:03 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Tim JUDAH, analist dhe publicist
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Judah, treshja ndėrkombėtare ka thėnė se ėshtė e gatshme tė pranojė ēdo zgjidhje, pėrfshirė kėtu edhe ndarjen, nėse Prishtina dhe Beogradi pajtohen mbi tė. Si e shihni ju kėtė ēėshtje?
|
|
TIM JUDAH
Mendoj se ėshtė shumė interesante qė zoti Ischinger e ka thėnė kėtė. Natyrisht, kjo ēėshtja e ndarjes dhe dilemės nėse ajo duhet vėnė nė tavolinė si opsion, ka qenė temė thashethėmash nė shtyp nė disa javėt e fundit, por megjithatė ėshtė interesante qė e ka thėnė, sepse tregon pėr njė masė tė caktuar tė paqartėsisė nė pozicionin qė ka Grupi i Kontaktit. Nė njėrėn anė, ai e pėrmend kėtė si opsion nėse tė dyja palėt pajtohen, por nė anėn tjetėr ai pėrfaqėson Grupin e Kontaktit dhe njė prej tri parimeve mė tė njohura tė kėtij Grupi ėshtė se nuk do tė ketė ndarje. Prandaj, ose kemi hyrė nė njė periudhė shumė tė paqartė ose ka pasur ndryshim politikash.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Autoritetet nė Kosovė kanė tėrhequr vėrrejtjen se nėse kufijtė ripėrcaktohen, atėherė pyetja ėshtė se ku do tė ndalet ky proces, duke iu referuar tė ashtuquajturit efektit domino. Cili ėshtė mendimi juaj?
TIM JUDAH
I ashtuquajturi efekti domino ka tė bėjė me ēėshtjen nėse kufijtė mund tė ripėrcaktohen nė Kosovė, atėherė natyrisht mund tė shpėrbėhet edhe Maqedonia, Lugina e Preshevės dhe Bosnja. Nė parim, kjo ėshtė tėrėsisht e vėrtetė. Por, disa diplomatė nė fakt e shohin ndarjen si rrugėdalje nga problemi. Dhe kjo, jo vetėm pėr faktin se me kėtė zgjidhje, Kosova dhe Serbia ndoshta do tė mund tė pajtoheshin, por gjithashtu pėr faktin se mund tė anashkalohet problemi i dominos duke arritur marrėveshje midis dy shteteve. Sė kėndejmi, do tė kishim njė marrėveshje tė nėnshkruar midis Beogradit, i cili do tė njihte pavarėsinė dhe shtetin e ri tė Kosovės nė kėmbim tė ndarjes territoriale, pėrfshirė kėtu mbase edhe Preshevėn; kjo pritet tė shihet. Por, po tė jetė diēka rreth sė cilės do tė pajtoheshin dy shtetet, atėherė ideja e ndarjes nuk do tė duhej tė kishte efektin domino. Megjithatė, nėse kjo do tė jetė e pranueshme nė terren, pra nėse do tė ketė njė bazė reale politike sikur nė letėr, nuk ka mundėsi pėr tė thėnė. Jemi ende shumė larg nga kjo pikė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Por, a besoni se ndarja ėshtė njė opsion rreth tė cilit Prishtina dhe Beogradi do tė mund tė pajtoheshin?
TIM JUDAH
Unė mendoj se aktualisht, duket se ka pak gjasė, por unė nuk do ta hidhja poshtė si mundėsi nė njė afat mė tė gjatė kohor. Mendoj se nėpėr korridore, kur mikrofonėt janė tė ēkyēur dhe kur librat e shėnimeve tė gazetarėve janė larg, njerėzit nga tė dyja anėt thonė se kjo mund tė jetė njė rrugėdalje nga problemi. Nė kėtė mėnyrė, tė dyja palėt do tė fitojnė diēka nga ajo qė synojnė. Prandaj, nuk do ta hidhja poshtė si mundėsi nė afat mė tė gjatė kohor, jo.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Prishtina zyrtare thotė se nuk do tė negociojė pavarėsinė e Kosovės, tėrėsinė e saj territoriale dhe pakon e Martti Ahtisaarit. Beogradi zyrtar ndėrkaq pohon se pakoja e Ahtisaarit ėshtė e vdekur dhe se pavarėsia ėshtė e papranueshme. Nė cilin drejtim mendoni se do tė shkojnė bisedimet e reja?
TIM JUDAH
Mendoj se tė gjithė janė nė njė periudhė pritjeje dhe vėshtrimi nė fakt. Mendoj gjithashtu se kėto debatet mbi ndarjen do tė mund tė shuheshin nė javėt dhe muajt e ardhshėm, por gjithashtu mund tė jem gabim. Ēdokush ka interesin e vet nė kėto bisedime, edhe pse apo mund tė mos sjellin rezultate. Pala evropiane dhe ajo amerikane janė tė interesuara nė kėto bisedime, sepse duke parashikuar qė prej tyre nuk do tė mund tė dalė ndonjė rezultat, ato do ta shfrytėzojnė kėtė periudhė pėr tė arritur atė qė quhet njė numėr thelbėsor tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian, tė gatshme pėr ta njohur shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės nė fund tė procesit. Kjo nuk dihet nėse do tė mund tė ndodhė, sepse ka mundėsi qė tė mos arrihet numri thelbėsor. Nė anėn tjetėr, ėshtė Serbia e cila ėshtė e interesuar qė ky process tė zgjatė pėrgjithmonė dhe natyrisht edhe Rusia, synon tė njejtin qėllim. Jo vetėm pse e sheh kėtė ēėshtje si njė mjet tė pėrdorshėm nė tabllonė globale tė shahut mbi ēėshtje tė ndryshme me Perėndimin, por edhe pėr faktin se ekzistojnė konfliktet e ngrira nė Kavkaz, me tė cilat Rusia ėshtė mjaft e lumtur, duke i lėnė si tė tilla. Edhe Kosova, pėr Rusinė, do tė ishte mė mirė tė jetė njė konflikt i ngrirė, sepse nė kėtė mėnyrė nuk do tė ishte precedent qė do tė mund tė shfrytėzohej nė ndonjė mėnyrė nga ēeēenėt apo tė tjerėt. Prandaj mendoj se rusėt kanė interes qė procesi tė zvarritet pėrgjithmonė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Si mendoni se do tė zhvillohet i gjithė ky proces nė muajt e ardhshėm?
TIM JUDAH
Mendoj se kjo varet nga diplomatėt e Bashkimit Evropian dhe faktin nėse ata mendojnė se kanė mjaft vende anėtare qė tė njohin shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė. Mendoj se Shtetet e Bashkuara do ta bėnin njė gjė tė kėtillė, pėrderisa prapa vetes kanė edhe njė numėr tė mjaftueshėm vendesh perėndimore pėr ta bėrė tė njejtėn gjė. Nėse mendojnė tė kundėrtėn, atėherė bisedimet do tė vazhdojnė dhe diēka tjetėr do tė mund tė ndodhte ndėrkohė, megjithėse nuk jemi tė sigurtė. Por, nėse brenda kėsaj periudhe arrihet i ashquajturi numri thelbėsor, atėherė do tė njihet shpallja e njėanshme e pavarėsisė. Por, megjithatė kjo ēėshtje mbetet e paqartė dhe nė kėtė drejtim do tė punohet nė javėt dhe muajt e ardhshėm.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe kur mendoni se do tė mund tė pėrmbyllet kjo ēėshtje?
TIM JUDAH
Kur mendoj se ēėshtja e Kosoves do tė pėrmbyllet? Nuk e di nėse mundet, por pėr kėtė kapitull tė caktuar mendoj se do pėrmbyllet rreth 10 dhjetorit. Mendoj se rreth kėsaj kohe do tė jetė e qartė nėse tė dyja palėt kanė vendosur tė flasin seriozisht pėr ndarjen dhe ndoshta mund tė jenė tė mbyllur nė ndonjė kėshtjėllė tė stilit Rambouillet pėr tė arritur ndonjė marrėveshje tė nėnshkruar. Dhe nėse kjo nuk ndodhė dhe nėse nuk ka marrėveshje, atėherė do tė shqyrtohet mundėsia nėse ka numėr tė mjaftueshėm vendesh qė do ta njihnin shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė dhe kjo mund tė pritet tė ndodhė nga fundi i nėntorit apo fillimi i dhjetorit. Ka mundėsi qė deri atėherė tė jetė e qartė se nuk do tė arrihet asnjė marrėveshje dhe se nuk mund tė ndodhė shumėēka. Nė kėtė rast, diplomatėt duhet tė mendojnė pėr tė filluar sėrish nga e para.
Intervistoi ARBANA VIDISHIQI
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|